Lajmet

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash?

Ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

Published

on

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

Kjo sepse konsumi i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet që ofron konsumi i një fruti të plotë.

Një frut, krahas vitaminave dhe mineraleve, ju fal gjithashtu shumë fibra, që mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht ato nga regjimi juaj, sepse një lëng frutash pa sheqerna të shtuara mund të jetë ende pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

Ju mund të pyesni me të drejtë se çfarë ndodh kur pini lëng frutash çdo ditë dhe si ta përshtatni atë në një regjim të shëndetshëm, AgroËeb.org ju njeh me përgjigjen në vijim.

Mund të rritet sheqeri në gjak

Sa herë që pini lëng frutash, sheqernat që gjenden natyrshëm në lëng, shpejt në trupin tuaj. Kjo përthithje e shpejtë çon në një rritje të sheqerit në gjak.

Kjo mund të rrisë shkaktojë probleme tek personat që kanë diabet ose kanë probleme me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Ka nivel të lartë glicemie

Ushqimeve u caktohet një numër matës, bazuar në atë se sa ngadalë ose shpejt rrisin nivelet e glukozës në gjak, që njihet si indeksi glicemik.

Njerëzit që kanë diabet ose para-diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve, pasi kjo mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës.

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që në vend të lëngjeve të konsumoni frutat.

Ju mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale

Lëngjet e frutave vlerësohen për përfitimet në vitamina dhe mierale, dhe kjo ende qëndron, pavarësisht se rrisin sheqerin në gjak.

Lëngje si ai i portokallit dhe i mollës ofrojnë vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e imunitetit.

Disa lëngje janë gjithashtu të fortifikuara me kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe densitetin mineral të kockave.

Nuk do të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave

Nëse jeni duke pirë lëng frutash si një zëvendësues për frutat e plota, ju do të humbisni fibrat e frutave, të cilat janë një nga lëndët ushqyese që i bëjnë këto produkte kaq të shëndetshme.

Fibra luan një rol të rëndësishëm në shëndet: ul nivelin e kolesterolit, normalizon lëvizjet e zorrëve dhe ruan shëndetin e tyre, ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

Fibrat gjithashtu mund të reduktojnë gazrat dhe fryrjen.

Sipas studimeve në të cilat AgroWeb.org mbështetet, konsumi i frutave të plota, veçanërisht mollët, rrushi dhe boronicat, lidhen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

 Ndërsa konsumi i rregullt i lëngjeve të frutave është shoqëruar me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

Mund të shtoni në peshë

Lëngu i frutave mund të jetë i lartë në kalori, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në shtim në peshë nëse pini shumë prej tij.

Dhëmbët tuaj mund të dëmtohen

Ajo që hani dhe pini mund të ndikojë në shëndetin e dhëmbëve tuaj, në rastin e lëngjeve të frutave, është e mundur që ju mund të rrisni rrezikun për prishjen e tyre.

Pijet acidike si lëngu i mollës dhe portokallit mund të kontribuojnë, kështu që është më mirë t’i konsumoni rrallë dhe jo në përditshmëri.

Përfundimi

Në veçanti, konsumi i lëngjeve të frutave çdo ditë mund të jetë e rrezikshme për ata me diabet.

Por edhe nëse nuk keni diabet, ju do të humbisni përfitimet e shumta shëndetësore, ai fibrat e tretshme.

Këshilla më e mirë është që të konsumoni sa më tepër fruta të plota dhe sa më rrallë lëgjet e tyre./Agroweb

Lajmet

Gjendja aktuale në pikat kufitare

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes.

Edhe në pikat tjera gjendja është e njëjtë.

Continue Reading

Lajmet

Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar në pjesën më të madhe të impiantet për trajtim të ujit aktualisht po operojnë më kapacitete te plota, por megjithatë rekomandojnë që për shkak të sigurisë uji mos të përdoret për pije.

“Ju informojmë se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të KRU “Mitrovica” Sh.A. është stabilizuar në pjesën më të madhe dhe Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues. Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë, i cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon numërimi i të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë, jashtë Kosovës, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 ulëse, LDK 13.23 për qind (15 ulëse) dhe AAK 5.5 për qind (6 ulëse). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk mund të jap propozime e gjykime konkrete, pa parë dokumentacionin

Published

on

By

Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla e ftuar në emisionin Politiko, deklaroi se nuk mund të japë propozime konkrete apo gjykime pa parë më parë dokumentet përkatëse dhe pa hyrë në detaje mbi faktet dhe letrat që lidhen me proceset e gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

Gërvalla në Politiko tha se është shumë e qartë lidhur me angazhimin e saj për drejtësinë – si atë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ajo theksoi se është personi i fundit që do të donte që çështjet të trajtoheshin në Hagë, për shkak të imazhit negativ që lidhet me atë institucion nga vendet ku janë gjykuar kriminelët më të mëdhenjë të Ballkanit, duke theksuar se në ato procese asnjë përfaqësues i shoqërisë kosovare nuk duhet të ishte prezent.

Gërvalla tha se në një moment të caktuar ka qenë e pyetur rreth çështjeve që nuk kanë qenë më në dorën e saj dhe se vendimet për të dërguar procese drejt Hagës janë marrë më herët. Ajo kujtoi se, gjatë kohës kur ka shërbyer si Ministre e Punëve të Jashtme, ka garantuar që institucionet e Kosovës, përfshirë misionin në Hagë, të angazhohen maksimalisht për trajtimin e rasteve – duke siguruar mbështetje të duhur për familjarët dhe për të akuzuarit, sipas kapaciteteve dhe mandatit të tyre.

Gërvalla theksoi se është jonkorrekte që të flasë për detaje të proceseve që supozohet të kenë ndodhur në periudha të mëparshme, për të cilat ajo tha se nuk ka informacion të plotë apo dokumentacion të verifikuar në dorë.

Continue Reading

Të kërkuara