Lajmet
Nagavci: Buxheti për arsimin në vitin 2023 do të jetë mbi 82 milionë euro
Nagavci tha se buxheti do të jetë 9.7% më i lartë se i këtij viti.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se buxheti për arsimin në vitin 2023 do të jetë mbi 82 milionë euro apo 9.7 për qind më i lartë se i këtij viti.
Në raportimin në Komisionin për Arsim të martën, pjesë e së cilës nuk ishin deputetë të PDK-së dhe të LDK-së, ministrja Nagavci paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në qeveri. Nga ana tjetër, ajo tha se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura ka qenë e ulët në javët e para, porse siç tha ajo, ka shenja të përmirësimit për javët në vazhdim.
Gjatë raportimit, ministrja Nagacvci u përfshi në debat me deputetët edhe sa i përket verifikimit të titujve akademikë të profesorëve në arsimin e lartë dhe plagjiaturën.
“Buxheti i paraparë për MASHT për vitin 2023 do të jetë mbi 82 milionë euro, apo 9.7 për qind më shumë se në vitin 2022. Kjo paraqet një rritje prej 12 për qind me vitin 2022, i cili vit po ashtu ka pasur një rritje prej 12 për qind në krahasim me vitin paraprak 2021… Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës fizike, përveç ndërtimit të disa shkollave dhe vënies së gurthemelit të disa çerdheve të reja. Jemi në bashkëpunim me komunat në mënyrë që identifikojmë hapësirat e nevojshme, qoftë tokën apo objektet të cilat mund të ri adoptohen për çerdhe. Kemi parapa edhe buxhetin e nevojshëm për vitin e ardhshëm”, tha ministrja Nagavci.
Përmes Projektligjit për arsimin e lartë, ministrja Nagavci tha se do të vendosen kritere për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe do të përcaktohen standarde dhe kushte minimale për emërimet akademike.
“Kemi finalizuar Projektligjin për arsimin e lartë i cili shumë shpejtë do të votohet në qeveri dhe pastaj do të procedohet në Kuvend. Ndër risitë që i sjell janë kriteret e qarta për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë, përcaktimin e obligimeve, strukturave qeverisë dhe institucioneve publike të arsimit të lartë. Përcaktimi i standardeve dhe kushteve minimale për emërimet akademike”, shtoi ajo.
Para deputetëve, ministrja Nagavci foli edhe për kompensimin e orëve të humbura nga greva e SBASHK-ut gjatë muajit shtator.
“Vazhdon të mbetet sfidë puna dhe angazhimi për të kompensuar humbjet që janë bërë për nxënësit. Kalendari i miratuar nga ministria së paku në dy të shtunat e para ka pasur vështirësi serioze në implementim. Gjendja po vjen duke u përmirësuar dhe pres që në ditët në vijim pjesëmarrja të jetë më e madhe”, tha ajo.
Mirëpo asaj i reagoi deputetja e AAK-së. Albena Reshitaj, e cila tha se duhet të krijohet një mundësi e realizimit dhe kompensimit të duhur të orëve.
“Po rezulton me një dështim në mbajtjen e këtyre orëve të humbura. Ju e thatë se është një sfidë, por konsideroj se duhet të trajtohet dhe të rregullohet, pasi këto orë të humbura, meqenëse keni deklaruar se orët duhet të zëvendësohen për fëmijët, pasi janë ata që kanë pasur më së paku faj në gjithë këtë situatë. Duhet të krijohet një mundësi e realizimit dhe kompensimit të duhur dhe jo vetëm për të thënë se po zëvendësohen, ndërsa në realitet është duke ndodhur diçka tjetër”, deklaroi Reshitaj.
Lidhur me verifikimin e titujve të profesorëve, në kuadër të draftit fillestar të Projektligjit për arsimin e lartë, kryetari i Komisionit për arsim, Ardian Gola tha se është një nen që ka qasje paradoksale sa i përket punimeve shkencore.
