Lajmet

Rikthimi i filmave “më të mëdhenj se ekrani”

Bëhet fjalë për “Avatar” dhe “Babylon”.

Published

on

“Avatar” dhe “Babylon”, janë vetëm 2 filmat e para të një zhanri të ri filmash spektakolarë, të projektuar mbi të gjitha për t’u parë në kinema. Megjithatë tani i takon publikut që të kthehet dhe mbushë sallat.

Aktualisht ka një kategori të re filmash që janë “më të mëdhenj se ekrani”. Dhe kjo në çdo kuptim: nga konceptimi dhe deri tek realizimi i asaj shfaqje të madhe që mund të jetë tërheqëse edhe nëse shihet sërish edhe pse jo domosdoshmërisht në kinema.

Siç ndodh shpeshherë, dy filmat e parë në kuadër të kësaj përpjekje të re për të rikthyer njerëzit në kinematë e mbarë botës pas kufizimeve të pandemisë vijnë nga Hollywood, kryeqyteti i industrisë audiovizive amerikane dhe botërore, që ka shumë nevojë për të ardhurat nga kinematë. Dhe jo vetëm ato amerikane.

Kjo gjë duhet kuptuar edhe në Itali: gjithçka që prodhohet për kinemanë duhet të ketë përmbajtje gjithnjë e më të jashtëzakonshme kinematografike. Mbi të gjitha spektakolaritetdhe përfshirje emocionale. Çdo film që nuk respekton plotësisht të paktën këto dy parametra duhet të destinohet për televizionin, ashtu siç edhe ka ndodhur në fakt gjatë 3 viteve të fundit.

Njerëz që bisedojnë në një dhomë, një makinë që vjen apo një histori në një plazh, në TV; Avtar dhe Babylon, që kanë dalë prej disa ditësh edhe në kinematë italiane, dhe më pas edhe në TV. Një film shumë i ndryshëm për nga përmbajtja, Avatar ka një skenar të shkruar në anën e pasme të një pulle postare, por është shumë i pasur me efekte dixhitale.

Ndërsa Babylon, nga regjisori fituesi i çmimit Oscar, Damien Chazelle, është i tejmbushur me përmbajtje dhe nivele letrare emocionuese. Gjithsesi që të dy i përkasin kategorisë së filmave të krijuar enkas për të mbushur sërish kinematë.

Sepse tallen me vetë idenë për t’u parë në TV, të paktën herën e parë. “Babylon” është një kryevepër për cilindo që e do kinemanë, jo si një fans i zjarrtë i kinemasë, por edhe si një spektator i dashuruar pas filmave dhe historisë së tyre, madje edhe thashethemeve mbi to.

Vetëm sa për të dhënë një ide mbi madhështinë që dominon në të gjithë filmin: imazhi i parë i Babilonisë është ai i një elefanti gjigant, që nga shkretëtira e Kalifornisë, duhet të arrijë një majë shkëmbore në të cilën ndodhet kështjella e një producenti hollivudian, në mënyrë që të bëhet një nga atraksionet më të çmendura të festës së madhe që do të fillojë.

Jemi në vitin 1926 dhe për Hollywood-in ishte gati të niste sezoni i jashtëzakonshëm, megjithëse i dhimbshëm, i kalimit nga filmi pa zë në atë më zë. Shumë yje, që dikur nuk kishin nevojë të flisnin, i nënshtrohen nevojës për të shqiptuar dhe recituar vargjet që më parë, në filmat e vjetër pa zë, ishin shkruar në tabela. Para së gjithash, Jack Conrad, i luajtur nga një Brad Pitt në formën e tij më të mirë në rolin e një miksimi yjesh të kohës (nga RonaldColman te John Gilbert). Të vdekur dhe të plagosur.

Në Hollywood ka përfunduar njëherë e përgjithmonë Epoka e Pionierëve dhe ka nisur Epoka e Artë e përqendruar në një sistem të ri yjesh të kinemasë. Ndër “yjet” e parë që u rrëzuan gjatë kalimit nga filmi pa zë në atë më zë ishte Greta Garbo e vërtetë, e cila dështoi në provën e zërit të saj, pavarësisht se deri atëherë ishte “Hyjnorja” kryesore.

Për ta ngushëlluar veten, Holliwood u bë rreth vitit 1927 (viti zyrtar i lindjes së filmit me zë me filmin “Këngëtarja e xhazit” nga Al Jolson), kryeqyteti i veseve më ekstreme, i figurave më të errëta, ku debatohet edhe për personazhin që luan së fundmi aktorja Margot Robbie, në një rol pretendues për çmimin Oscar. Pra po rikthehen filmat që duhet të shihen ekskluzivisht në kinema: tani është publiku ai që duhet të rikthehet atje për t’i parë. / Total TV – Bota.al

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara