Shëndeti

Çfarë tregon etja pas kafesë?

Gjithçka duket se sillet rreth cilësisë së vetë kafesë!

Published

on

Në mëngjes, pas drekës, si edhe pasdite, shumë prej jush ndani një zakon të përbashkët: atë të konsumit të kafesë.

Në të njëjtën kohë ka nga ata që ndajnë një veprim tjetër, që e kryejnë pothuajse pa e menduar fare: atë të konsumit të ujit, sepse thjesht nuk ju pëlqen ajo ndjesi e hidhur në gojë.

Pse kemi nevojë që pas kafesë të konsumojmë menjëherë nga një gllënkë uji?

Gjithçka duket se sillet rreth cilësisë së vetë kafesë!

Shumica e kafeve që konsumohen janë të një cilësie mesatare ose të ulët.

Një kafe e përftuar nga një lëndë e parë e dobët, e patrajtuar në mënyrën e duhur ose e pjekur tepër, shërbehet në shumë e shumë bare nga sa mund ta imagjinoni.

Këto defekte janë shkaku kryesor i ndjesisë së etjes që pothuajse na kaplon pasi pimë filxhanin klasik.

Me pak fjalë, një kafe me cilësi të dobët tenton të thajë gojën, duke lënë një ndjesi të veçantë hidhësie, nga e cila kërkesa imediate e trupit është të rihidratojë gojën.

Nga ana tjetër, nëse konsumoni një kafe cilësore, do të vini re se në gojë mbetet një aromë e ëmbël, e këndshme, të cilën nuk do të dëshironi ta largoni.

Momenti më i mirë për të konsumuar ujë

Koha më e mirë për të pirë ujë është pak para se të shijoni ekspresin tuaj. Kjo gjithmonë nëse kafeja juaj është e një cilësie të lartë. Në të kundërt trupi juaj do t’ju japë sinjal të kundërt në të mirë të tij. /AgroWeb.org

Shëndeti

Parazitët në trup: Si t’i dalloni dhe si të mbroni veten?

Published

on

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që mund të bartin parazitë në organizëm, madje edhe për vite me radhë pa simptoma të qarta.

Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë brenda ose mbi trupin e njeriut, duke shfrytëzuar ushqyesit e dobësuar imunitetin. Infektimi ndodhë shumë më lehtë sa mendohet: mjafton larja jo e duhur e duarve, pirja e ujit të pasigurt, konsumimi i mishit ose peshkut të pagatuar mirë, a pickimi nga insektet bartëse.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksionet janë të zakonshme në zona me higjienë të dobët e ujë të ndotur, nuk përjashtojnë vendet e zhvilluara.

Simptomat që nuk duhen neglizhuar

Shenjat që mund të tregojnë për praninë e parazitëve janë të paqarta e ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore. Disa simptoma të mundshme janë:

▪ Çrregullime të zorrëve (diarre, kapsllëk i përsëritur, fryrje barku)
▪ Kruajtje anale, sidomos natën
▪ Akne dhe skuqje të shpeshta të lëkurës
▪ Rënie e flokëve dhe dobësim i thonjve
▪ Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi e imunitetit
▪ Erë e keqe e gojës
▪ Infeksione të shpeshta të rrugëve urinare
▪ Humbje peshe pa arsye të qartë

Sipas Centers for Disease Control and Prevention, CDC, burimet më të zakonshme të infeksionit përfshijnë mishin e gjallë ose të pagatuar mirë derri dhe peshku), frutat dhe perimet e palara, ujin e ndotur, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë ose udhëtimet në zona tropikale.

Si diagnostikohen?

Metodat moderne të diagnostikimit përfshijnë ekzaminimin e mostrave të jashtëqitjes në laborator (coprograma), teste të gjakut për disa lloje parazitësh, si dhe teste më të avancuara molekulare në rastet kur dyshohet për infeksione të rralla. Për disa parazitë, identifikimi është sfidues e kërkon përsëritje të analizave.

Mbrojtja dhe trajtimi natyral

Përveç terapive mjekësore që mund të përshkruajë mjeku, disa ushqime dhe bimë mund të ndihmojnë organizmin të luftojë parazitët, nëse përdoren me kujdes dhe si mbështetje:

Hudhra – konsiderohet një nga agjentët natyralë më të fuqishëm kundër parazitëve. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërjet si alicina pengojnë zhvillimin e parazitëve (Journal of Helminthology, Cambridge University Press).

Një thelb hudhre i grimcuar mund të përzihet me qumësht të ngrohtë dhe të konsumohet esëll disa herë në javë.

Vaji i kokosit – përmban acid laurik, që mund të ketë efekt antibakterial dhe antiparazitar. Mund të përdoret në kuzhinë ose të merret 1-2 lugë në ditë për një periudhë të kufizuar.

Shafrani i Indisë – ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në mbështetjen e zorrëve. Kombinohet mirë me kos natyral.

Kanella dhe rigoni – vaji esencial i rigonit dhe kanellës ka treguar veti antimikrobike në disa studime (Frontiers in Microbiology). Duhet të përdoren me kujdes (2-3 pika vaj rigoni të holluar në ujë, jo më shumë se disa ditë).

Farat e linit, farat chia, panxhari i kuq – përmbajnë fibra që ndihmojnë pastrimin e zorrëve dhe mund të kontribuojnë në largimin mekanik të disa parazitëve.

Vitamina C – një sistem imunitar i fortë është mbrojtja më e mirë natyrale kundër shumë infeksioneve, përfshirë ato parazitare. Frutat e freskëta, sidomos agrumet, kivi, specat dhe manaferrat janë burime të shkëlqyera.

Si të parandaloni infeksionet?

▪ Lani duart me sapun, sidomos pas tualetit dhe para gatimit.
▪ Konsumoni mish dhe peshk të gatuar mirë.
▪ Shpëlani frutat dhe perimet me ujë të bollshëm.
▪ Pini ujë të filtruar ose të sigurt.
▪ Kujdesuni për higjienën e kafshëve shtëpiake.

Metodat natyrore janë ndihmëse, por në rast të dyshimit për infeksion serioz, gjithmonë konsultohuni me një mjek. Vetëtrajtimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur disa lloje parazitësh.

Continue Reading

Shëndeti

Mjaltë me Kanellë – Si të bëni vetë antibiotikun natyral?

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

A është i sigurt të pihet uji që ka qëndruar gjatë natës?

Published

on

Të gjithëve na ka ndodhur të pimë ujë të mbetur nga nata e kaluar mbi komodinën e natës, në banak, apo në makinë por për sa kohë mund të qëndrojë uji pa u konsumuar dhe a është i sigurt për t’u pirë kur bëhet “i vjetruar”?

Kemi qenë të gjithë në atë situatë: gojë e thatë pas një gjumi dhe kërkojmë gotën me ujë që kemi lënë mbi komodinë natën më parë. Por sa gjatë mund të qëndrojë uji pa u prishur?

Ndoshta nuk do të sëmureni nga uji i natës së kaluar, por çka ndodh me ujin që ka qëndruar mbi tavolinë për një javë? (përpara se të pini gotën tjetër me ujë të vjetër, lexoni më tej.

Çfarë thonë ekspertët, sa kohë mund të qëndrojë uji pa u konsumuar?

Përgjigjja varet nga vendi ku ka qëndruar dhe nëse ka qenë i mbuluar. Uji është i sigurt për t’u pirë për një deri në dy ditë, për sa kohë nuk ka qenë i pambuluar apo i kontaminuar. Pas rreth 12 orësh, gjendja e tij përkeqësohet. Pas këtij momenti, uji merr shije të vjetër ose përthithë aroma të çuditshme apo baktere, në varësi të vendit ku ka qëndruar. Jo, ndoshta nuk është i dëmshëm, por mund të vëreni ndryshim në shije.

Çfarë ndodh kur uji qëndron jashtë?

Uji ndryshon e reagon me ambientin. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, uji i vjetër ka shije “të çuditshme” i mungon cilësia freskuese, pasi ekspozohet ndaj ajrit, humb oksigjenin e thith CO₂, duke ndryshuar pH-në dhe freskinë e tij. Edhe pse nuk është i rrezikshëm, mund të jetë i pakëndshëm për shijen.

Nëse gota ka qenë e pambuluar apo dikush ka pirë prej saj, situata bëhet më e rrezikshme. Edhe një enë e mbyllur, si shishe apo kanace e pastër, mund të paraqesë probleme, sepse lëkura është e mbuluar me djersë, pluhur, qeliza të lëkurës dhe madje edhe sekrecione nga hunda, ndërsa pështyma përmban baktere. Pasi fusim gojën në shishe, të gjitha këto mund të “kthehen mbrapsht” në ujin e mbetur, duke shkaktuar ndotje.

Bakteret mund të fillojnë të shumohen pas vetëm disa orësh në një situatë të tillë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mikroorganizmat zhvillohen në mjedise me ndotje, siç është uji ku ka pasur pështymë nga një gllënjkë.

Continue Reading

Shëndeti

Frutat që mbrojnë trurin dhe zemrën gjatë ditëve të nxehta

Published

on

Ndërkohë që nxehtësia e verës shkakton dehidrim, ka fruta sezonale që përmbajnë ujë e elektrolite, veti këto që mbrojnë zemrën dhe trurin.

Sipas ekspertëve, shalqiri e pjepri janë frutat që përmbajnë më së shumti ujë, elektrolite, vitamina e antioksidantë, raporton The New York Post.

Pjeshkat, përmbajnë 89 për qind ujë, bashkë me nektarinat e kumbullat janë të mira sa i përket hidratimit, sipas U.S. Department of Agriculture (USDA). Ato kanë antioksidantë të ngjashëm me shalqirin e pjeprin, që janë të mbushur më përfitime shëndetësore ndërkohë që kanë shumë pak kalori. Frutat që hidratojnë trupin ndërkohë që përmbajnë edhe elektrolite ndihmojnë trupin që t’i rifitojë lëngjet e humbura nga djersa që shkaktohet nga i nxehti veror.

“Pjeshkat përmbajnë fibra, vitaminë c e kalium. Këto vlera ndihmojnë tretjen, shëndetin e zemrës dhe imunitetin”, ka thënë dietologia Vandana Seth.

Një pjeshkë e mesme përmban 285 miligramë kalium, mineral esencial që luan rol të rëndësishëm në funksionin e nervave te gratë, sipas National Institute of Health. Amerikanët konsumojnë pak kalium, gjë që rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, sipas Centers of Disease Control and Preventation. Për shkak të sasisë së madhe të antioksidantëve që përmbajnë, pjeshkat konsiderohen të jenë fruta shumë të mira kundër sëmundjeve të zemrës.

Ato përmbajnë edhe flavonide, që ndihmojnë në uljen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë aftësitë njohëse dhe kujtesën. Kanë dhe karoten, që ndihmon kundër inflamacionit dhe shëndetit të lëkurës. Antiokisidantët kanë fuqi të mbrojnë organizmin kundër qelizave kancerogjene.

“Pjeshkat kanë dy grupe pigmentesh që nuk mund të shihen nëpër të tjera fruta apo perime”, ka thënë për New York Times, Mary Ann Lila, profesoreshë në Universitetin e Carolines.

Pjeshkat që konsumohen me lëkurë sigurojnë 4 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për vitaminë A dhe 13 për qind të vlerës së rekomanduar ditore për vitaminë C, si dhe fibra që përmirësojnë tretjen dhe rregullojnë shëndetin e zorrëve. Pjeshka përmban 13 gramë sheqer natyral, i cili kur kombinohet me proteinë dhe yndyrë të shëndetshme, është mjaft i mirë për persona që duan t’u ikin gjërave të ëmbla.

“Ky kombinim po ashtu ndihmon organizmin që të ngadalësojë absorbimin e sheqerit dhe të stabilizojë nivelin e sheqerit në gjak”, ka thënë Seth.

Continue Reading

Të kërkuara