“(Neni) Na futë në një situatë paradoksale meqë rast detyrohemi të bëjmë vlerësim retroaktiv të dispozitës në relacion me thirrjet që janë bërë përpara këtij ligji. Këto standarde minimale, njëri prej tyre që është se profesori i asocuar duhet të ketë minimalisht dy punime prej thirrjes së fundit, ky nuk ka qenë standard më herët. Tash hipotetikisht një thirrje që është marrë në 2010 dhe i nënshtrohet këtij standardi, automatikisht ka me ra, kam përshtypjen se mundet me u prish sistemi”, tha Gola.
Mirëpo kolegu i tij nga radhët e LVV-së, deputeti Jahja Kokaj, nuk u pajtua me këtë konstatim, pasi nënvizoi se punimet shkencore të profesorëve duhet të jenë të nivelit të standardit botëror.
“Këto që sapo e the jam shumë kundër, kategorikisht kundër. Arsyeja është se një prej nevojave të domosdoshme të zhvillimit të prosperitetit kombëtar është zhvillimi i universitetit. Komponenti kryesore është internacionalizmi. Kjo do të thotë se punimet duhet të jenë të nivelit të standardit botëror dhe pikë. Kam pas problem me kolegët, pasi ata donin të zvogëlonin nivelin e botimit, pasi ishte një revistë që pranohej më herët në Universitetin e Prishtinës… Pa punime ndërkombëtare nuk kemi universitet, pa universitet nuk kemi profesor, po them universitet të nivelit ndërkombëtar”, theksoi deputeti Kokaj.
Në debat u përfshi edhe ministrja Nagavci, e cila tha se integriteti akademik i profesorëve është shumë i rëndësishëm. Ajo foli edhe qasjen ndaj plagjiaturës në arsimin e lartë, për të cilën kërkoi që mos të adresohet ndaj personave të caktuar, por të ketë trajtim të njëjtë për të gjithë.
“Jemi munduar me bërë maksimumin që të punojmë sa i përket integritetit akademik dhe përmirësimit të performancës dhe rritjes së konkurrencës. Ndërkombëtarizimi mbetet një ndër synimet tona… Jemi të interesuar që të kemi një qasje që përdorë kritere dhe parime për të gjithë. Në rastin konkret unë mendoj se është një numër që është drejtuar apo për të cilat është marrë vendim nga Universiteti i Prishtinës në këtë rast. Me sa di unë kanë qenë shtatë raste të adresuara, dy prej tyre janë adresuar nga Këshilli i Etikës. Masat të cilat janë dhënë për mendimin tim kanë qenë joproporcionale në raport me evidentimet që janë bërë. Për këtë arsye si ministri jemi të vendosur që të trajtohen në mënyrë të njëjtë dhe shumë profesionalizëm për të gjithë. Mos të kemi adresime nga persona apo organizata të caktuara apo vetëm ndaj personave të caktuar, por të jetë një qasje që i trajton në mënyrë të njëjtë të gjitha institucionet e arsimit të lartë”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, deputeti Kokaj i kërkoi ministres Nagavci që të bëhet unifikim i teksteve shkollore Kosovë-Shqipëri në mënyrë urgjente.
“Unifikimi i teksteve Kosovë-Shqipëri të bëhet në mënyrë sa më urgjente. Pse vetëm abetaret, rritet jo vetëm konkurrenca, por edhe potenciali. Rritet pastaj mundësia e shfrytëzimeve të laboratorëve këtu dhe atje. Këtu nuk na pengon Evropa, neve po na pengon për atë të cilën unë jetojë dhe shpresoj pa e përjetu, bashkimin Kosovë-Shqipëri, për të cilin jam edhe në Vetëvendosje mbi të gjitha”, deklaroi ai.
Në kuadër të raportimit të saj para komisionit, ministrja Nagavci mes tjerash tha se edukimi parafillor është i obligueshëm për gjithë fëmijët.
Lajmet
Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore
Published
51 minutes agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.
Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.
Lajmet
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBT News
FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.
Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.
Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.
Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.
Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.
Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.
FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.
Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/
Lajmet
Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.
Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.
Lajmet
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBT News
Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.
PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.
Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.
Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.
Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/
Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey
REL: SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
