Lajmet

​Avokatja e viktimave thotë se Salih Mustafa është përgjegjës për vrasje

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Published

on

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po dëgjohet deklarata përmbyllëse e mbrojtëses së viktimave në gjykimin kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Avokatja Anni Pues ka thënë se i akuzuari mban përgjegjësi për vrasje, ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor dhe torturë dhe sipas saj ai duhet të ndëshkohet.

Avokatja e viktimave, Anni Pues ka thënë se një person nga të ndaluarit, që pretendohet të jenë mbajtur në Zllash, ka humbur jetën dhe sipas saj për këtë mban përgjegjësi Salih Mustafa.

“Ne dëgjuam dhe jo më pak nga dëshmitarët e mbrojtjes se i akuzuari ishte përfshirë aktivisht në evakuimin e të plagosurve nga Zllashi, nëse i akuzuari dha urdhëra aktive se çfarë duhet të ndodhte me viktimën ai është përgjegjës, nëse ai nuk u mor më tej se çfarë do të ndodhte me këtë të burgosur të plagosur rëndë, dhe ua la këtë njerëzve të tij, kjo nuk e çliron atë nga përgjegjësia… Pra i akuzuari kishte të gjithë informacionin e nevojshëm për të ditur se një gjë e tillë do të ndodhte, prandaj i akuzuari është përgjegjës për vrasje si dhe për ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe torturë dhe për këtë duhet ndëshkuar”, ka thënë ajo.

Pues ka thënë se Salih Mustafa ka qenë në dijeni se vartësit e tij po kryenin krime dhe nuk ka bërë asgjë për t’i ndaluar ata.

“Komandant Cali ishte komandant i BIA-s dhe nuk ka asnjë dyshim, kur ai nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në krimet në fjalë, vartësit e tij e kanë bërë këtë, ai e ka ditur dhe ka pasur arsye të dijë se çfarë ka ndodhur në Zllash, ai ka qenë i pranishëm dhe është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt, ai nuk ka marrë masa për t’i ndaluar ata. Dështimi për të ndërmarrë veprimin e duhur, për të parandaluar apo dënuar aktet e torturës apo krimeve të tjera është përfshirj e tij e drejtpërdrejt dhe ka efektin shtues. Si komandant, zotëri Mustafa ju e keni pasur të drejtën për t’i mbrojtur viktimat, përkundrazi ju dhe njerëzit tuaj keni bërë ndalim arbitrar dhe keni kryer krimet me të cilat janë ngarkuar dhe nën komandën tuaj të paktën njëri është vrarë”, ka thënë Pues.

Sipas saj, nuk ka asnjë dyshim se njerëzit janë ndaluar pa asnjë arsye të justifikueshme.

“Nuk ka asnjë dyshim që njerëzit janë ndaluar dhe janë ndaluar pa asnjë arsye të justifikueshme dhe në mungesë të një ligji që të mbështeste paraburgimin e tyre. I akuzuari mban përgjegjësi po kështu edhe për trajtimin çnjerëzor të viktimave të cilat kanë dhënë dëshmi para këtij trupi gjykues, si dhe të viktimave të tjera të cilat janë mbajtur në kompleksin e Zllashit. Prokuroria ka përshkruar në hollësi gjendjen në të cilën janë gjetur viktimat dhe abuzimet e tmerrshme që kanë pësuar ato dhe trajtimi çnjerëzor është një sulm dhe ka shkaktuar dhimbje të mëdha. Është ky aspekt çnjerëzor që i bën ata të ndjehen më keq se kafshët duke bërë që disa prej tyre të prisnin më mirë që t’i merrte vdekja”, ka thënë avokatja e viktimave.

Deklarata përmbyllëse e mbrojtëses së viktimave vjen pasi të martën përfundoi deklarata përfundimtare e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

ZPS kërkoi që Salih Mustafa të shpallet fajtor për katër pikat e aktakuzës dhe të marrë një dënim të vetëm prej 35 vjet burgim.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara