Lajmet

Kush janë dhjetë qytetet më të mëdha në botë, atraksionet dhe sfidat e tyre?

Cilat janë dhjetë qytetet më të populluara në botë, dhe si është të jetosh në to?

Published

on

Nga James Cutmore

Pasi popullsia globale arriti në 8 miliardë më 15 nëntor të vitit 2022, janë bërë parashikime të ndryshme se kur do të arrijë kulmin numri i njerëzve në Tokë. Studimet ndryshojnë me disa që sugjerojnë se popullsia e botës do të arrijë 8.8 miliardë njerëz nga mesi i këtij shekulli, para se të nisë të bjerë.

Parashikime të tjera, si ato të OKB, vlerësojnë se popullsia e botës mund të arrijë më shumë se 10 miliardë deri në vitet 2080. Në çdo rast, rritja e konsiderueshme e popullsisë ka çuar në mbipopullim të konsiderueshëm në disa nga qytetet më të mëdha të botës, duke shkaktuar shqetësime madhore në lidhje me ndotjen dhe mbipopullimin. Ja cilat janë dhjetë qytetet më të populluara në botë, dhe si është të jetosh në to.

10. Osaka, Japoni: 19.2 milionë njerëz

Historikisht e rëndësishme si një qendër e tregtisë dhe industrisë, Osaka është ende një qendër financiare shtëpia e shumë kompanive të mëdha japoneze. Ajo është e famshme për kulturën e saj ushqimore dhe arkitekturën moderne, duke qenë shumë popullore për turistët.

Falë një sistemi të mirë të transportit publik, metroja arrin të transportojë mbi 900 milionë pasagjerë në vit. Por ashtu si me çdo mega–qytet modern, trafiku mbetet një problem i madh për shkak të mbipopullimit. Problem është edhe strehimi.

9. Pekin, Kinë: 19.4 milionë njerëz

Qyteti i dytë më i madh i Kinës, është një nga më të vjetrit në botë. Këtu ndodhen shumica ebizneseve më të mëdha të vendit. Pekini ka aktualisht numrin më të madh të miliarderëve në botë. Por për shkak të ndotjes industriale, stuhive të shpeshta të rërës dhe gazrave të makinave, shumë banorëve u thuhet shpesh të qëndrojnë brenda për të shmangur rreziqet e mundshme shëndetësore.

8. Mumbai, Indi: 20.1 milionë njerëz

I ndërtuar mbi 7 ishuj, Mumbai është një qytet historik, plot me kulturë dhe art. Këtu ndodhet qendra e industrisë së filmit indian (Bollywood). Po ashtu është kryeqyteti tregtar dhe financiar i Indisë. Dhe po këtu e kanë selinë shumica e kompanive më të mëdha, gjë që ka sjellë një fluks të madh njerëzish që vijnë nga zonat rurale.

Problemet kryesore janë higjiena e dobët dhe strehimi me cilësi të ulët. Mumbai ka rrugët më të mbingarkuara në botë, kryesisht për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe një sistemi transporti publik që nuk është në gjendje të përballojë fluksin.

7. Dhaka, Bangladesh: 20.2 milionë njerëz

Kryeqyteti i Bangladeshit po rritet me një ritëm të shpejtë, i nxitur nga një industri botuese elulëzuar. Po ky qytet historik është qendra e kulturës bengaleze. Këtu organizohen festivale të panumërta të artit dhe ceremoni fetare gjatë gjithë vitit. Po për shkak të pozicionit të saj në deltën e Gangut, Dhaka është e prirur ndaj përmbytjeve të shpeshta gjatë sezonit të musonit dhe cikloneve.

6. Kajro, Egjipt: 20.4 milionë njerëz

Përveç arkitekturës së famshme historike, Kajro njihet si shtëpia e njërës prej mrekullive të lashta të botës; kompleksit të piramidave të Gizës së lashtë. Këtu banon 11 për qind të popullsisë së vendit. Aktualisht është në plan një projekt që do të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të rëndësishme të trafikut.

5. Mexico City, Meksikë: 21.6 milionë njerëz

Ndodhet në pllajën e njohur si Lugina e Meksikës, 2240 m mbi nivelin e detit dhe është kryeqyteti më i vjetër në Amerikë. Zhvillimi i këtij metropoli është i jashtëzakonshëm. Në vitin 1900, popullsia e tij ishte vetëm 500.000 banorë. Por për shkak të një numri të madh njerëzish që erdhën nga zonat rurale në kërkim të punës, ky numër u rrit në 9 milionë deri në vitet 1970.

Për shkak të mungesës së banesave, ky fluks detyroi një numër të madh njerëzish të ngrinin banesa pa leje. Sot Mexico City është tani një qendër e madhe biznesi dhe një atraksion turistik popullor, plot me muzeume dhe me vende të këndshme për të ngrënë.

4. São Paulo, Brazil: 21.8 milionë njerëz

Është një qytet i kontrasteve të mëdha. Varfëri ekstreme përballë një pasurie të madhe. Rrokaqiejt e mëdhenj të zonës financiare ngrihen mbi lagjet e varfra të qytetit, të njohura si favela. Problem i madh është furnizimi me ujë të pijshëm. Gjithsesi vitet e fundit ka pësuar një rënie të kriminalitetit, ndërsa është përmirësuar cilësia e ajrit.

3. Shanghai, Kinë: 26.3 milionë njerëz

Shumë vite më parë, ishte qenë një fshat i vogël peshkatarësh. Por falë vendndodhjes së tij pranë grykëderdhjes jugore të lumit Jance, u bë dalëngadalë qyteti më i madh në Kinë, dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Aty ndodhen disa qendra tregtare të mëdha moderne, por edhe restorante që ofrojnë ushqimin tradicional kinez.

2. Delhi, Indi: 29.3 milionë njerëz

Vetë qyteti ka ekzistuar prej më shumë se 2000 vjetësh, gjë që shkakton grupin e vet të problemeve. Infrastruktura është e vjetruar, edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë projekte të ndërtimit të rrugëve, që kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Problem madhor ështëndotja nga rrugët dhe industria, por edhe standardi i dobët i banesave, ku jeton 50 për qind e popullsisë.

1. Tokio, Japoni: 37.4 milionë njerëz

Metropoli i Tokios shtrihet në një sipërfaqe prej vetëm 13.452 km2, me një dendësi 2.642 njerëz në çdo km2. Kjo paraqet probleme për banorët e saj për sa i përket hapësirës së jetesës dhe udhëtimit. Mungesa e banesave të lira është një problem akut. Ndaj apartamentet e vogla me sipërfaqe vetëm 9 m2 po bëhen gjithnjë e më të preferuara në mesin e banorëve të rinj, qëpërpiqen të vendosen me banim pranë qendrës së qytetit për punë.

Edhe shëtitja nëpër qytet është gjithashtu shumë problematike. Rrugët shpesh janë të tejmbushura. Edhe transporti publik është gjithashtu shpesh i mbipopulluar dhe i shtrenjtë, megjithëse është pothuajse gjithmonë në orar./ “Science Focus” – Bota.al

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara