Lajmet

Petkoviq: Lista Serbe e përkeqësoi situatën, bëjnë shantazh për vota

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike Serbe, Slavisha Petkoviq thotë se me futjen në skenën politike kosovare të Listës Serbe më 2012, progresi në komunat me shumicë serbe ka ngecur dhe gjërat vetëm janë përkeqësuar. Sipas tij, njerëzit në këtë subjekt politik marrin nga 6-7 pozita dhe shohin vetëm interesin e tyre.

Ministri i parë serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i cili garon me pesë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, në një intervistë për KosovaPress premton së gjërat do të ndryshojnë me ardhjen e tyre ne qeverisje.

Sipas tij, njerëzit e mbajnë mend mirë kohën kur ai ishte ministër dhe sa i ka ndihmuar serbët e Kosovës në atë kohë.

“Me ardhjen e Listës Serbe më 2012, gjithçka ngeci. Çdo ditë e më shumë po përkeqësohet. Ju nuk keni nevojë t’i bindni njerëzit shumë nëse janë mirë apo nuk janë, njerëzit e shohin vetë, shihet kolapsi ekonomik i sistemit. Çdo komunë serbe nuk po përparon, por fatkeqësisht janë në regres. Asnjë investim, asgjë. Askush nuk është përgjegjës. Të njëjtit njerëz mbajnë pesë ose gjashtë pozicione. Askush nuk kujdeset për askënd përveç për veten e tyre. Kjo duhet të mbarojë njëherë e përgjithmonë. Unë garantoj se nëse kthehemi përsëri në Qeveri, gjërat do të shkojnë krejtësisht ndryshe”, tha Petkoviq.

Sipas Petkoviqit, Lista Serbe u krijua me qëllim që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të përmbushë nevojat e tij të përditshme politike duke neglizhuar nevojat e serbëve të Kosovës.

Ish-ministri thotë për KosovaPress se kush nuk e voton Listën Serbe pushohet nga puna dhe përballen me keqtrajtime, pasi sipas Petkoviqit, ata janë brutalë.

“Ne vetë jemi dëshmitarë të asaj që çfarë ju ndodh njerëzve, kur dikush kundërshton, nuk dëshiron të votojë për Listën Serbe, keqtrajtohet, ngacmohet, pushohet nga puna. Atyre nuk iu intereson nëse e ushqeni familjen tuaj me atë pagë, ata janë brutalë. Ata janë të gatshëm t’ju lënë në rrugë dhe t’ju detyrojnë të largoheni nga këto zona sepse nuk mund të mbijetoni vetëm sepse nuk do të votoni për atë Listë”, shpjegon Petkoviq.

Petkoviq deklaron se ai nuk është nga ata politikanë që i nënshtrohen presionit, por pret presion dhe shantazh ndaj elektoratit serb, veçanërisht mbi ata votues që gëzojnë të ardhura nga fondet e Republikës së Serbisë. Ai thekson se bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme për këto raste.

Petkoviq kujton se të gjitha 10 komunat me shumicë serbe kanë kapacitete të mëdha dhe se arsyeja pse nuk ka aty investime është injoranca dhe paaftësia e njerëzve që i udhëheqin këto komuna. Ai thotë se garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me një plan të qartë për të forcuar arsimin dhe shëndetësinë për qytetarët serbë të Republikës së Kosovës.

Ndryshe në zgjedhjet e jashtëzakonshme marrin pjesë vetëm tri subjekte politike nga komuniteti serb, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin katër të tilla. Përpos Lidhjes Demokratike Serbe të Petkoviqit dhe Listës Serbe, garon edhe Nisma Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara