Shëndet
Si mund të shijoni një ëmbëlsirë kur keni diabet?
Ju mund të hani gjithçka që dëshironi për sa kohë që e bëni këtë në mënyrë të moderuar.
Published
3 years agoon
By
UBT newsFatmirësisht, ju mund të hani gjithçka që dëshironi për sa kohë që e bëni këtë në mënyrë të moderuar.
Falë sheqernave të fshehura, karbohidrateve dhe madhësië së gabuar të një racioni, nuk është gjithmonë e lehtë të thuash se cila ëmbëlsirë do të iu rrisë sheqerin në gjak.
AgroWeb.org ju jep disa këshilla për të mbajtur të qëndrueshëm sasinë e glukozës në gjak kur dëshironi të konsumoni diçka të ëmbël.
Ekziston një konfuzion në lidhje me sheqernat “natyral” dhe sheqernat “e rafinuar”. E vërteta është se trupi juaj i trajton të gjitha këto shqerna në të njëjtën mënyrë dhe të gjitha mund të rrisin glukozën në gjak.
Një mënyrë më e mirë për të dalluar sheqernat është të krahasoni ato që gjenden natyrshëm në një ushqim, si laktoza në qumësht ose fruktoza tek frutat, me sheqernat që shtohen në ushqime dhe pije të përpunuara.
Fatkeqësisht, sheqeri i shtuar në artikuj të ndryshëm emërtohet me emra të ndryshëm, prandaj duhet të tregoni kujdes dhe të lexoni me vëmendje etiketat për t’u siguruar që nuk po merrni një dozë të fshehtë sheqeri.
Në një etiketë sheqeri mund të quhet:
- -maltodextrin
- -sheqer i grimcuar i bardhë (saharoze) ose sheqer kallami
- -fruktoza
- -laktozë
- -glukozë
Kontrolloni sasinë
Në vend të ëmbëlsirave që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj, mund të konsumoni fruta edhe pse rekomandohet në sasi të vogla.
Frutat përmbajnë fruktozë natyrore, ato janë gjithashtu të mbushura me fibra, vitamina dhe minerale. Fibrat ju ndihmojnë të tretni frutat më ngadalë, kështu që fruktoza nuk t’jua rrisë sheqerin në gjak.
Llogarisni indeksin glicemik
Meqenëse ka kaq shumë lloje sheqeri, një mënyrë e thjeshtë për të zgjedhur një ëmbëlsirë është përdorimi i indeksit glicemik (IG).
Nëse zgjidhni një ushqim me IG të ulët (nën 55 është më i miri), mund të hani pak më shumë nga ky ushqim.
Nëse zgjidhni një ushim me IG të lartë, do të duhet të shijoni një racion më të vogël.
Qershitë, grejpfruti, dardhat dhe mollët kanë një GI të ulët, ndërsa frutat e konservuara, ananasi dhe rrushi kanë një GI më të lartë.
Nëse doni të konsumoni një ëmbëlsirë, duhet të kufizoni sasinë e racionit tuaj sepse IG në këtë rast është shumë i lartë.
Numëroni karbohidratet
Për shembull nëse zgjidhni të konsumoni fruta të freskëta pasi keni ngrënë një vakt me makarona dhe salcë, ngarkesa e lartë e karbohidrateve në to, do të rrisin sheqerin në gjak.
Por nëse mbani shënim të gjithë karbohidratet që konsumoni, do të keni një ide më të mirë se çfarë mund të konsumoni më tepër dhe çfarë jo.
Pra nëse në një ditë sasia e karbohidrateve ka qenë e ulët, ju mund të jeni në gjendje të konsumoni një ëmbëlsirë me sasi karbohidratesh pak më të larta.
Qëndroni të hidratuar
Kur nivelet e glukozës në gjak janë të larta, trupi juaj kërkon shumë ujë për të larguar sheqerin shtesë.
Uji nuk do të zvogëlojë me magji sasinë e karbohidrateve ose sheqernave në një ëmbëlsirë, por do të ndihmojë trupin tuaj të përpunojë glukozën.
Bëni një shëtitje
Sheqeri në gjak rritet natyrshëm pas një vakti të plotë dhe sa më të larta të jetë sasitë e karbohidrateve, aq më shumë rritet sheqeri në gjak.
Sipas një studimi, ku AgroWeb.org u mbështet, stërvitja rreth 30 minuta pas një vakti mund të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak.
Ushtrimi nuk ka nevojë të jetë intensiv, mjafton vetëm një shëtitje e shpejtë.
Flisni me mjekun tuaj
Nëse keni pyetje, dhe veçanërisht nëse keni ndonjë problem, vizitohuni tek mjeku juaj ose kërkoni një dietolog për t’ju ndihmuar të hartoni një plan ushqimor të përshtatshëm për qëllimet tuaja shëndetësore./agroweb.org
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
6 days agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 week agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
1 week agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
1 week agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
