Lajmet

​Qeveria i hap rrugë themelimit të Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti theksoi se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.

Ky institutit pritet të dokumentojë dëmet e shkaktuara gjatë luftës në njerëz, komunitet, ambient dhe ekonomi.

Instituti për Krimet të kryera gjatë Luftës në Kosovë do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës do të jenë në fokus të veprimeve të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, theksoi Kurti.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se projektligji në fjalë përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e institutit.

Ky projektligj po ashtu trajton organizmin dhe funksionimin e Institutit, përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e tij. Po ashtu parashihet që me akte të tjera nënligjore të rregullohet struktura funksionale, sistemi i brendshëm dhe personat përgjegjës që do të jenë në kuadër të këtij Instituti. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky projektligj, ju ftoj për miratim”, theksoi Haxhiu para se te merrte miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm të kabinetit qeveritar.

Kryeministri në adresimin e tij theksoi se në javën e ardhshme shënohet një vit e gjysmë të qeverisjes demokratike e progresiste.

Ai tha se përmes projektligjeve të miratuara kanë fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit, dhe të korrupsionit nëpërmjet reformës në Këshillin Prokurorial, deklarimin më efikas dhe më transparent të pasurisë, potencimin e rolit parandalues të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe inicimin të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Kthesa që kemi marrë drejt zhvillimit të shoqërisë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa sundim të ligjit, siguri juridike e zbatim të të drejtave të njeriut. Pra për të jetësuar ndryshimin e mirëfilltë demokratik vetëm theks mbi rendin dhe ligjin, parashikushërminë juridike dhe barazinë. Në vetëm 1/3 të mandatit kemi kaluar mbi 150 projektligje, ndërkaq në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në Kuvend… Shifrat rekorde korrespondojnë me vullnetin e kontributin ndaj fuqizimit të shtetit mbi parimet më të mira që mbrojnë të drejtat dhe liritë themelore, dhe pamundësojnë shmangien nga zbatimi i ligjit”, theksoi ai.

Ndryshe, Instituti për Krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë ka qenë një nga premtimet e Lëvijes Vetëvendosje në fushatë, së bashku edhe me përgatitjen e padisë ndaj krimit të gjenocidit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Lajmet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës

Published

on

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.

Raportohen pritje deri në 5 minuta në hyrje në Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit

Published

on

Odhise Paskali, njëri ndër themeluesit e skulpturës shqiptare dhe personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar, u lind në Përmet më 22 dhjetor 1903.

Hapat e para të karrierës së Odhisesë, janë në fushën e publicistikës, si dhe u shqua në estetikë dhe kritikë arti.

Më 1919 ai shkoi në Itali, ku kreu Liceun më 1923 dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit.

Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat: “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” me bashkautorë, 1968, “Naum Veqilharxhi”, bust në bronz, në Korçë, “Partizani fitimtar” (Mathauzen, Austri) 1968 etj.

Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të Shqipërisë.

Pas vdekjes, studioja e tij u kthye në studio-muze, ku ishin vendosur vepra origjinale, si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjerë.

Në studion-muze ruhej edhe arkivi i pasur i Odhise Paskalit me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat pas vitit 1990, studioja u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave.

Një pjesë e arkivit tani ruhet nga fondacioni “Paskali”, që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e spikatur e artit, Floriana Paskali.

Pas titujve Skulptor i Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi i Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë dhe sheshi i qytetit në Përmet.

Ai ndërroi jetë në Tiranë, më 13 shtator 1985, i nderuar dhe i përcjellë me një ceremoni madhështore nga mijëra bashkatdhetarë e adhurues të veprës së tij të pavdekshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonia e Veriut ndalon importin e kivit nga Serbia

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka ndaluar importin e më shumë se 20 tonë kivi nga Serbia pasi në fruta u gjetën larva dhe insekte.

“Për shkak të vetive të ndryshuara dhe pranisë së larvave dhe insekteve, një inspektor ushqimi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë këtë javë ndaloi importin e 22.3 tonë kivi të destinuar për përpunim industrial dhe lëshoi një vendim që urdhëronte shkatërrimin e tyre të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Kjo ka të bëjë me 22 mijë e 340 kilogramë fruta agrume të importuara nga Serbia, për të cilat një ekzaminim nga një inspektor ushqimi përcaktoi se ishin të pasigurta për import dhe përpunim të mëtejshëm.

“Importuesit iu dha një vendim me urdhër për shkatërrimin e padëmshëm të sasive të diskutueshme të kivit, pasi u njoftua se dërgesa nuk mund të kthehej në vendin eksportues”, thuhet në deklaratë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Published

on

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se është pengesa kryesore për paqen në Ukrainë.

I pyetur pse është kaq e vështirë të përfundojë lufta në Ukrainë, Rutte tha se arsyeja është Putin, i cili është gati të sakrifikojë 1.1 milion qytetarë të tij.

“Këtë vit, përparimi i tij (i Putin) ka qenë minimal: fitime territoriale të papërfillshme, më pak se një për qind e territorit ukrainas që nga fillimi i vitit, dhe, sipas vlerësimeve tona, deri në 1.1 milion njerëz janë vrarë ose plagosur në anën ruse”, tha Rutte duke shtuar se disa vende evropiane kanë deklaruar se janë gati të ofrojnë forca, nëse është e nevojshme.

“Po punohet për të përcaktuar strukturën e saktë të Koalicionit të Gatshëm: Si do të ndodhte vendosja? Çfarë do të ndodhte në tokë, në det, në ajër? Të gjithë këta elementë janë ende duke u përpunuar”, shtoi Rutte.

Ai tha se respekton shumë presidentin e SHBA-së Donald Trump pasi ai është i vetmi që ka arritur ta sjellë Putin në tryezën e negociatave dhe i vetmi që mund ta detyrojë të bëjë paqe.

“Edhe pse Trump e ka humbur durimin disa herë, kreu i NATO-s nuk pret që SHBA-ja të tërheqë mbështetjen për Ukrainën”, tha ai në gazetën gjermane Bild./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara