Lajmet
Mungesa e infermierëve po konsiderohet sfidë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli ka thënë se ka shtretër të mjaftueshëm në spitale pasi tani numri i të infektuarve me Covid-19 është ulur, por që mungesa e stafit të infermierëve, vazhdon të jetë një sfidë.
“Realisht sa i përket mjeteve mbrojtëse për komunitetin shëndetësor, në përgjithësi kemi pasur mjaftueshëm dhe kemi për t’u përballur me këtë virus dhe derisa vaksina ende nuk është duke u dhënë edhe në shtetin tonë do të jetë e vetmja mënyrë për mbrojtjen nga Coronavirusi. Po ashtu edhe shtretër kemi mjaftueshëm përderisa edhe numri është pak më i ulët dhe ka kapacitete të mjaftueshme. Sa i përket komunitetit të infermierëve edhe si sistem shëndetësor ka pasur mungesë të vazhdueshme të këtij komuniteti apo resursi human për t’i shërbyer vendit. Në këtë kohë pandemie roli dhe rëndësia e infermierit ka qenë e jashtëzakonshme me shërbimin që iu është ofruar atyre qytetarëve të prekur me Covid-19. Po shpresoj që në të ardhmen që e gjithë shoqëria dhe shteti do të merren më konkretisht me sistemin shëndetësor dhe të mos na gjej një virus i tillë e që sistemi shëndetësor të jetë i papërgatitur edhe me resurse humane”, tha ai për Ekonomia Online.
Tutje, Havolli tha se që nga paslufta nuk janë trajtuar me prioritet problemet e sektorit të shëndetësisë, prandaj ai thotë se ka vendosur të kandidojë për deputet si pjesë e listës së LDK-së, ku thotë se nëse arrin ta fitojë mandatin e deputetit do të jetë zëri i komunitetit të infermierëve.
Mes tjerash, ai tha se sigurimi shëndetësor është çelësi i zgjidhjeve të shumë problemeve në shëndetësi.
“Fokusi im konkretisht se pse i jam futur politikës është t’i ndihmojmë sa më shumë sistemin shëndetësor në përgjithësi por në veçanti meqenëse i përkas komuniteti të infermierëve do të kem fokus të veçantë për ato kërkesa të cilat në vazhdimësi i kemi bërë dhe ato do të jenë tash e tutje nëse e marr besimin qytetar do t’i shtyjmë përpara që shëndetësia të ketë një vend më të merituar. Duke marrë parasysh që shëndetësia që nga paslufta nuk është trajtuar me prioritet nga të gjitha partitë politike. Sistemi shëndetësor ka nevojë të ketë një fokus të veçantë dhe investim shumë më të madh në resurse humane në mënyrë që të ketë pak më i përafërt me shërbime më të avancuara shëndetësore qoftë në aspektin e resurseve qoftë në aspektin e përgatitjeve të tjera profesionale. Sigurimi shëndetësor do të jetë një çelës i zgjidhjeve dhe shumë problemeve në shëndetësi, i cili nuk ka ndodhur ende dhe shpresoj që qeveria e re duhet ta ketë në fokus sigurimin shëndetësor të popullatës dhe investimet e vazhdueshme që duhet të ndodhin në resurse humane por edhe ato të infrastrukturës moderne që e ka bota. Por duhet shumë me investuar dhe me shtuar numrin e komuniteteve me nevojë sepse sistemi shëndetësor ka mungesë qe 20 vjet”, përfundoi ai.
Lajmet
SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive
Published
27 minutes agoon
December 22, 2025By
UBT News
Të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës thonë se në Miami janë zhvilluar bisedime produktive dhe konstruktive, por ende duket se nuk ka ndonjë përparim të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.
I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, lëshoi një deklaratë të përbashkët me negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov, pas tre ditësh takimesh me aleatët evropianë.
Dyshja tha se takimi u përqendrua në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh si një kornizë garancie sigurie amerikane për Ukrainën dhe një plan ekonomik dhe prosperiteti.
Bisedime të ndara janë zhvilluar në Miami midis të dërguarit të SHBA-së dhe atij rus, Kirill Dmitriev./S.K/KP/
Lajmet
Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK
Published
33 minutes agoon
December 22, 2025By
UBT News
Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.
Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.
Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.
Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.
Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.
Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.
U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/
Lajmet
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës
Published
59 minutes agoon
December 22, 2025By
UBT News
Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.
Raportohen pritje deri në 5 minuta në hyrje në Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.

/S.K/KP/
Odhise Paskali, njëri ndër themeluesit e skulpturës shqiptare dhe personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar, u lind në Përmet më 22 dhjetor 1903.
Hapat e para të karrierës së Odhisesë, janë në fushën e publicistikës, si dhe u shqua në estetikë dhe kritikë arti.
Më 1919 ai shkoi në Itali, ku kreu Liceun më 1923 dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit.
Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat: “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” me bashkautorë, 1968, “Naum Veqilharxhi”, bust në bronz, në Korçë, “Partizani fitimtar” (Mathauzen, Austri) 1968 etj.
Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të Shqipërisë.
Pas vdekjes, studioja e tij u kthye në studio-muze, ku ishin vendosur vepra origjinale, si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjerë.
Në studion-muze ruhej edhe arkivi i pasur i Odhise Paskalit me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat pas vitit 1990, studioja u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave.
Një pjesë e arkivit tani ruhet nga fondacioni “Paskali”, që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e spikatur e artit, Floriana Paskali.
Pas titujve Skulptor i Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi i Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë dhe sheshi i qytetit në Përmet.
Ai ndërroi jetë në Tiranë, më 13 shtator 1985, i nderuar dhe i përcjellë me një ceremoni madhështore nga mijëra bashkatdhetarë e adhurues të veprës së tij të pavdekshme./S.K/KP/
SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive
Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës
122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit
Maqedonia e Veriut ndalon importin e kivit nga Serbia
Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë
Sllovakia paralajmëron se BE rrezikon besimin në Ballkanin Perëndimor
Supremja shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën
Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
