Lajmet

Sistemi ETIAS zyrtarisht hyn në fuqi në nëntor të vitit 2023

Formulari i aplikimit online do të dorëzohet në faqen zyrtare të internetit të ETIAS ose aplikacionin celular.

Published

on

Përveç qytetarëve të Kosovës, të gjithë të tjerët nga shtetet e Ballkanit mund të udhëtojnë në zonën evropiane të Shengenit pa vizë apo ndonjë miratim paraprak, por nga viti 2023 kjo nuk do të jetë më e mundur pa dorëzuar një kërkesë online përmes Sistemit Evropian të Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Sipas planeve të para, ETIAS ishte menduar të vihej në funksion tashmë në janar, më pas u shty deri në maj 2023, por tani pritet që zbatimi i atij sistemi të nisë në nëntor të vitit të ardhshëm, gjë që u njoftua edhe në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.

Formulari i aplikimit online do të dorëzohet në faqen zyrtare të internetit të ETIAS ose aplikacionin celular, i cili do të lançohet kur ETIAS të bëhet funksional. Aplikimi duhet të plotësohet jo më vonë se 96 orë para datës së udhëtimit dhe duhet të përfshijë një adresë e-mail, më pas të dhënat e pasaportës, si dhe të dhënat personale.

Hapi i fundit është të paguani tarifën e aplikimit nëpërmjet kartës së kreditit ose debitit. Tarifa e aplikimit do të jetë shtatë euro për të gjithë aplikantët që janë më të vjetër se 18 dhe më të rinj se 70. Me rastin e paraqitjes së aplikacionit paguhet një tarifë prej shtatë eurosh dhe kjo është e vetmja tarifë që duhet paguar. Të miturit dhe personat mbi 70 vjeç do të marrin ETIAS falas.

Vlerësohet se procesi i aplikimit do të zgjasë rreth dhjetë minuta dhe miratimi duhet të merret brenda pak minutash nga momenti i dorëzimit të aplikimit. Miratimi i marrë do të jetë i vlefshëm për tre vjet dhe gjatë kësaj periudhe numri i udhëtimeve në vendet e BE-së nuk është i kufizuar. Me ETIAS, qytetarët e vendeve jashtë BE-s, do të mund të qëndrojnë në Bashkimin Evropian për maksimum 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.

Por nga nëntori 2023, këta qytetarë do të duhet të kenë një ETIAS për të hyrë në 30 vendet e mëposhtme: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali. , Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra. Prandaj, qytetarët e Serbisë do të kenë nevojë gjithashtu për ETIAS për të vizituar mikro-shtetet evropiane me kufij të hapur: Monako (nëpërmjet Francës), San Marino (nëpërmjet Italisë) dhe Vatikani (nëpërmjet Italisë).

Një praktikë e ngjashme ekziston tashmë në SHBA, Kanada dhe Australi, ndërkohë që vetë ideja e futjes së autorizimit ETIAS daton në vitin 2016. Sistemi duhet të kontribuojë në zvogëlimin e rreziqeve aktuale të sigurisë, shëndetit dhe migracionit dhe zbatohet për 63 vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, por qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.

Ajo që për qytetarët e Kosovës është i rëndësishëm futja në aplikim i këtij sistemi, është fakti se liberalizimi i vizave për Kosovën, lidhet pikërisht me këtë sistem, respektivisht nëse aplikimi i tij fillon në nëntor, atëherë edhe banorët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në BE. Por nëse ky sistem ndodh të shtyhet, atëherë lëvizja pa viza për kosovarët hyn në fuqi automatikisht nga 1 janari i vitit.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara