Lajmet

Kusari-Lila: Pas 30 ditësh nuk ka argumente për të kontestuar vendosjen e reciprocitetit

Ajo tha se në raste të tilla duhet besuar veprimet e qeverisë.

Published

on

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se veprimet e qeverisë së Kosovës lidhur me situatën në veri ishin mirë të koordinuara me ambasadat e QUINT-it dhe KFOR-in. Ajo ka thënë se në raste të tilla duhet besuar veprimet e qeverisë dhe jo sipas saj dezinformatat e atyre që synojnë të destabilizojnë vendin.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se vendimi i qeverisë për të shtyrë zbatimin e marrëveshjes për 30 ditë është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë ndërsa pas një muaji nuk ka më argumente që të konstatohet vendosja e reciprocitetit.

“Koordinimi i veprimit nga ana e institucioneve të vendit, nga presidenca, qeveria dhe organet e rendit me të gjithë akterët ndërkombëtarë solli vendimin për shtyrjen e zbatimit të mëparshëm për 30 ditë, pas së cilit afat nuk ka argumente apo hapësirë për të kontestuar vendosjen e reciprocitetit në marrëveshje të nënshkruar vite më parë në Bruksel. Megjithatë, duket se jo gjithmonë, përkundër deklaratave duam të kuptojmë realitetin apo vlerësojmë suksesin e qeverisë në zgjidhjen e problemeve shumë vjeçare në Kosovë, deklaratat e menjëhershme të udhëheqësve të partive opozitare në Kosovë, pas vendimit të përbashkët të qeverisë për shtyrje, kinse veprimi nuk ishte i koordinuar me faktorin ndërkombëtar, se veriu është i pa menaxhueshem apo se shteti nuk është eksperiment, të krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur një dështim të ndodhte dhe këta do të kishin mundësinë të na tregonin se qeveria e presidenca nuk e dinin çfarë të bënin”.

Ajo ka ftuar opozitën që të besojë veprimet e qeverisë në raste të tilla dhe jo sipas saj dezinformatat.

“Betejat politike të brendshme të cilat japin ndjesinë se po i bëjmë mirë demokracisë, kur bazohen në dezinformata jo vetëm nuk forcojnë demokracinë por situatën e lartcekur dëmtojnë sigurinë e vendit. Tani kur qeveria vendosë për veprimin e duhur në raport me ligjshmërinë në vend duhet të jenë veprimet e qeverisë që duhet besuar e jo atyre që duan të destabilizojnë vendin në çdo kusht”, ka thënë ajo. 

Lajmet

Hoxha pas deklaratave të Vuçiqit: I dimë qëllimet e Serbisë, jemi të përgatitur për çdo sfidë

Published

on

By

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të vetëdijshme për qëllimet e politikës së Serbisë dhe të përgatitura për çdo skenar të mundshëm, pas tensioneve të krijuara pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviq.

Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të tyre. Nuk është që gjithmonë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, tha Hoxha.

Ai shtoi se gjendja e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës është e qetë dhe stabile, me përjashtim të pjesës veriore, ku vazhdon të ketë tensione për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë nga Beogradi përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste.

Situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, përveç veriut të vendit, ku vazhdon të jetë e brishtë. Ky destabilitet është pasojë e ndërhyrjeve të politikës së Serbisë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste, nxit tensione në atë pjesë të territorit tonë,” tha ai.

Deklaratat e Hoxhës vijnë pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pas arrestimit të Popoviqit, paralajmëroi se “Serbia do të përgjigjet ashpër”, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “po kërkon konflikt dhe po e dërgon rajonin drejt destabilizimit”.

Continue Reading

Lajmet

Chelsea kryeson garën për shërbimet e Xavi Simons

Published

on

Chelsea raportohet se ka filluar bisedimet zyrtare me RB Leipzig për transferimin e Xavi Simons, me ofertë deri në 70 milionë euro për mesfushorin holandez, i cili ka kontratë deri në 2027.

