Lajmet

Rreth 44 mijë aplikacione nga diaspora janë verifikuar, KQZ-ja po e pret Supremen për ta tërhequr shortin

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të subjekteve politike që t’i paraqesin ankesat e tyre në Gjykatën Supreme pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë për Ekonomia Online. Ai ka thënë se pas ankesave të subjekteve politike, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme dhe pastaj të procedojë më tej.

“Siç e dini gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me të cilat vendime i jepet të drejtë vendimmarrjes së KQZ-së gjatë mbledhjes së kaluar me 22 janar”, ka thënë ai.

“Ne jemi në pritje nëse subjektet politike do të paraqesin ankesat e tyre në Gjykatën Supreme sepse në këshilla juridike të vendimeve të PZAP-it palët njoftohen se mund të apelojnë vendimin e PZAP-it në Gjykatën Supreme, dhe sigurisht që KQZ-ja do të presë vendimmarrjen edhe të Gjykatës Supreme për të proceduar më tej”, ka shtuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Pasi të dalin edhe vendimet e Gjykatës Supreme, KQZ-ja do të vazhdojë pjesën tjetër të planit operacional, ku edhe do të bëhet edhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike.

“Pasi të kemi vendimet nga ana e Gjykatës Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me pjesën tjetër të planit operacional dhe në këtë drejtim pra është edhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike, aktivitet i cili është paraparë sipas planit opercional të zhvillohet me datë 1 shkurt, dhe përmes këtij aktiviteti të gjitha subjektet politike garues në zgjedhje do të kenë numrin e tyre me të cilin do të renditen në fletëvotim dhe kjo pastaj hap rrugë edhe aktiviteteve të tjera siç është edhe fillimi i fushatës zgjedhore të subjekteve politike që sipas këtij plani është paraparë nga data 3 shkurt deri më 12 shkurt”, ka shpjeguar Elezi.

Po ashtu Elezi ka treguar se shërbimi votues është duke vazhduar punën intensive me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve të pranuara.

Ai ka thënë se janë aprovuar rreth 44 mijë, raporton EO.

“Aktualisht shërbimi i votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke vazhduar me verifikimin dhe shqyrtimin e aplikacioneve të cilat kanë ardhur nga qytetarët jashtë vendit, të cilët duan të regjistrohen si votues jashtë Kosovës. Sipas të dhënave të cilat i kemi deri në përmbylljen e ditës së djeshme me datë 26 janar, në sistem janë futur diku rreth 120 mijë aplikacione dhe prej tyre janë verifikuar rreth 44 mijë”.

“Nga shërbimi votues po ashtu jemi informuar se janë ende pa u hapur edhe 41 mijë e-maila pra të cilat i kemi pranuar gjatë periudhës së aplikimit. Vetëm pas përfundimit të kësaj periudhe të shqyrtimit dhe verifikimit ne do të kemi një raport përmes së cilit do të dimë saktë se sa është numri i aplikuesve jashtë vendit dhe se sa prej tyre kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, përfundoi ai.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara