Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Matt Hrodey
Zemra është ndoshta organi më elastik i trupit, dhe bashkë me trurin, është më i rëndësishmipër jetën e njeriut. Zemra e grave, e cila peshon rreth 230 gramë, rreh 100.000 herë në ditë (2.5 miliardë herë në jetë), duke e pompuar gjakun me forcën e nevojshme sa për të shtrydhur një top tenisi.
Kaq gjak mjafton që gjatë jetës së një 80-vjeçareje të mbushë 100 pishina me përmasa olimpike. Për të ruajtur këtë ritëm marramendës, zemra ushqehet nga furnizimi i saj me gjak, duke konsumuar rreth 5 për qind të oksigjenit të trupit, ndërsa përbën rreth 0.5 për qind të masës së tij.
Në bazë të peshës, zemra ka kërkesat më të mëdha për energji se çdo organ tjetër i njeriut.
“Zemra është ndoshta organi më aerobik që kemi”– thotë Geri Lopashuk, profesor në Qendrën e Kërkimeve Kardiovaskulare në Universitetin e Albertës, Kanada.
Qëllimi i vetëm i zemrës është të tkurret, duke dërguar gjak çdo ditë nëpër 96.000 km enë tëpërmasave të ndryshme. Ajo është aq e përkushtuar ndaj këtij misioni, saqë vazhdon të rrahë edhe pasi të ketë vdekur truri, siç ndodh me dukurinë e “kufomave me zemra që rrahin”.
Në këtë rast, trupat mbahen gjallë me oksigjen dhe lëndë ushqyese, në mënyrë që organet të mund të merren për transplantim. “Ju mund ta hiqni zemrën nga trupi, dhe ajo do të rrahë ende nëse i jepni karburantin e duhur”- thekson Lopashuk. Po si funksionon ky organ?
Në pjesën më të madhe, zemra mbështetet tek oksigjeni për të prodhuar adenozin trifosfatin(ATP), një burim thelbësor i energjisë. Rezervat e saj të energjisë qëndrojnë në një ekuilibër delikat:pa sasi të re ATP-je, rezervat mbarojnë për 2–3 sekonda dhe muskuli i zemrës nuk mund të tkurret më, duke shkaktuar një atak në zemër.
Për ta mbrojtur veten nga mungesa, zemra punon duke marrë infuzione të qëndrueshme të gjakut të oksigjenuar nga mushkëritë aty pranë. Për të mbrojtur më tej veten, zemra ka nevojë për lëndë ushqyese për të prodhuar energji, përfshirë acidet yndyrore, karbohidratet, proteinat dhe ketonet.
“Zemra është një omnivor. Ajo do të përdorë pothuajse çdo lloj energjie”- nënvizon eksperti.Acidet yndyrore përbëjnë deri në 90 për qind të prodhimit të ATP-së, pasi ofrojnë një burim të besueshëm energjie, por zemra ka një plan rezervë. Gjatë periudhave të kequshqyerjes, ajopërdor rezervat e glukozës dhe riciklon molekulat e laktozës, për të marrë energjinë që i nevojitet.
Me energjinë që merr, zemra e vazhdon punën e saj të pavarur nga truri, me një ritëm bazë që varion nga 60 deri në 100 rrahje në minutë, në varësi të individit. Ashtu si gjitarët e tjerë, njerëzit kanë një grup të veçantë qelizash të zemrës, të ndërtuara për të prodhuar një sinjal elektrik të rregullt, që e transmetojnë atë tek gjithë zemra.
Duke ndjekur rrugë të veçanta, sinjali kontrakton atriumet e sipërme dhe më pas barkushet e poshtme për të pompuar gjakun nga zemra. Me përjashtim të vdekjes apo ndërlikimeve të tjera, ky proces nuk ndalet asnjëherë. Qelizat e stimuluesit kardiak, thithin në mënyrë të përsëritur jonet e natriumit, duke i bërë ata të aktivizohen siç ndodh me neuronet, duke dërguar sinjal pas sinjali.
Një studim i vitit 2014, përshkruan një eksperiment në të cilin studiuesit kultivuan qeliza kardiake nga qelizat burimore njerëzore, dhe panë se si ato “vetë-montoheshin” në një pjesë të hollë indi kardiak që “rrihte spontanisht”. Ky proto-organ punoi me rreth 70 rrahje në minutë, brenda intervalit normal, për rreth 1 muaj.
