Lajmet

Qytetarët kundër shtrenjtimit të rrymës: E papërballueshme, jemi lodhur

Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike për 14 për qind.

Published

on

Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 14 për qind nga 1 prilli, ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët e vendit. Sipas tyre, shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm, sidomos kur vendi ballafaqohet me inflacion.

Kështu për qytetarin Muhamet Rraci, tarifat e reja të rrymës do të vështirësojnë jetën e shumë qytetarëve në Kosovë.

“Dihet ajo punë. Qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë, janë të lodhur, po shihet. Edhe rrogat nuk janë rritur, s’ka pasur rritje as për pensionet, sidomos për ta është fatkeqësi e madhe. Këta janë baballarët e këtyre që janë në funksione. Janë djemtë e tyre. Duhet pak të kenë dinjitet… kanë mbetur pa dinjitet, po shihet veç të shkojmë tek mjeku se sa bëhen barnat, 100 euro nuk mundet t’i mbulojë… Për neve është e papërballueshme. Fatkeqësisht më e papërballueshme është për ata që varen vetëm nga këto të ardhura… Unë e kam vajzën, më ndihmon, por ka prej atyre që jetojnë mjerisht, që nuk ka se kush t’iu hap derën, askush nuk e ndihmon, prandaj mbetën nën mëshirën e institucioneve tona… Qytetarëve u ka mbetur vetëm fjala, nuk i ka mbetur asgjë. Ne vetëm po i japim këto përshtypjet tona, ‘hallet dhe dertet’, por nuk po munden të ndikojnë asgjë”, thotë ai.

Të njëjtin mendim ndan edhe Kadri Sokoli. Sipas tij, me ngritjen e çmimeve në përgjithësi, dhe të rrymës në veçanti, qytetarët vështirë që do t’ia dalin mbanë.

“Jo mirë, sepse me këto kushte dhe me këto të ardhura që i ka Kosova vështirë se do ia dalin qytetarët. Më së shumti dëmtohen qytetarët e thjeshtë… Duhet t’i ndihmojnë qytetarët me subvencione dhe me diçka në këtë kohë të dimrit dhe jo me këto rritje të çmimeve, edhe të rrymës… Në krahasim me të ardhura dhe me standardet të Kosovës kjo është e tepërt”, thotë Sokoli.

I brengosur me krejt këtë situatë marrë parasysh edhe papunësinë në vend, shprehet edhe qytetari Nazmi Topanica.

Sipas tij, njerëzit janë lodhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

“Duhet të merren masa, sepse popullata është lodhur. Është e tmerrshme kjo. Shpenzime ka shumë të mëdha dhe duhet të merren hapa më konkret. Kjo po më duket e palogjikshme… Është shumë e papërballueshme… Popullata janë lodhur dhe pjesa dërrmuese është e papunë, kjo është e tmerrshme”, thotë ai.

Sipas qytetarit Ilir Loxha, e vetmja zgjidhje për ta mbetet kursimi, porse siç thotë ai, është Qeveria që duhet të jetë pranë tyre.

E në rast të shtrenjtimit të rrymës siç është paralajmëruar, ai thotë se Qeveria duhet të mbulojë koston shtesë prej 14 për qind.

“Keq është për Kosovën, si vend çfarë janë të ardhurat e vogla. Mirë është edhe të kursejmë… Le t’i ndërrojnë ato pajisjet që i përdorin, ndoshta ju vjen si njëjtë (fatura). Keq është, ka mundësi mos me e rrit dhe Qeveria t’i mbulojë ato 14 për qind… Hiç s’është dashur me pasur rritje, por prapë më mirë tash që nxehet koha sesa me i ngritë dimrit”, theksoi Loxha.

Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohen tarifat e energjisë elektrike për 14 për qind. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress para disa ditësh kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, i cili ka theksuar se shqyrtimi i jashtëzakonshëm i raportit konsultativ ende nuk është final.

Për paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka reaguar ditë me parë edhe KMDLNJ. Kujtojmë që, shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur edhe në shkurt të vitit të kaluar, me një vendim të ZRrE-së.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara