Lajmet

Epokë e re për Mbretërinë e Bashkuar: Mbreti Charles III, monarku i ri

Charles është bërë kreu i Komonuelthit, shoqatë e 56 vendeve të pavarura dhe 2.4 miliardë njerëzve.

Published

on

Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Uellsit.

Por ka një sërë hapash praktikë – dhe tradicionalë – nëpër të cilat ai duhet të kalojë për t’u kurorëzuar Mbret.

Si do të quhet ai?
Ai do të njihet si Mbreti Charles III.

Ky ishte vendimi i parë i mbretërimit të mbretit të ri. Ai mund të kishte zgjedhur cilindo nga katër emrat e tij – Charles Philip Arthur George.

Charles nuk është i vetmi që përballet me ndryshim titulli.

Megjithëse ai është trashëgimtar i fronit, Princi William nuk do të bëhet automatikisht Princi i Uellsit – titulli do t’i jepet atij nga babai i tij. Ai ka trashëguar titullin e babait të tij Duka i Cornwall-it – William dhe Kate tani do të titullohen Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit.

Ceremonitë formale
Pritet që Charles të shpallet zyrtarisht Mbret të shtunën. Kjo do të ndodhë në Pallatin St James në Londër, përballë një organi ceremonial të njohur si Këshilli i Aderimit.

Më shumë se 700 njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë në ceremoni, por duke pasur parasysh njoftimin e shkurtër, numri aktual ka të ngjarë të jetë shumë më i vogël. Në Këshillin e fundit të Aderimit në vitin 1952, morën pjesë rreth 200 veta.

Deklarata e parë e mbretit
Mbreti merr pjesë në një takim të dytë të Këshillit të Aderimit, së bashku me Këshillin Privat. Aty ka një deklaratë të bërë nga Mbreti i ri dhe – në përputhje me një traditë që daton nga fillimi i shekullit të 18-të – ai do të bëjë një betim për të ruajtur Kishën e Skocisë.

Më pas do të bëhet një shpallje publike duke shpallur Charles si Mbretin e ri. Kjo do të bëhet nga një ballkon mbi Gjykatën Friary në Pallatin e St James, nga një zyrtar i njohur si Mbreti i Armëve Garter.

Ai do të thërrasë: “Zot ruaje Mbretin”, dhe për herë të parë që nga viti 1952 do të luhet himni kombëtar me fjalët “God Save the King”.

Kurorëzimi
Pika e lartë simbolike e pranimit do të jetë kurorëzimi/ardhja në fron. Për 900 vitet e fundit kjo është bërë në Westminster Abbey. William the Conqueror ishte monarku i parë që u kurorëzua atje, dhe Charles do të jetë i 40-ti.

Kreu i Komonuelthit

Charles është bërë kreu i Commonwealth, shoqatë e 56 vendeve të pavarura dhe 2.4 miliardë njerëzve. Për 14 nga këto vende, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Mbreti është kreu i shtetit.

Këto vende, të njohura si mbretëritë e Komonuelthit, janë: Australia, Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Belize, Kanada, Grenada, Xhamajka, Papua Guinea e Re, Shën Christopher dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Zelanda e Re, Solomon Ishujt, Tuvalu./UBTNews/

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara