Kronika e zezë

Përplasen trenat në Greqinë veriore, shkon në 32 numri i viktimave

Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Published

on

Ka shkuar në 32 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, thonë shërbimet greke të urgjencës.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës në përpjekje për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar që ishin në një nga trenat kur u përplasën pranë qytetit të Larisës.

Treni thuhet se transportonte rreth 350 pasagjerë goditi një tren mallrash. Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët.

Pamjet e publikuara në faqet lokale të lajmeve treguan shtëllunga të dendura tymi që ngriheshin nga vagonët e dalë nga shinat.

Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca kanë qenë në vendngjarje, tha shërbimi zjarrfikës.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen me trenin e pasagjerëve, i cili udhëtonte mes Selanikut dhe Larisës.

Aktualitet

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Published

on

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi

Continue Reading

Kronika e zezë

Kanoset një grua në Prishtinë, intervistohet i dyshuari

Published

on

Një person dyshohet se ka kanosur një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orën 17:00 më 12.07.2025 në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Continue Reading

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara