Lajmet

​Kryeministri grek: Prishtina dhe Beogradi të bëjnë një hap pas për të bërë progres

Këto komente i bëri me të mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Published

on

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se pa u zgjidhur çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ndodhë integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Këto komente i bëri me të mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mitsotakis tha se gjithnjë ka inkurajuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe të dy vendet duhet të bëjnë një hap pas në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

“Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi komplet të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet zgjidhur dhe në mënyrë që të zgjidhet të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, deklaroi Mitsotakis.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian e cila nuk e njeh Republikën e Kosovës, pavarësisht avancimit të marrëdhënieve të të dyja vendeve viteve të fundit. 

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Është çuditërisht e lehtë të shpëtosh nga rëra lëvizëse. Dendësia e rërës lëvizëse është më e lartë se ajo e trupit të njeriut, duke e bërë të pamundur fundosjen e plotë. Për t’i shpëtuar rërës lëvizëse, uluni ose shtrihuni, përpiquni t’i mbani krahët lart dhe jashtë rërës lëvizëse, dhe lëvizni ngadalë këmbët nga njëra anë në tjetrën ose para-mbrapa.

 

  1. Një pinguin mund të arrijë thellësi prej 550 metrash në një zhytje. Zakonisht, pinguinët perandorë (pinguinët që zhyten më thellë) zhyten në 100-200 metra, por zhytja më e thellë e pinguinëve e regjistruar ishte më shumë se 550 metra.

 

  1. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj njerëzve. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj qelizave të vdekura të lëkurës sonë – zbokthit. Këto reaksione alergjike mund të jenë njësoj si tonat, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të lëkurës.

 

  1. Të qenit i mërzitur është në fakt një ‘gjendje e lartë eksitimi’ fiziologjikisht. Kjo ndodh sepse kur je i mërzitur, rrahjet e zemrës të rriten.

 

  1. Sistemet tona imunitare mund të dallojnë bakteret e këqija nga të mirat. Sistemi imunitar zbulon modelet e patogjenëve përmes receptorëve dhe do të nisë një sulm. Njëkohësisht, ai do të bashkëpunojë me mikrobet dhe bakteret e dobishme.

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara