Lajmet

Sia zbulon se është diagnostikuar me autizëm

Ajo tha se kjo diagnozë i ka sjellë një ndjenjë lehtësimi.

Published

on

Dy vjet pasi kërkoi falje për shfaqjen në filmin ku flitet mbi autizmin, “Music”, Sia ka zbuluar se ajo është diagnostikuar me këtë sëmundje. Ajo tha se kjo diagnozë i ka sjellë një ndjenjë lehtësimi.

“Unë jam ndjerë si për 45 vjet, kam thënë: “Duhet të shkoj të vesh kostumin tim njerëzor”, tha ajo.

“Dhe vetëm në dy vitet e fundit jam plotësisht vetvetja”.

Sia, emri i plotë i së cilës është Sia Furler, njihet më së shumti si kantautore. Ajo njihet për hitet sikurse “Chandelier”, “Titanium” dhe “Cheap Thrills”.

Por në vitin 2021, ajo filloi të shfaqej në filma sikurse “Music”, një dramë muzikore për një grua që bëhet kujdestare e vetme për gjysmë motrën e saj, një adoleshente me autizëm joverbal. Ajo u kritikua shumë për rolin kryesor të aktores neuro-tipike Maddie Ziegler, e cila ishte shfaqur në disa nga videoklipet e saj.

Në atë kohë, Sia mbrojti filmin, duke thënë se ai ishte “plotësisht” i bazuar në përvojat e një “mikeje neuro-atipike”.

Megjithatë, pasi filmi u nominua për dy çmime Golden Globe në vitin 2021, këngëtarja kërkoi falje në Twitter para se të fshinte llogarinë e saj./UBTNews/

Lajmet

​Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar

Published

on

By

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë njëvjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se edhe tre fmëijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka bërë të ditur ai.

Bytyqi ka bërë të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht.

Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

KosovaPress do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 100% e votave të rregullta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në “Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.

Continue Reading

Të kërkuara