Lajmet

Krasniqi nuk tregon nëse kryetarët e zgjedhur në veri do të shkojnë në zyrat e tyre

Ai ka thënë se kryetarët janë në detyrë në çdo moment dhe në çdo hapësirë ku janë.

Published

on

Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nuk ka treguar nëse kryetarët e Zubin Potokut, Zveçanit dhe të Leposaviqit do të ushtrojnë detyrat e tyre nga zyra në objektet e Kuvendeve Komunale përkatëse. Ai ka thënë se kryetarët janë në detyrë në çdo moment dhe në çdo hapësirë ku janë.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Krasniqi deklaroi se janë kujdesur të kryejnë të gjitha përgatitjet për betimin e kryetarëve të rinj në tri komunat veriore si dhe të asamblistëve të rinj në dy prej tyre.

“Nesër do të organizohen seancat e Asambleve Komunale në zyrat lokale për komunitete, këtë si ministri e kemi mbështetur edhe nesër është gjithçka gati që asamblistët dhe kryetarët të japin betimin do të fillojnë punën në përmbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore duke pasur parasysh që ka 6 muaj që këto Komuna janë pa administratë lokale, ka shumë punë për të bërë ka shumë kërkesa të qytetarëve që duhet të mbështeten dhe si qeveri jemi të organizuar që të rikuperojmë kohën e humbur për komunat dhe të mbështetim kryetarët dhe drejtorët e rinj në përmbushjen e obligimeve të tyre”, deklaroi Krasniqi.

I pyetur nëse kryetarët pas betimit do të kthehen në zyrat e tyre, Krasniqi nuk u tregua i qartë ndërsa tha se ata do të vazhdojnë të punojnë pa specifikuar hapësirën.

“Kryetarët do të ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor në komunën ku kanë marrë pjesë të jenë të zgjedhur, kanë fituar zgjedhjet dhe ata do të jenë në shërbim të qytetarëve. Ligji për Vetëqeverisje lokale parasheh secilin detaj kështu që kryetarët do të vazhdojnë të punojnë në komunën ku janë zgjedhur… Kryetari është kryetar gjithkund, do të jetë kryetar edhe në zyre dhe të drejtojë dhe të punojë për Komunën të përmbushë detyrat e tij kushtetuese dhe ligjore nga aty ku edhe ka marrë pjesë në garën zgjedhore”, vijoi Krasniqi.

Krasniqi tha se serbët gjithandej vendit, por sidomos në veri, janë të shantazhuar nga Lista Serbe dhe bandat kriminale rreth këtij subjekti politik të dirigjuar nga Beogradi, mirëpo u shpreh se ka shumë prje tyre që janë të interesuar të bëhen pjesë e kabineteve qeveritare lokale.

Krasniqi tha se, sikurse në Mitrovicën e Veriut, edhe në tri komunat e tjera kabineti qeveritar do të ketë në përbërje persona të etnive të ndryshme.

“Këto ditë vazhdimisht me kryetarët e zgjedhur në të katër komunat kemi pasur takime të ndryshme me qytetarë të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e kabineteve të kryetarëve. Në Mitrovicën e Veriut kemi pa vetëm nënkryetaren, do të ketë edhe nënkryetarë edhe në komuna të tjera nga komuniteti serb, drejtorë nga radhët e komunitetit serb, qytetarët janë të interesuar për një normalitet qeverisës lokal, ku kryetari është në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të grupeve kriminale, kjo është një mundësi e mirë para neve, edhe neve si qeveri jemi të përkushtuar që ti mbështesim kryetarët e zgjedhur edhe me inkuadrimin në qeverisjen e tyre të personave me përkatësi etnike, për shkak se nuk është qëllimi të kemi një administratë lokale të përberë vetëm nga shqiptarët. Mitrovica e Veriut është shembull i mirë që dje u emëruake dhe 4 drejtorë nga përkatësi të ndryshme etnike”, tha Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, që kohë më parë shkarkoi nga detyra grupin menaxhues që solli draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, deklaroi se nuk do të emërojë një të ri, pasi me këtë punë do të merret kryeministri.

“Kryeministri Kurti e ka prezantuar vizionin e tij për këtë situatë, ne kemi liruar grupin menaxhues për shkak se grupi ka përfunduar mandatin e tij në momentin kur edhe ka bërë prezantimin e draftit, nuk konsiderojmë që duhet të ketë një grup tjetër menaxhues, për shkak se nuk është çështje teknike, është çështje puro politike dhe me politikë merret kryeministri i Republikës së Kosovës”, vijoi Krasniqi.

Draft-statuti i Asociacionit të komunave të përbërë nga serbë të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe më herët, është cilësuar i papranueshëm nga krerët e shtetit në Kosovë. Kurti ka thënë se ka prezantuar modelin kroat për pakicat në mënyrë që të rregullohet çështja e vetëmenaxhimit të serbëve në Kosovë.

Lajmet

Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja

Published

on

By

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së.

Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Lajmet

Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime

Published

on

By

Një parregullsi është raportuar në një qendër votimi në Pejë, ku një fletëvotim dyshohet se kishte vulë të ndryshme nga fletëvotimet tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.

Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste që kanë të bëjnë me cenim të fshehtësisë së votimit, pengimit të procesit të votimit, cenim i përcaktimit të lirë të votueseve si dhe falsifikim të rezultateve të votimit.

Një rast  i cenimi të fshehtësisë së votimit është shënuar në Gllogoc.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në Gjilan ku një person kishte plotësuar fletëvotimin dhe e kishte ekspozuar para se ta vendoste në kutinë e votimit.

Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

E një Ranilluk një grua ishte arrestuar e më pas u lirua me procedurë të rregull pasi që kishte bazë dyshimi se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve të tjera.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.

Ndërsa në Komunë të Pjesë në ditën e zgjedhjeve, është shënuar një rast i falsifikimit të rezultateve të votimit.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, njofton PK.

Continue Reading

Lajmet

PDK mban sot konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media.

Aktiviteti do të zhvillohet në Selinë Qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë konferencës pritet të adresohen çështje aktuale politike.

Continue Reading

Të kërkuara