Lajmet

​Mësuesja nga Suhareka bën kërkesë që të kthehet në punë

Kështu ka konfirmuar avokati i mësueses, Muharrem Mujaj.

Published

on

Arsimtarja e matematikës, Remzie Elezi, ndaj të cilës drejtoria e shkollës fillore “Flamuri i Arbërit” ka marrë vendim që të mos e vazhdojë mësimdhënien për shkak të mbulesës, përmes avokatit mbrojtës ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit në Suharekë që këtë vendim ta anulojë si të kundërligjshëm, dhe që ajo të kthehet në punë.

Kështu ka konfirmuar avokati i mësueses, Muharrem Mujaj, i cili tha se vendimi për largim nga puna ka qenë pa bazë ligjore.

Javën e kaluar mësuesja është paraqitur në vendin e saj të punës me manifestim të bindjes së saj fetare dhe për shkak të kësaj ajo u largua dhunshëm duke i bërë presion psikik ndoshta dhe fizik dhe për pesë ditë nuk është lejuar që të vijoj në mënyrë të rregullt punën e saj. Këtë e ka bërë një drejtor i shkollës së bashku me disa ndihmës të tjerë e që ne sigurisht e kemi parë që nuk ka bazë ligjore as bazë faktike që ajo të largohet në atë mënyrë pa asnjë vendim të vetëm apo shkresë zyrtare. Të martën e kemi pranuar një shkresë zyrtare i bie pas 7 ditësh një shkresë e cila më së paku është zyrtare… As nuk ka arsyetim as rrugë zyrtare e as ndonjë pjesë siç parasheh që të jetë akti administrative sipas Ligjit të procedurës së përgjithshme administrative”, tha ai.

Mujaj theksoi se tashmë kanë bërë kërkesë në DKA-në në Suharekë që ta anulojnë këtë vendim.

Ne kemi bërë kërkesë në DKA në Suharekë që këtë shkresë zyrtare ta anuloj si të kundërligjshme dhe diskriminuese dhe ta kthej mësuesen në vendin e saj të punës. jemi në pritje shkresa është dorëzuar të mërkurën tash shohim se çka do të veprojnë më tutje”, tha Mujaj.

Sipas tij, arsimtarja Remzije Elezi e cila ka punuar për 31 vite në shkollën fillore “Flamuri i Arbërit”, ka pasur sjellje shembullore dhe së fundmi ka vendosur mbulesën.

Janë diçka krejt tjera se çka ka deklaruar. Ne presim nga Drejtoria e Arsimit që të nxjerr një vendim që ka hedh shkresën që e ka nxjerr drejtori së bashku me një prind të asaj shkolle… Ne do të kërkojmë jo vetëm prej gjykatës por do të kërkojmë edhe nga Prokuroria që të veprojë sipas detyrës zyrtare në lidhje me keqpërdorimin e detyrës dhe trajtimin e pabarabartë të qytetarëve të Kosovës në këtë formë çfarë i ka ndodhur mësueses… Ajo punon që 31 vite në institucionin e njëjtë në shkollën fillore në Reshtan të Suharekës, nuk ka pasur asnjë vërejte më të voglën tërë këto vite ka qenë shembullore… Ajo tash është mbuluar”, theksoi avokati Mujaj.

Avokati i mësueses, Muharrem Mujaj tha se edhe si avokat mbrojtës bashkë me mësuesen kanë dhënë edhe deklaratë në Policinë e Kosovë pasi janë penguar që të qasen në ambientet e shkollës.

E largimi i kësaj arsimtareje nga vendi i punës për shkak të mbulesës ngjallI reagime.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna.

Muharremaj tha se për shkak që aktualisht nuk gjendet në Kosovë, në ditën e hënë do ta trajtojë këtë rast me prioritet në përputhje me ligjin dhe me urdhrin administrative të ministrisë së Arsimit.

Këshilli drejtues është arsyetuar se deri tek ky vendim ka ardhur duke u thirrur në udhëzimin administrativ nr.03/2016, neni 3, pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare.

Lajmet

BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet sot Qeveria në detyrë

Published

on

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, ku nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona

Published

on

Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.

Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka

Published

on

Policia në Sri Lanka ka arrestuar tre burra për dyshimin se kanë djegur një elefant të egër me pishtarë flakësh ndërsa përpiqeshin ta largonin, raportuan mediat lokale.

Një video e incidentit, e cila ndodhi në një fshat në veri të vendit, shkaktoi reagime të ashpra ndërsa qarkulloi në mediat sociale këtë javë.

Pavarësisht se mori trajtim nga veterinerët, elefanti mashkull ngordhi të martën.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan të enjten, janë të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, raportuan mediat lokale./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara