Lajmet

Më shumë se 20 të vrarë nga goditja e autokolonës civile në Zaporizhzhia

Tymoshenko thotë se gjithsej 16 raketa u lëshuan nga forcat ruse në zonën ku u godit kolona civile.

Published

on

Zyrtarët ukrainas thonë se 23 persona janë vrarë dhe 28 janë plagosur nga një sulm i forcave ruse ndaj një autokolone civile që po largohej nga qyteti i Zaporizhzhias.

“Armiku nisi një sulm me raketa mbi një kolonë civile humanitare në rrugën e daljes nga Zaporizhzhias” tha Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, në Telegram.

“Njerëzit ishin në radhë për t’u larguar në territorin e pushtuar përkohësisht, për të marrë të afërmit e tyre, për të ofruar ndihma”.

Pamjet dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë automjete të rrënuara dhe disa trupa në rrugë.

Ivan Fedorov, kryebashkiak i qytetit të pushtuar të Melitopolit, tha në Telegram: “Njerëzit largohen nga Zaporizhzhia çdo ditë për të mbështetur të afërmit e tyre, për të ofruar ilaçe jetësore për popullatën civile dhe për t’u kthyer”.

“Është e pamundur që tani të numërohet edhe numri i të vdekurve dhe të plagosurve”.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, thotë se gjithsej 16 raketa u lëshuan nga forcat ruse në zonën ku u godit kolona civile.

Forcat ruse përdorin shpesh raketat S-300 në konfliktin në Ukrainë./UBTNews/

Lajmet

Raporti 24-Orësh i Policisë së Kosovës: Dhunë, armëmbajtje dhe raste të rënda në fokus

Published

on

By

Incidentet kriminale të raportuara nga Policia e Kosovës për datën 22 korrik përfshijnë një numër të konsiderueshëm të rasteve të dhunës, armëmbajtjes pa leje dhe veprave të rënda penale në disa rajone të vendit.

Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë është raportuar në Fushë Kosovë, ku një mashkull kosovar është plagosur rëndë me thikë dhe po trajtohet në QKUK nën sigurimin e policisë. Autori i dyshuar është në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.

Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim të policisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.” thuhet në njoftim.

Në Prishtinë, dy raste të dhunës në familje janë evidentuar. Në njërin rast, një person është arrestuar për dhunë ndaj prindërve të tij, ndërsa në rastin tjetër, një grua është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti. Në të dy rastet, policia dhe prokuroria kanë marrë masa për mbrojtjen e viktimave dhe procedimin e të dyshuarve.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kishte kanosur prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” njofton Policia.

Është njoftuar policia se një femër është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit të palëve viktimës i është ofruar urdhër mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Rastet e armëmbajtjes pa leje vazhdojnë të jenë problematike në mbarë vendin. Gjatë kontrolleve në Prishtinë, Obiliq, Lipjan, Podujevë dhe Pejë, janë konfiskuar armë të llojeve të ndryshme, fishekë dhe municion. Në disa raste armët janë përdorur gjatë ahengjeve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Po ashtu, janë raportuar raste ku personat kanë pasur leje për armë për qëllime sportive por jo për bartje, duke rezultuar në konfiskim të tyre dhe procedura ligjore përkatëse.

Në Gjakovë, është raportuar një rast dhunimi të ndodhur muaj më parë, ndërsa viktima ka vendosur ta raportojë më 22 korrik. Rasti ka kaluar për hetim të mëtejshëm nga prokuroria.

Më 22.07.2025 viktima femër, ka raportuar se muaj me parë është dhunuar nga një person i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim.

Raste të dhunës ndaj zyrtarëve policorë janë raportuar në Viti, ku një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët e rendit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Ndërsa në Mitrovicën e Jugut, një person ka shtënë me armë pas një konflikti pronësor me familjarët e tij

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore me vëllezërit e tij, ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim

Në Gjilan, një person është lënduar lehtë gjatë një konflikti fizik mes tre meshkujve.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Në Viti është raportuar një rast grabitjeje me forcë në rrugën “Habib Sejdiu”, ku viktimës i është marrë një çantë me para dhe një telefon. I dyshuari është ende në kërkim.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me forcë i ka grabitur çantën në të cilën kishte një telefon dhe disa para. I dyshuari është në kërkim. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim.

Një rast tragjik i vdekjes në vendin e punës është regjistruar në Skenderaj, ku një punëtor humbi jetën pasi humbi ndjenjat gjatë punës.

Një mashkull kosovar, ka humbur ndjenjat derisa ishte duke punuar në një objekt dhe për një moment është shtrirë në dysheme. Është njoftuar ekipi mjekësor që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në Malishevë, është raportuar për vdekjen e një personi në QKUK si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur më 15 korrik.

Raportohet se më 22.07.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte goditur nga një veturë më 15.07.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim.

Në Mitrovicë Veriore, dhuna në familje dhe sulmet fizike në gjendje të dehur vazhdojnë të mbeten shqetësuese.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim

Ndërkohë që në rajonin e Prizrenit është raportuar rasti i zhdukjes së një të reje, për të cilën hetimet janë në vazhdim.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.” thuhet në njoftim.

Policia Kufitare raportoi gjithashtu një rast armëmbajtjeje pa leje në Bjeshkët e Milishevcit dhe një rast të kalimit ilegal të kufirit në Zubin Potok, ku dy persona u ndaluan duke hyrë nga Serbia në mënyrë të paligjshme.

Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me dy karikatorë me 25 fishekë. Me vendim të prokurori, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” njofton Policia e Kosovës.

Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me veturë përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Dështon transferimi i Sanchos te gjiganti italian

Published

on

Juventusi nuk është i bindur nga ideja e nënshkrimit të Jadon Sanchos nga Manchester United dhe i ka pezulluar bisedimet thuhet sipas raportimeve në Itali,  Lojtari ka qenë në radarin e tyre për disa javë, që kur përvoja e tij e huazimit te Chelsea u ndërpre, me “Blues” që paguan një tarifë për të shmangur blerjen e tij të drejtpërdrejtë.

Kontrata e tij me Manchester United skadon vetëm në fund të këtij sezoni, duke i detyruar ata të ulin ndjeshëm çmimin e kërkuar në rreth 15 milionë euro plus bonuse për të arritur në 17 milionë euro.

Një marrëveshje dukej e afërt, por tani ‘Tuttomercatoëeb”, pretendon këtë mbrëmje se Juventusi e ka ndaluar finalizimin e transferimit.

Raportohet se ata nuk janë të sigurt nëse Sancho është profili i duhur për rolin e mesfushorit, veçanërisht pasi ata shpenzuan 32 milionë euro për të blerë Francisco Conceicao nga FC Porto.

Ndërkohë, Sancho është lënë jashtë skuadrës së Manchester United për turneun e tyre para-sezonal, duke konfirmuar se 25-vjeçari nuk është pjesë e planeve të tyre.

Continue Reading

Aktualitet

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës

Published

on

Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.

Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike

Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë

Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:

  • Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
  • Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
  • Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
  • Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
  • Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.

Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.

Pse të zgjedhni UBT?

UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.

Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ hap afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur afatin 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kosova mban zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025.

Lajmi është bërë i ditur për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se për qëllime të regjistrimit është aktivizuar platforma elektronike https://diaspora.kqz-ks.org.

Ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Për regjistrim, KQZ ka caktuar afat 38-ditor, pra deri më 29 gusht 2025. Gjatë këtij afati, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet në njërën nga dy mënyrat: (1) përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose (2) përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”, njoftoi Elezi.

Platforma elektronike e KQZ-së pritet të lëshohet në përdorim gjatë ditës.

Sipas tij, në platformën elektronike të KQZ-së çdo aplikuesi do t’i jepet mundësia që të përzgjedhë për t’u regjistruar për votim vetëm, njërën nga dy mënyrat për votim përmes postës: të dërgojë pakon me fletëvotime në adresë të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë apo të dërgojë pakon me fletëvotime, në adresë të kutisë postare të KQZ-së jashtë Kosovës.

Platforma e KQZ-së nuk ka paraparë mundësinë e votimit në përfaqësi diplomatike, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se ky lloj votimi nuk aplikohet në Zgjedhjet Lokale.

Më tej, sipas Elezit, ky proces regjistrimi do të vlejë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të drejtë vote jashtë Kosovës do ta kenë vetëm shtetasit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit. Pra, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë vendit, sepse do të vlejë lista e njëjtë e votuesve”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, vetëm shtetasit që regjistrohen si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë nga jashtë Kosovës, përmes postës, nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Continue Reading

Të kërkuara