Aktualitet

​Sezoni turistik në Shqipëri, dyfishohen të ardhurat dhe rritet numri i turistëve të huaj

Rama tha se në gjashtëmujorin e parë kanë qenë mbi 1 miliard lekë të ardhura në ekonomi, nga turizmi,

Published

on

Shqipëria ka pasur një sezon veror suprizues. Kështu vlerësoi kryeministri Edi Rama që tha se sezoni solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.

Ai u shpreh se vetëm në gjashtëmujorin e parë kanë qenë mbi 1 miliard lekë të ardhura në ekonomi, nga turizmi, ndërsa flukset vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë mbi 5 milionë e 600 mijë turistë, ose 1,3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar. E gjithë kjo pa llogaritur turistët nga Kosova.

Dje në Ditën Botërore të Turizmit dhe në përmbyllje të sezonit turistik veror 2022, u organizua në një prej strukturave të reja hoteliere në Durrës, një takim i zgjeruar me drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të sektorit privat të përshirë në turizëm, drejtues të strukturave të policisë së shtetit, etj, për një bilanc të përgjithshëm të sezonit veror turistik që u mbyll dhe parashikimet për sezonin e ardhshëm 2023, me fokus përmirësimin e standardeve të industrisë së turizmit, për zhvillimin e qëndrueshëm gjithëvjetor.

Pa diskutim që ne kemi pasur një sezon surprizues në aspektin e shifrave edhe për ne vetë që ishim të përgatitur për të pasur një sezon më të mirë sesa ai i shkuari, apo sesa gjithë sezonet e tjerë, por realisht sezoni ka qenë surprizues për sa i përket flukseve të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë ne kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pra pothuajse dyfishin e vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë në 5.6, 5 milionë e 600 e disa mijë turistë që është e barabartë me faktikisht 1.3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar“, deklaroi Rama.

Rama deklaroi se tashmë turizmi në prodhimin e përgjithshëm kombëtar kontribuon me 17% ndryshe nga vitet e mëparshme kur ka qenë vetëm 4%.

Kur ne kemi nisur punën për ta transformuar Shqipërinë në një vend turistik, turizmi ishte rreth 4% kontribut në ekonominë e vendit. Sot pjesëmarrja e këtij sektori në volumin e përgjithshëm në ekonominë e vendit, në prodhimin e përgjithshëm kombëtar është 17%. Pra, nga 4% në 17%, për të gjithë ata që për një 1001 arsye refuzojnë ta njohin progresin dhe e kanë kujtesën të shkurtër faktikisht. E kanë kujtesën shumë të shkurtër”, vijoi Rama.

Mirëpo, Rama tha se Shqipëria duhet që të jetë turistike gjatë gjithë vitit dhe për këtë paralajmëroi një konceptim të ri të vijës bregdetare për periudhën e dimrit.

Nëse duam që zinxhiri ekonomik të fuqizohet dhe më shumë dhe që turizmi të hyjë edhe më shumë në rolin e promotorit të zhvillimit ekonomik dhe social, ne duhet të heqim nga fjalori fjalën sezon turistik, kjo duhet të jetë ambicia e Shqipërisë 2030 që në mënyrë të vijueshme avionët dhe rrugët të kenë flukse turistësh, natyrisht me pak më shumë e pak më pak, por në mënyrë të vijueshme. Kjo do të kërkojë dhe një konceptim të ri të vijës bregdetare për periudhën e dimrit sepse e dinë shumë mirë të gjithë sipërmarrësit se e para, kanë nevojë për punonjës, nuk njoh akoma një sipërmarrës as në hoteleri, se në tjerat jo e jo, që të më thotë që nuk kam nevojë për asnjë punonjës“, tha Rama.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, deklaroi se numri i turistëve të huaj është rritur me 29%. Ajo tha se tashmë turistët nga Kosova nuk llogariten në shifra zyrtare pasi nuk regjistrohen në kufi por u shpreh se bazuar nga të dhënat e mëparshme kosovarët kalojnë shifrën e 2 milionë turistëve.

5 milionë e 667 mijë e 121 vizitorë të huaj kemi shënuar këtë vit deri më 30 gusht ku nuk përfshihen mysafirët që vijnë përmes pikës kufitare të Morinit, por nëse i referohemi shifrave të kaluara ata e kanë kaluar mbi 2 milionë vizitorë vitet e tjera që nuk i llogarisim. Ose mund të themi që kemi pasur 29% vizitorë të huaj sesa viti i kaluar turistët nga Anglia janë dy herë më shumë, nga Holanda 3.8 herë më shumë, nga Franca dy herë më shumë vizitorë, nga Gjermania 60% më shumë vizitorë sesa viti i kaluar, apo nga Spanja që shënoi një bom me 4 herë më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Kumbaro.

Ndërsa, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, deklaroi se bashkia e saj ka pritur këtë vit mbi 1 milion turistë por u shpreh se rezervime në hotele ka deri më 15 tetor. Ajo vuri theksin se ka rritje të numrit të turistëve nga vendet evropiane.

Durrësi është ende në vijimin e sezonit turistik, pasi shumë struktura të hotelerisë që janë në vijën e parë të bregdetit, kanë 100% pronotime deri në datën 15 tetor. Durrësi është një destinacion tërheqës për turistët nga të gjitha vendet, jo vetëm nga rajoni, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por po vjen në rritje nga viti në vit numri i vizitorëve nga Italia, Greqia dhe këtë vit ka pasur turistë edhe nga Zvicra, Austria dhe nga SHBA. Sipas të dhënave të papërfunduar se jemi ende ne sezon, por Durrësi ka kaluar këtë vit ka kaluar mbi 1 milion turistë që kanë zgjedhur një afat qëndrimi 5-7 ditë për qëndrimin e tyre familjar”, tha Sako.

Në këtë takim u tha se shteti është kujdesur më shumë se çdoherë për mirëmbajtjen e plazheve si dhe për kontrollet nëpër hotele dhe restorante për të ruajtur standardet më të mira të turizmit.

Aktualitet

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Published

on

Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar për largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez, dhe klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.

Lojtari Vazquez iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe kaloi në të gjitha kategoritë e akademisë, nga Juvenil C te Castilla.

Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015.

Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.

Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle./Telegrafi

Continue Reading

Bota

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

Published

on

By

Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga pakica druze.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite “do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet”.

Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë pakicën druze në kufi.

Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Sueida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druze u thye të mërkurën.

Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të “mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar”.

Përplasjet nisën mes grupeve të armatosura druze dhe fiseve sunite beduine në provincën Sueida dhe janë shoqëruar me raporte për vrasje pa gjyq, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga forcat e sigurisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të paktën 250 të vrarë që nga fillimi i dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

Komuniteti druz, një pakicë fetare që buron nga një degë e islamit shiit, përballet me presion në rritje në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.

Ndërsa disa pjesëtarë të pakicës druze kërkojnë integrim në sistemin e ri politik, të tjerë vazhdojnë të mbeten skeptikë dhe kërkojnë autonomi për rajonin e tyre.

Izraeli, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit druz, e konsideron këtë komunitet si aleat dhe është zotuar ta mbrojë nga kërcënimet në kufi./REL

Continue Reading

Aktualitet

Dardanët U20 kualifikohen në çerekfinale të Evropianit në basketboll

Published

on

Një kapitull të artë historik në skenën e basketbollit evropian, e kanë shënuar Dardanët U20 duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të FIBA EuroBasket Divizioni B.

Me një fitore dramatike dhe të merituar 78:73 ndaj Hungarisë, kjo gjeneratë premtuese tregoi karakter, talent dhe vendosmëri, duke sjellë krenari të jashtëzakonshme për vendin.

Me 21 pikë dhe 11 kërcime të Erolt Rrahmanit dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Ismajlit, Durgutit dhe Dahsylës, Kosova U20 vazhdon ëndrrën drejt elitës evropiane.

Federata e Basketbollit të Kosovës thotë se ky njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani./Kosovapress

Continue Reading

Bota

Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në

Published

on

By

Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksioniste dhe politizimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, në një kritikë të tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara pas kërcënimeve të fundit për tarifa nga Uashingtoni.

Duke folur në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Zinxhirëve të Furnizimit në Pekin, He tha se disa vende po ndërhyjnë në tregje nën pretekstin e reduktimit të rrezikut, duke përdorur mjete si tarifat dhe masa kufizuese për të promovuar të ashtuquajturën rikthim të prodhimit.

Ai shtoi se Kina kundërshton shfrytëzimin artificial të çështjeve tregtare për qëllime politike dhe ideologjike.

He nuk përmendi asnjë vend drejtpërdrejt, por theksoi se në një luftë tarifore nuk ka fitues raporton DPA.

Zinxhirët globalë të furnizimit u vunë sërish nën presion në prill, pasi Kina vendosi kufizime në eksportet e tokave të rralla dhe SHBA shpalli tarifa të reja për importet nga disa vende. Kompanitë gjermane kanë shprehur gjithashtu shqetësime për mungesa të mundshme të materialeve kritike nga Kina.

Tensionet kohët e fundit ishin zbutur, pasi të dy vendet ranë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia tha të hënën se pret të marrë miratimin e SHBA për të rifilluar shitjet e çipave të posaçëm për Kinën, pas shtrëngimit të kufizimeve të eksportit në prill.

Së voni, Shtetet e Bashkuara rritën ndjeshëm tarifat ndaj mallrave kineze, duke përfshirë automjetet elektrike, bateritë litiumi, panelet diellore dhe produktet e çipave.

Tarifa për automjetet elektrike u katërfishua nga 25 përqind në 100 përqind, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur industrinë vendase nga subvencionet kineze.

Paralelisht, Kina vendosi kufizime në eksportin e disa mineraleve të rralla, të rëndësishme për prodhimin e teknologjisë së avancuar. Këto masa u interpretuan si një kundërpërgjigje ndaj presionit amerikan në sektorin teknologjik.

Lufta tregtare po thellohet, me të dyja palët që përdorin tarifat dhe kufizimet si armë ekonomike.

Tensionet po reflektojnë një garë të ashpër për dominim në teknologji dhe sigurinë e zinxhirëve të furnizimit./REL

Continue Reading

Të kërkuara