

Lajmet
Osmani në samitin në Tiranë: Vuçiq vazhdimësi e mendësisë së viteve të 90-ta
Kryetarja e shtetit ka theksuar se ky samit nuk është vend për dialog apo negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPresidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vazhdimësi e mendësisë së vjetër e viteve të 90-ta. Sipas saj, dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga ShBA-ja është e vetmja rrugë drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Kështu është deklaruar ajo, teksa ka mbërritur për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë. Kryetarja e shtetit ka theksuar se ky samit nuk është vend për dialog apo negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo para gazetarëve ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të lëvizë nga fjalët në vepra.
Samitin që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, Osmani e ka quajtur iniciativë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për Bashkimin Evropian.
“Për fat të keq, Vuçiq është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është saktësisht kjo mendësi që çoi në luftë, në shkatërrim, në vrasje në 150 mijë civilëve që është mentalitet, që duhet të refuzohet nga të gjithë… Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë është maksimumi i asaj çfarë tregon Vuciqi. Edhe pse ata asnjëherë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe ne besojmë se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e vetmja rrugë përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që është në qendër të njohjes reciproke”, ka deklaruar Osmani.
Kryetarja e Kosovës ka shtuar se është lidere e vendit më pro-evropian, duke shtuar se Kosova në fund të vitit do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në BE.
“Shpresoj se konkluzionet si dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të Bashkimit Evropian drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, unë jam këtu si lider i vendit më pro evropian që ekziston dhe në këtë kuptim, ne kemi treguar përkushtimin ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të BE-së në çdo veprim që kemi ndërmarrë, veçanërisht kur jemi te harmonizimi 100% me BE-në për çdo vendim të politikës së jashtme dhe sigurisë, përafrimi ndaj sanksioneve kundër Rusisë si dhe në refuzimin e çdo ndikimi dhe faktori keqdashës siç janë Rusia dhe Kina, por në të njëjtën kohë na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra. Sidomos kur është fjala për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por siç e dini dhe siç do të njoftoj sot këtu para të gjithë liderëve të BE-së, Kosova do të dorëzojë aplikacionin e saj për anëtarësim në BE deri në fund të këtij viti, dhe sigurisht, shpresojmë përmes mbështetjes së plotë të anëtarëve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Osmani.
Mes tjerash, presidentja Osmani ka shtuar se ky samit nuk është vend për dialog apo negociata mes Kosovës e Serbisë.
“ Ky është një takim mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe këtu nuk është vendi për dialog apo negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç e dini, është një proces i veçantë që po e përsëris, është i lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, por është një proces i cili besojmë se duhet të përqendrohet në njohjen reciproke, dhe në të njëjtën kohë të mbrojë dhe ruajë integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin si karakter unitar, si dhe sistemin e saj kushtetues”, ka shtuar Osmani.
Teksa është deklaruar për liberalizimin e vizave për Kosovën, Osmani theksoi se edhe sot në këtë samit do të bëjë thirrje për mbështetje në mbledhjen e këshillit që do të mbahet gjatë këtij muaji.
“Ndërkohë, ajo që ndodhi është se Maqedonia e Veriut, e ashtu edhe Shqipëria, kanë ecur përpara me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Dhe sigurisht, ka pasur edhe një vendim të ambasadorëve të BE-së, vendim njëzëri për mbështetjen e plotë të liberalizimit të vizave për Kosovën, ku shpresojmë dhe besojmë që do t’iu bëjmë thirrje të gjithë liderëve sot që ta votojnë pro, në konkluzionet e mbledhjes së këshillit që do të mbahet më 15 dhjetor. Dhe mendoj se ky do të ishte një hap i madh përpara për t’i dhënë një sinjal të qartë Ballkanit Perëndimor se ka rëndësi nëse qëndroni me vlerat e BE-së apo jo, sepse ndonjëherë më duhet të pranoj se ka mesazhe të çuditshme që dërgohen, sepse nga njëra anë, ju keni vende që janë plotësisht të lidhura me Bashkimin Evropian dhe nga ana tjetër, keni vende të tjera që janë plotësisht të lidhura me Putinin. Ata nuk duhet të trajtohen njësoj. Ose je krah Ukrainës, ose krah Rusisë dhe kjo duhet të vlejë”, ka përfunduar Osmani.
Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor është arritur marrëveshja për tarifat Roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, e cila cakton uljen e tarifave në vitin e ardhshëm.
Samiti që po mbahet në Tiranë është i pari që po zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në Bashkim Evropian dhe ka në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë si dhe krizën e migracionit. Ndërsa punimet e samitit do të zhvillohen në ambientet e stadiumit Arena Kombëtare.
Lajmet
Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme
Published
3 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për pajisjet fiskale.
Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë biseduar për gjendjen pas vendimit të Gjykatës Supreme.
“Sulmet kundër gjykatësve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi ai.
Të martën, Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se një ministër i certifikuar si deputet nuk mund të ushtrojë funksione ekzekutive.
Pak orë më vonë, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.
Edhe ministri në detyrë, Murati, e kundërshtoi këtë vendim në një status në llogarinë e vet në Facebook të martën, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.
Udhëzim administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte nënshkruar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.
Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Supremja iu përgjigj Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar reagimin e saj si tendencioz dhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se gjykata e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ja i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit më 27 mars.
Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore./REL
Lajmet
Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë
Published
4 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Komisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka deklaruar se negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, transmeton Anadolu.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, komisarja Kos tha se negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë për në BE përparojnë më shpejt se kurrë.
“Negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, siç dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura tashmë në muajt e fundit dhe të tjera që do të vijnë“, tha Kos në videon që ajo shpërndau në postimin e saj.
Duke theksuar se Shqipëria është angazhuar seriozisht në çështjen e zgjerimit, ndërsa BE-ja i përmbush detyrat duke respektuar qasjen e bazuar në meritë, Kos theksoi se vazhdojnë të ruajnë një fokus shumë të fortë në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
“Shqipëria pritet të konsolidojë më tej progresin shumë të mirë në këtë fushë. Progresi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për anëtarësimin në BE. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe do të nevojitet një mbështetje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur qëllimin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027“, vlerësoi Kos.
Së fundmi, Parlamentit Evropian miratoi rezolutën mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023-2024.
Raporti i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder u miratua me 502 vota pro, 120 kundër dhe 64 abstenime.
Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe aktualisht ka hapur disa kapituj në negociatat për anëtarësim.
Lajmet
Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”
Published
5 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bëri të ditur se rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se, viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.
Lajmet
Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona
Published
5 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Ka përfunduar bastisja në institucionin e arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral.
Pas përfundimit të këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër persona.
Aksioni i Policisë së Kosovës u krye në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës nën dyshimin e keqpërdorimeve e pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e arkivës shtetërore dhe institutcionin kadastral te Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbajë të informuar“, thuhet në përgjigjjen e zyrtares nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Kaltrina Shala.

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve

Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”

Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore