Lajmet

Vitin e ardhshëm do të bëhet regjistrimi i popullsisë

Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të bëhet vitin e kaluar, por më pas u shty për dy vjet.

Published

on

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet nga 1 shtatori deri më 17 tetor të vitit të ardhshëm. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku shefi i ekzekutivit, Albin Kurti deklaroi se do të ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane.

Para kabinetit qeveritar ai ka propozuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të zgjasë një muaj e gjysmë.

“Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të të dhënave demografike e socio-ekonomike. Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”, ka njoftuar Kurti.

Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të bëhet vitin e kaluar, por më pas u shty për dy vjet.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe rregulloren për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë. Kryeministri Albin Kurti theksoi se kjo projekt-rregullore do të përcaktojë kriteret, procedurat dhe rregullat për përcaktimin e orarit të punës.

“Kjo projekt-rregullore do të përcaktojë do të përcaktojë, kriteret, procedurat dhe rregullat për përcaktimin e orarit të punës të zyrtarëve publik si dhe mënyrën e shfrytëzimit të së drejtës së pushimit. Projekt-rregullorja gjithashtu përcakton edhe llojet e pushimeve dhe afatet për shfrytëzimin e tyre”, ka thënë Kurti.

E, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shtoi se kjo projekt-rregullore përcakton llojet e pushimeve, afatet për shfrytëzimin e tyre.

“Rregullorja përcakton në mënyrë të qartë llojet e pushimeve, afatet për shfrytëzimin e tyre si dhe synon që të përcaktohen saktë rregullat e veçanta me qëllim të evitimit të problemeve të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë të kësaj rregullore. Andaj duke marrë në konsideratë rëndësinë e çështjeve të lartpërmendura që i rregullon kjo projekt-rregullore kërkoj nga ju miratimin”, ka theksuar Sveçla.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara në të mirat materiale nga ndikimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021. Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ASK ka realizuar 65 produkte statistikore, 119 raporte statistikore të publikuara, 113 prej tyre janë realizuar në kohë duke përmbushur mbi 90 për qind të programit të hulumtimeve statistikore. 

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara