Lajmet

​Prindërit e shkollës “Naim Frashëri” kërkojnë të arrihet marrëveshje për fillimin e mësimit

Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor.

Published

on

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka mbajtur protestë para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre.

Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve të shkollës Vlora Vokshi tha se mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke u neglizhuar mirëqenia e tyre respektivisht e ardhmja e Kosovës.

Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë e SBAShK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tanë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjes po neglizhohet mirëqenia fëmijëve tanë, respektivisht e ardhmja e Kosovës. Përmes kësaj proteste, prindërit e SHFMU ‘Naim Frashëri’, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe sa më shpejtë të bëhet zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cënuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve”, tha ajo.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve, Merita Sogojeva tha se arsyeja e protestës është mos fillimi i mësimit që është një shqetësim i madh për prindërit dhe përmes protestës, sipas saj, po mendojnë se mund të bëjnë diçka pasi pasojat tek fëmijët janë të mëdha.

Arsyeja është për mos fillimin e mësimit që një muaj që është dashur të fillojë. Nuk ka asnjë përgjigje nga dy palët as nga SBAShK-u as nga Qeveria. Ndoshta arrimë diçka me mundësitë tona aq sa mund të bëjmë diçka0:36. Kërkesa është vetëm fillimi i mësimit edhe i lusim që të gjejnë një zgjidhje që fëmijët të jenë në bankat shkollore. Pasojat janë se çdo pyetje e fëmijës është kur do filloj mësimi dhe pse në shkolla po mbahen greva dhe jo mësimi.Fëmijët do të kenë shumë pasoja, edhe viti i kaluar ka qenë kështu, me 27 shtator ka filluar mësimi për shkak të grevave sot përsëri është 27 shatori dhe mësim nuk ka”, tha ajo.

Ajo shpreson që fëmijët të kthehen në bankat shkollore që ta dinë vendin e tyre dhe jo nëpër protesta sikurse jemi sot. Gjithashtu Sogojeva tha se do jetë e vështirë për fëmijët por edhe për mësimdhënësit humbja e mësimit.

Është vështirësi më e madhe si për fëmijët ashtu ka me qenë edhe për mësimdhënësit sepse shumë prej aktiviteteve shumë prej mësimeve janë prapa. Do të kenë vështirësi dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur të jenë në bankat shkollore. Shumica e prindërve janë që të mos zëvendësohen orët e humbura por nuk munden pa i zëvendësuar orët për të arritur atë se çfarë kanë humbur”, u shpreh ajo.

Kurse Burim Xheladini babi i një vajze në klasë të shtatë ka dalur në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tij dhe e konsideron një humbje të madhe dhe është e vështirë që fëmijët të kompensojnë mësimin e humbur.

Kemi ardhur sot në protestë që të shprehim pakënaqësitë e mos fillimit të shkollës, humbje e madhe për fëmijët që është e vështirë të kompensohet gjatë vitit shkollor. Nuk ka kundërshtime për plotësimin e kushteve të mësimdhënësve por qëllimi ynë është me i pas fëmijët në shkollë. Po ndikon shumë keq sepse ata nuk e kuptojnë rëndësinë e grevës, ata duan të jenë në shkollë. Çdo ditë bëjnë pyetje se kur do të fillojë mësimi. Fëmijët e kanë menduar dhe analizuar një pushim që është normal tani kjo ka filluar të bëhet e tepërt”, tha ai.

Ai tha se nëse nuk zëvendësohen do të ketë ndikim sepse do të ketë ngarkesë gjatë orëve që do të mbahen edhe nëse zëvendësohen nuk janë orët kualitative. Xheladini nuk ishte kundër kërkesave të mësimdhënësve por ai u shpreh se duhet ta ndërrojnë metodën e protestës.

Nëse nuk zëvendësohen ka me pasur ndikim sepse ka me pasur ngarkesë gjatë orëve që do të mbahen. Edhe nëse zëvendësohen nuk janë orë kualitative sikur do të ishin mbajtur me kohë. E drejta për të kërkuar kushte më të mira duhet të jetë gjithmonë, nuk do të thosha që është mënyra më e mirë kjo. Le të provojnë mësimdhënësit le të bëhen më kreativ, le të gjejnë metoda të tjera të protestimit. Kjo është metoda më e lehtë me protestu, mos me mbajt mësim është më së lehti. Me mbajt mësim edhe me protestu është vështirë, ata të gjejnë metoda kreative të bëhen më interesant për Qeverinë në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët“, tha ai.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara