Lajmet
Krasniqi-Kurtit: Ke mundur ta bësh vet këtë që e bëre dje në Bruksel
Krasniqi tha se në katër javët e fundit janë shkaktuar drama të panevojshme.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se veprimet e kryeministrit Albin Kurti kanë shprehur pafuqinë e Kosovës. Sipas tij, gjatë këtyre javëve është ndjellë frikë, panik dhe është shkaktuar krizë e panevojshme në veri. Gjatë seancës plenare, Krasniqi ka theksuar se drafti franko-gjerman nuk i adreson aspiratat e Kosovës.
Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, Krasniqi tha se në katër javët e fundit janë shkaktuar drama të panevojshme. Sipas tij, është koha të veprohet në drejtim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Ne mirëpresim dakordimin që ka ndodhur dje në Bruksel, marrëveshjen e cila shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial të situatës në veriun e vendit. Por, vërtetë u bë shumë zhurmë, por jo shumë zhurmë për asgjë. Sepse, nuk është që ndodhi asgjë, në fakt ndodhi shumë sepse një çështje të cilën e cila ishte kompetencë ekskluzive e qeverisë dhe kryeministrit, arritët që ta shndërroni në temë të diskutimit e të negocimit duke bërë palë Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin për një çështje e cila ishte krejtësisht kompetencë vendimmarrëse e qeverisë dhe kryeministrit. Ke mundur ta bësh vet këtë që e bërë dje në Bruksel, duke u dakorduar me ShBA-të dhe duke marrë për bazë këshillin që e kishe që më shumë se katër javë në tavolinë e në telefonata, takime nga Escobar dhe sekretari i shtetit, Blinken”, ka deklaruar Krasniqi.
Duke mos bërë një gjë të tillë, Krasniqi shtoi se është shprehur pafuqia e Kosovës.
“Mua më vjen keq që ke shprehur një pafuqi të Kosovës, duke mos qenë e mundshme që ta zbatoni vendimin për tabelat dhe po ashtu duke krijuar edhe shpenzime për mbajtjen e zgjedhjeve që kanë mundur të evitohen, por duke ndjellur edhe frikë, panikë dhe krizë të panevojshme jo vetëm në veri, por sidomos në veri. Po ashtu, ka një paqartësi të madhe për të cilën nuk jeni deklaruar as ju e as kryenegociatori i juaj, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi se a do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës. Cfarë do të bëni për këtë? Askush prej jush nuk po tregon se a do të ketë normalitet në veriun e vendit, siç ka pasur. Sepse normalitet si para katër javëve nuk mund të bëni, sepse tash zgjedhjet do të mbahen, nuk mund t’i ktheni eprorët e policisë që janë dorëhequr”, ka theksuar ai.
Ai nga Kurti e Bislimi ka kërkuar përgjigje edhe për zyrtarët e tjerë të dorëhequr në institucione publike. Krasniqi ka folur edhe për planin franko-gjerman, ku ka renditur edhe pesë shtyllat për marrëveshjen në Bruksel.
“Si draft aktual nuk i adreson aspiratat shtetërore të Kosovës. Për angazhimin në negocimin dhe përmirësimin e tij, është i nevojshëm dhe unë ju kam inkurajuar që ta bëni një gjë të tillë. Dëshiroj të theksoj këtu qëllimet kryesore që duhet dhe mundet të arrihen në fund të procesit, që janë qëllime jo vetëm të PDK-së, por unë besoj nga të gjitha këto vite deklarime e qëndrime, të gjithë spektrit politik edhe të gjithë qytetarët. Duke të inkurajuar kryeministër për vendosshmëri dhe fokus në arritjen e marrëveshjes finale ju ftoj që këto pesë shtylla kryesore të marrëveshjes të jenë: 1. ruajtja e karakterit unitar të shtetit tonë sipas rregullimit aktual kushtetues, 2. Njohja formale nga pesë shtetet mos-njohëse të BE-së, 3. Nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në partneritetin për paqe si hap i parë, 4. Marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe 5. Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar ai.
Krasniqi tha se në rast se shefi i ekzekutivit do të vepronte përgjegjshëm, duke mos vendosur në pyetje edhe aleancat më të rëndësishme, atëherë këto katër javë do të ishin të fokusuar në situatën aktuale në Kosovë.
Lajmet
SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive
Published
1 hour agoon
December 22, 2025By
UBT News
Të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës thonë se në Miami janë zhvilluar bisedime produktive dhe konstruktive, por ende duket se nuk ka ndonjë përparim të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.
I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, lëshoi një deklaratë të përbashkët me negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov, pas tre ditësh takimesh me aleatët evropianë.
Dyshja tha se takimi u përqendrua në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh si një kornizë garancie sigurie amerikane për Ukrainën dhe një plan ekonomik dhe prosperiteti.
Bisedime të ndara janë zhvilluar në Miami midis të dërguarit të SHBA-së dhe atij rus, Kirill Dmitriev./S.K/KP/
Lajmet
Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK
Published
1 hour agoon
December 22, 2025By
UBT News
Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.
Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.
Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.
Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.
Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.
Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.
U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/
Lajmet
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës
Published
2 hours agoon
December 22, 2025By
UBT News
Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.
Raportohen pritje deri në 5 minuta në hyrje në Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.

/S.K/KP/
Odhise Paskali, njëri ndër themeluesit e skulpturës shqiptare dhe personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar, u lind në Përmet më 22 dhjetor 1903.
Hapat e para të karrierës së Odhisesë, janë në fushën e publicistikës, si dhe u shqua në estetikë dhe kritikë arti.
Më 1919 ai shkoi në Itali, ku kreu Liceun më 1923 dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit.
Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat: “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” me bashkautorë, 1968, “Naum Veqilharxhi”, bust në bronz, në Korçë, “Partizani fitimtar” (Mathauzen, Austri) 1968 etj.
Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të Shqipërisë.
Pas vdekjes, studioja e tij u kthye në studio-muze, ku ishin vendosur vepra origjinale, si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjerë.
Në studion-muze ruhej edhe arkivi i pasur i Odhise Paskalit me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat pas vitit 1990, studioja u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave.
Një pjesë e arkivit tani ruhet nga fondacioni “Paskali”, që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e spikatur e artit, Floriana Paskali.
Pas titujve Skulptor i Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi i Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë dhe sheshi i qytetit në Përmet.
Ai ndërroi jetë në Tiranë, më 13 shtator 1985, i nderuar dhe i përcjellë me një ceremoni madhështore nga mijëra bashkatdhetarë e adhurues të veprës së tij të pavdekshme./S.K/KP/
SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive
Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës
122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit
Maqedonia e Veriut ndalon importin e kivit nga Serbia
Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë
Sllovakia paralajmëron se BE rrezikon besimin në Ballkanin Perëndimor
Supremja shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën
Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