Edhe kur zemra funksionon keq, ajo e vazhdon punën me pak ose aspak efekte anësore të rënda. Gati 45 për qind e të gjitha sulmeve në zemër prodhojnë efekte të buta “të heshtura”,që të sëmurët i ngatërrojnë me një gjendje tjetër, siç është lodhja fizike ekstreme.
Në disa raste, qelizat e stimuluesit kardiak mund të ndalojnë përkohësisht dhe të kenë një “pauzë sinusoidale” beninje, përpara se të vazhdojnë punën si më parë. Ose mund të shfaqin një ritëm të pazakontë, një gjendje që mund të mos kërkojë trajtim mjekësor.
Kështu në vitin 2012, një ritëm i paprecedentë preku zemrën e një pacienti në Spitalin Shën Vincent në Uorçester të Bostonit, SHBA, më një normë 600 rrahje në minutë, ose rreth 10 herë më shumë se sa ritmi i zakonshëm. Deri atëherë, ekspertët mendonin se rrahjet maksimale të zemrës mund të arrinin deri në 300 në minutë.
Megjithatë për 20 sekonda, një 57-vjeçar tetraplegjik kishte prodhuar një elektro–kardiogramqë i ngjante majave të një krehri me dhëmbë të imët. Në fillim, ai ishte shtruar në spital pasi vuante nga dhimbjet e gjoksit dhe qëndroi disa netë pasi gjendja e tij u përmirësua. Më pas dhimbjet i nisën sërish, dhe mjekët zbuluan një aritmi në zonat atriale dhe ventrikulare të zemrës së tij.
Pas një dhimbje të fortë në gjoks, burri humbi ndjenjat, dhe leximi i rimit të zemrës së tij nisi të rritet çdo 100 milisekonda, aq shpejt sa mund të pulsojë syri mesatar i njeriut. Pas rreth 20 sekondash, shkalla e rrahjeve ra nga 600 në 300, dhe papritmas në një nivel normal.
Pas dy ditësh rrahje zemre të jashtëzakonshme, burri doli nga spitali, teksa mjekët mbetën ende të habitur se si një zemër njeriu kishte rrahur me një ritëm prej rreth 10 herë në sekondë. Kryqëzimi atrioventrikular, mund të aktivizohet vetëm çdo 0.2 sekonda, duke kufizuar rrahjet e zemrës në rreth 300 rrahje në minutë. Atëherë, çfarë e kishte lejuar aritminë të dilte jashtë kontrollit? Mjekët hipotetizuan se burri duhet të ketë pasur lidhje të pazakonta elektrike në zemrën e tij, së bashku me një lloj shqetësimi nervor autonom që lidhet me kuadriplegjinë e tij.
Rastet e rrahjeve të zemrës mbi 300 janë të rralla, por jo të padëgjuara. Në vitet 1940, rrahjet e zemrës së një gruaje u rritën në 310 në minutë dhe qëndruan në atë nivel për rreth 12 orë pa i marrë jetën. Në një rast tjetër u regjistruan 303 rrahje në minutë për një ditë e gjysmë.
Në vitin 2018, një djalë 10-vjeçar anglez regjistroi 301 rrahje në minutë dhe sërish mbijetoi, një rezultat i një shtegu të veçantë të sinuseve në zemrën e tij. Nga rasti i 600 rrahjeve përminutë, mjekët nuk mësuan asgjë më shumë, pasi burri refuzoi t’i nënshtrohej një studimi elektrofiziologjik,për të testuar funksionimin elektrik të zemrës së tij. Megjithatë ata e dinin:masat e tij mbrojtëse e kishin nxitur punën e pazakontë të zemrës për 20 sekonda,përpara se të rikthehej në normalitet. / “Discover Magazine” – Bota.al
Lajmet
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Published
13 minutes agoon
December 30, 2025By
UBTnews
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 27 për qind të tyre.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e katërta e votave.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV):
- Albin Kurti 92.090 vota
- Glauk Konjufca 71.756 vota
- Albulena Haxhiu 37.236 vota
- Hekuran Murati 37.136 vota
- Donika Gërvalla 32.585 vota
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
- Bedri Hamza 41.587 vota
- Arian Tahiri 19.894 vota
- Përparim Gruda 18.487 vota
- Uran Ismaili 14.712 vota
- Sala Jashari 13.309 vota
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
- Lumir Abdixhiku 19.951 vota
- Hykmete Bajrami 12.921 vota
- Ukë Rugova 11.174 vota
- Avdullah Hoti 9.953 vota
- Doarsa Kica Xhelili 9.917 vota
Nga Lista Serbe:
Sllavko Simiq 12.174 vota
Igor Simiq 12.162 vota
Liljana Stefanoviq 11.744 vota
Nemanja Bishevac 10.391 vota
Zllatan Ellek 9.841 vota
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
- Ramush Haradinaj 10.449 vota
- Daut Haradinaj 6.447 vota
- Besnik Tahiri 6.284 vota
- Bekë Berisha 4.607 vota
- Time Kadrijaj 4.334 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.
