Lajmet

Ministri Sveçla po merr pjesë në Ministerialin e Katërt të Procesit të Pragës

Sveçla para të pranishmëve ka prezantuar rezultatet që Kosova ka shënuar në disa fusha.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në punimet dy ditore të Ministerialit të Katërt të Procesit të Pragës “Partneriteti i Migracionit – Rruga përpara në kohë sfidash të reja”, i cili po mbahet në Pragë.

Në njoftimin e MPB thuhet se, Sveçla para të pranishmëve ka prezantuar rezultatet që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën e menaxhimit dhe luftimit të migracionit të paligjshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare, si në fushën e zhvillimit të politikave, po ashtu dhe në luftimin e kontrabandës me migrant, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka arrestuar 50 persona dhe ka identifikuar 288 viktima. Gjatë adresimin të tij, Sveçla ka vënë në dukje angazhimet që janë duke u bërë në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit.

“Gjatë adresimit të tij, Sveçla ka vënë në dukje angazhimet që janë duke u bërë në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, ku ministri Sveçla ka potencuar se përkundër të pozitës gjeografike, gjendja e migrimit të Kosovës nuk preket në shkallë të gjerë nga lufta në Ukrainë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Qeveria e Kosovës ka treguar gatishmërinë e saj për të strehuar 5,000 refugjatë të Ukrainës si dhe Parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën e cila dënon ashpër agresionin e paligjshëm, të padrejtë dhe të paprovokuar dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, ka theksuar ndër të tjera ministri Sveçla.

Sveçla ka kërkuar që për kontroll të efektshëm të kufirit, sidomos të vijës kufitare të gjelbër, nevoja për mbështetje me pajisje moderne, si dhe mbështetje në zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të tilla si FROTNEX, EUROPOL, INTERPOL është më se e nevojshme.

Lajmet

Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

Published

on

By

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Continue Reading

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Published

on

By

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara