Magazinë

Bill Clinton sot feston 76 vjetorin

Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si president i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Published

on

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 76-të.

Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si president i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Babai i tij, William Jefferson Blythe Jr. të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident automobilistik tre muaj para se të lindte Billi. Pas vdekjes së të atit Billi dhe nëna e tij kuptuan se babai i tij ishte i martuar edhe me së paku edhe tri gra tjera në të njëjtën kohë dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe një motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.

Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës. Kur Billi i kishte mbushur 4 vjeç e ëma e tij u martua me Roger Clinton, shitës automobilash në Hope dhe Billi mori emrin William Jefferson Clinton. Dy vite më vonë prindërit u shpërngulën në Hot Springs, Arkansas.

Jeta për Billin dhe të ëmën e tij nuk ishte aspak e lehtë. Rogeri ishte alkoolist, luante bixhoz dhe shpesh paratë e fituara i humbte duke luajtur bixhoz, jo vetëm të tij por edhe të bashkëshortes së tij. Ai e rrihte dhe keqtrajtonte gruan e tij, ndërsa Billin dhe vëllain e tij të vogël Roxher Junjorin, i cili kishte lindur në vitin 1956 i keqtrajtonte verbalisht.

Billi ishte shumë i lidhur me të ëmën e vet dhe nganjëherë ishte munduar ta mbronte të ëmën nga njerku që e rrihte. Kjo e solli edhe deri te konfliktet serioze me njerkun e tij. Kur ishte nxënës i shkollës së mesme, Billi më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967.

Clintoni vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.

Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqësuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.

Në kuadër të këtij programi ishte debatuar për të drejtat e qytetarëve. Me këtë rast në kuadër të këtij programi takohet me presidentin J.F. Kennedy në Shtëpinë e Bardhë.

Clintoni përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.

Clintoni ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vietnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.

Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e popullsisë me ngjyrë në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerëzit që kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 nëntor 1975. Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton.

Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Clinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Magazinë

Lista e plotë e 35 vendeve pjesëmarrëse në Eurovision 2026

Published

on

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili këtë vit do të mbahet në Vjenë, Austri.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të dorëzuar aplikimet zyrtare për pjesëmarrje.

Pesë vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, që do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026.

Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026.

Shpallja e EBU-së është një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon se është përballur gjashtë herë me kancerin e lëkurës

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka vendosur të flasë hapur për betejën shëndetësore që po zhvillon prej vitesh.

I ftuar në emisionin “Howard Stern Show”, ai u bëri thirrje njerëzve të tregojnë më shumë kujdes ndaj ekspozimit në diell dhe të mos neglizhojnë mbrojtjen e lëkurës.

Jackman zbuloi se ka luftuar gjashtë herë me kancerin e lëkurës, duke e lidhur këtë përvojë me rritjen e tij në Australi, një vend me ekspozim të lartë ndaj diellit. Sipas tij, në çdo rast ka qenë një formë më pak agresive e sëmundjes, por rreziku mbetet real.

“Kam pasur gjashtë lloje kanceri të lëkurës. Janë tri lloje kryesore, por melanoma është më e rrezikshmja. Karcinoma me qeliza skuamoze nuk është aspak e mirë, ndërsa unë kam pasur kancer të qelizave bazale”, tha aktori.

Edhe pse kanceri i qelizave bazale konsiderohet më pak i rrezikshëm, nuk duhet nënvlerësuar, pasi përhapet nëse nuk trajtohet në kohë.

“Askush nuk ka vdekur ndonjëherë nga kjo formë, por është ende kancer dhe vazhdon të rritet. Nëse nuk e largoni, mund të përhapet në kocka dhe atëherë situata bëhet shumë më serioze”, theksoi Jackman.

Aktori paralajmëroi se djegiet nga dielli nuk janë të padëmshme, duke shtuar se edhe një djegie e vetme ka pasoja afatgjata për shëndetin.

“Edhe pas rastit tim të parë me kancer të lëkurës, doja të nxihesha kur shkova në Australi. Nuk e di çfarë po mendoja atëherë”, rrëfeu ai.

Sot, Hugh tregon se është më i kujdesshëm dhe se i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të rregullta, çdo tre muaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon incidentin e papritur në skenë: ‘Nuk e prisja kurrë!’

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka rrëfyer një nga episodet më të sikletshme të karrierës së tij, i cili ndodhi gjatë një shfaqjeje të “Beauty and the Beast”.

Teksa interpretonte rolin e Gastonit dhe këngën “Me”, ai humbi kontrollin për shkak të një problemi krejt të papritur.

Jackman tregon se atë periudhë vuante nga dhimbje të forta koke e një naturopat i kishte këshilluar të pinte shumë ujë për t’u hidratuar.

Ai e teproi me rekomandimin dhe përfundoi duke pirë rreth 7 litra ujë brenda ditës, gjë që i solli telashe në skenë.

Gjatë performancës së parë, ndërsa ngrinte dhe tërhiqte aktoren që luante Belle, atij iu shkëput pak urinim dhe për shkak të kostumit të ngushtë, momenti u bë edhe më i vështirë për t’u fshehur.

Në kulmin e këngës, Jackman u përball me dilemë të çuditshme: të këndonte notën e lartë F, duke rrezikuar që situata të përkeqësohej, apo të shmangte notën e të prishte pjesën muzikore. Ai vendosi ta këndonte dhe urina vazhdoi t’i rridhte poshtë kostumit gjatë gjithë skenës.

Aktori e përshkruan këtë si një nga momentet më të turpshme dhe të paharrueshme të jetës së tij në teatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Snoop Dogg bëhet trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik të SHBA-së

Published

on

Snoop Dogg është emëruar trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026.

Roli, i krijuar nga USOPC, ka për qëllim të sjellë motivim, energji dhe humor për atletët jashtë garave.

Përmes LinkedIn, ai u prezantua si “Trajneri Snoop”, duke theksuar se dëshiron t’i mbështesë sportistët dhe t’u ngrejë moralin.

Ky pozicion vjen pas popullaritetit të tij në Lojërat e Parisit 2024, ku ishte korrespondent për NBC.

Snoop pritet të sjellë stilin e tij të veçantë sidomos në sportet me atmosferë dinamike si snowboarding dhe ski freestyle.

Me praninë e tij, Lojërat Dimërore 2026 premtojnë kombinim të sportit elitar me karizmën e tij unike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara