Lajmet

Shtyhet për 10 ditë afati i konkursit për policët në veri

Kjo duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.

Published

on

Policia e Kosovës sot ka informuar se e ka vazhduar edhe për 10 ditë afatin për pranimin e aplikacioneve për ata që i plotësojnë kriteret për t’iu bashkuar këtij institucioni.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve, sipas Policisë, do të vazhdohet për 10 ditë, duke filluar nga data 27.01.2023 deri me datë 10.02.2023.

“Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndryshe, para tri javëve është hapur konkursi për pranimin e policëve nga radhët e komuniteteve në veri.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, një person u dërgua në mbajtje

Published

on

By

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Istog dhe Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë u arrestua një i dyshuar se në gjendje të dehur ka kryer veprën dhunë në familje ndaj një familjari të tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën psikiatrike është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Istog u arrestua një i dyshuar se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Në Malishevë u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Published

on

By

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar katër persona të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të raportuara tri ditë më parë.

Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende të tjera.

Disa nga sendet e vjedhura, si telefoni gjetur, i janë kthyer pronarit legjitim.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.

Continue Reading

Aktualitet

Kongresisti amerikan: Kosova, aleati më i madh i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon në Ballknin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit të zhvilluar ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi në rrjete sociale.

“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka shkruar Torres i cili është bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx.

Për këtë takim të zhvilluar në Nju Jork, më herët ka shkruar edhe Osmani, e cila e ka falënderuar kongresistin Torres për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani./Kosovapress 

Continue Reading

Lajmet

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për pajisjet fiskale.

Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë biseduar për gjendjen pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Sulmet kundër gjykatësve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi ai.

Të martën, Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se një ministër i certifikuar si deputet nuk mund të ushtrojë funksione ekzekutive.

Pak orë më vonë, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.

Edhe ministri në detyrë, Murati, e kundërshtoi këtë vendim në një status në llogarinë e vet në Facebook të martën, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Udhëzim administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte nënshkruar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Supremja iu përgjigj Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar reagimin e saj si tendencioz dhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se gjykata e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ-ja i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit më 27 mars.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore./REL

Continue Reading

Të kërkuara