Lajmet

Ben Wallace thotë se ai nuk do të jetë shefi i ardhshëm i NATO-s

Poashtu Blinken tha se vendi i tij nuk po “promovonte ndonjë kandidat të veçantë”.

Published

on

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace ka thënë se ai është jashtë garës për t’u bërë shefi i ardhshëm i NATO-s.

I pyetur për drejtimin e aleancës nga vjeshta e tutje, kur të përfundojë mandati i Jens Stoltenberg, Wallace tha për The Economist se“kjo nuk do të ndodhë”.

Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, mendohet se kanë lobuar për Stoltenberg për të qëndruar në krye të aleancës.

Por të martën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken tha se vendi i tij nuk po “promovonte ndonjë kandidat të veçantë”.

NATO ka 31 anëtarë që pranojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse sulmohen.

Duke folur për mediat gjermane për postin kryesor muajin e kaluar, Wallace tha “Unë gjithmonë kam thënë se do të ishte një punë e mirë. Kjo është një punë që do të doja. Por gjithashtu e dua punën që bëj tani”.

Pavarësisht entuziazmit të tij të dukshëm për të pasuar Stoltenberg si kreun e ardhshëm të NATO-s, ai duket se nuk ka arritur të marrë mbështetjen e aleatëve kryesorë.

Presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi Wallace si “shumë të kualifikuar” për këtë detyrë kur u takua kohët e fundit në Uashington me kryeministrin britanik, Rishi Sunak./UBTNews/

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Published

on

Napoli mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe, duke triumfuar 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, Arabinë Saudite. Dopieta e David Neres dhe paraqitja dominuese e ekipit nën drejtimin e Antonio Contes sollën festë për tifozët e Partenopeit.

Sipas raportimeve, Napoli fitoi rreth 9.5 milionë euro nga Superkupa, shifër që pritet të rritet në rreth 11 milionë euro pas ndeshjes miqësore kundër fituesit të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ky trofe vjen pas Scudettos së dytë brenda tre vjetëve, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet një vit historik për klubin dhe mbështetësit e tij.

Kjo fitore jo vetëm që shton trofetë në vitrinën e Napolit, por edhe forcon pozicionin financiar të klubit me një shumë të konsiderueshme shpërblimesh nga fondi i përgjithshëm prej 23 milionë eurosh të dedikuar për Superkupën e këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Distria Krasniqi në mesin e Top 10 në “Balkan Athlete of the Year 2025”

Published

on

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është përfshirë në Top 10 e sondazhit prestigjioz “Balkan Athlete of the Year” 2025, të organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Krasniqi u rendit mes sportistëve më të spikatur të rajonit falë suksesit të saj si kampione e Evropës dhe nënkampione e botës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në edicionin e 52-të të këtij sondazhi tradicional morën pjesë agjencitë kombëtare të lajmeve nga e gjithë rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe KosovaPress.

Sipas BTA-së, një total prej 47 sportistësh u nominuan këtë vit, ndërsa fituesi përfundimtar dhe renditja e plotë do të shpallen më 16 shkurt në Sofje, në datën kur në vitin 1898 BTA publikoi buletinin e saj të parë të lajmeve.

Përveç Distria Krasniqit, në Top 10 të vitit 2025 u përfshinë emra të mëdhenj të sportit botëror si Nikola Jokic, Giannis Antetokounmpo, David Popovici dhe Alperen Şengün. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 16 shkurt 2026 në Sofje, ku BTA ka ftuar përfaqësuesit e agjencive pjesëmarrëse për të festuar sportistët më të mirë të Ballkanit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksioni i Policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë

Published

on

Policia e Kosovës më saktë Sektori i Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim dhe në asistencë edhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një periudhe disa mujore monitorimi nga institucionet kompetente, ka arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.

Policia njofton se sipas të dhënave hetimore, i lartcekuri dyshohet se ka organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe Azia, me qëllim të hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës, prej nga më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Po ashtu ndaj të njëjtit egziston dyshimi se ka udhëhequr një grup të mirë organizuar kriminal, të cilët dyshohet se kanë përfituar mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është realizuar kontrolli tek personi i dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 (pesëdhjetë e tre) pasaporta të shtetasve jordanezë.

Policia në fund tha se për veprimet e ndërmarra është konsultuar edhe prokuroria kompetente, me vendimin e së cilës dy të dyshuarit dërgohen në ndalim për 48 orë./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Të kërkuara