Lajmet
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
Published
17 minutes agoon
December 30, 2025By
UBTnews
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin, në batë të cilave të hyrave nuk do të ketë ngritje të tarifave për vitin 2026 për qytetaret që ngrohen nga ‘Termokos’ në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Ndërsa është bërë e ditur se ZRrE do t’i ulë tarifat për ata që ngrohen nga ngrohtorja “Termokos” dhe “Gjakova”,
Pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu tha se kjo ulje bëhet për shkak kursimit që është bërë.
“Me propozimin e këtij viti të hyrat e lejuara maksimale për NQ ‘Gjakova’ dhe NQ ‘Termokos’ do të rezultojnë që për ‘Termokos’ do të kemi zbritje të tarifave për rreth 4 për qind, ndërsa për NQ Gjakova për 5 për qind. Kjo duhet të theko jomë që është vetëm për konsumatorë për matje, meqë kemi konsideruar që ka pasë kursim te kjo kategori e konsumatorëve dhe si rezultat i këtij kursimi është refklektu edhe në tarifat e këtyre dy ndërmarrjeve për vitin 2025/2026. Iu bëjmë thirrje konsumatorëve se ZRRE nëse kemi kursim në sektor ato do të reflektohen gjithmonë në vitin pasues meqenëse sipas edhe pedologjisë ne duhet të reflektojmë vetëm kostot e arsyeshme. në këtë rast kemi pasë kursim dhe është kthyer në zbritje të tarifave dhe rrjedhimisht edhe me benifit për të gjithë konsumatorët që kanë kursyer”, tha ai.
Ai ka sqaruar se ulje do të ketë për konsumatorët me matje.
“Gjithë konsumatorët me majte do të kenë zbritje të tarifave, ndërsa për konsumatorët pa matje apo sipërfaqe do të mbeten tarifat e njëjtat, siç kanë qenë ato në sezonën e kaluar. Kursimi ka qenë vetëm te kjo kategori e konsumatorëve”, shpjegoi ai.
Ndërsa gjatë mbledhjes, Astrit Saraqini, udhëheqës i Departamentit për Energji Termike dhe Gaz në ZRrE ka treguar se të hyrat e lejuara që do të mblidhen nga tarifat janë mbi 11 milionë euro.
“Kostot operative janë përcaktuar në vlerën e 7 milionë e 49 mijë euro, të cilat madje ndahen në kosto fikse dhe variabile. Kosto fikse janë 3 milion e 307 mijë euro, kurse kostot variabile janë 3 milionë 741 mijë euro, përafërsisht 50 për qind sepse këtu hyjnë edhe vlera e energjisë…Të hyrat që do të grumbullohen dhe të mblidhen nga tarifat e ngrohjes qendrore është 11 milionë e 463 mijë e 803 euro që është një rritje nga sezoni në sezon e cila madje është kryesisht për shkak që secilën sezon ‘Termokos’ ka nga një zgjerim të rrjetit të sistemit dhe andaj kemi të hyra dhe energjisë shtesë”, tha ai.
Lajmet
Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar
Published
51 minutes agoon
December 30, 2025By
UBTnews
Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë njëvjeçar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se edhe tre fmëijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka bërë të ditur ai.
Bytyqi ka bërë të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht.
Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.
KosovaPress do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.
Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar
Numërohen 100% e votave të rregullta
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme
Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë
Sot Dita e Veteranit të UÇK-së
Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë
OVL-UÇK organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