Ekipi synon ta zëvendësojë Christopher Nkunku-n nëse ai largohet, dhe Simons konsiderohet si prioritet për projektin e tyre sulmues.

Përveç Chelseat, edhe Arsenal dhe Manchester United janë përmendur si klube me interes të fortë, por edhe ato nuk kanë bërë ende oferta zyrtare.

Bayern Munich dhe Barcelona mbeten të interesuar gjithashtu për lojtarin, por operacionet e tyre janë dukshëm më pak konkrete. Barcelona ka pasur një takim eksplorues me agjentët e Simons, por çmimi i lartë e bën një marrëveshje të vështirë.

Xavi Simons preferon një hap në Premier League pasi Leipzig nuk iu kualifikua për kompeticione evropiane sezonin e ardhshëm.

Agjenti Ali Barat, i lidhur ngushtë me pronarë në Angli, po e përfaqëson aktivisht në negociata me ekipet angleze.

 

Continue Reading

Lajmet

Ardon Jashari rikthehet në stërvitje me Brugge

Published

on

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Ardon Jashari,  vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës. Ai është rikthyer në stërvitje me ekipin e tij, Club Brugge, megjithatë jo ende në seanca të plota me grupin, por në një program të personalizuar. Kjo pritet të shërbejë si një fazë tranzicioni, ndërkohë që e ardhmja e tij mbetet e paqartë thuhet sipas portalit belg “Het Laatste Nieuws”.

Ndërkohë, AC Milan vazhdon ta ketë në krye të listës së dëshirave. Pas raportimit ku u zbulua për herë të parë interesimi konkret i kuqezinjve për mesfushorin 21-vjeçar, kontakti mes palëve nuk është ndërprerë. Milan shpreson që Brugge të jetë i gatshëm të negociojë, edhe pse deri tani nuk është dhënë asnjë sinjal zyrtar për pranimin e një oferte.

Një sinjal domethënës për situatën e pazgjidhur të Jasharit është mungesa e tij në listën e skuadrës për ndeshjen e Superkupës belge kundër Union Saint-Gilloise, e zhvilluar këtë fundjavë. Edhe trajneri Nicky Hayen, në deklaratat për media pak ditë më parë, nuk e përfshiu mesfushorin në planet e menjëhershme, ndërsa nuk e mohoi mundësinë e një largimi të tij.

Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa Club Brugge duhet të vendosë nëse do të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të ri zviceran.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Refugjatët ndajnë përvojat e tyre jetësore me studentët e UBT-së në kuadër të Akademisë Verore të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, UBT mirëpriti një aktivitet të veçantë, në të cilin studentët dhe stafi akademik patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime autentike nga persona që kanë përjetuar realitetin e të qenurit refugjatë.

Të ftuarit, të cilët ishin pjesë e programit mbështetës të organizatës JRS (Jesuit Refugee Service), ndanë historitë e tyre personale – duke folur për vendet prej nga vijnë, për sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë rrugëtimit të tyre për të gjetur siguri, si dhe për përvojën e tyre me JRS që nga momentet e para të largimit nga vendlindja.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, të ngrohtë dhe miqësore, ku zërat e refugjatëve u dëgjuan me vëmendje, ndjeshmëri dhe respekt të thellë nga ana e studentëve dhe stafit të UBT-së. Përmes këtij dialogu të drejtpërdrejtë, pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë më thellë aspektet humanitare, psikologjike dhe sociale të krizave të migrimit dhe sigurisë globale.

Ky aktivitet kontribuoi në ndërtimin e empatisë, ndërgjegjësimit ndërkulturor dhe edukimit qytetar, duke shërbyer si një platformë e fuqishme për të nxitur reflektim mbi përgjegjësinë kolektive për të mbështetur të drejtat dhe dinjitetin e çdo individi.

Fotografitë e huazuara nga: JRS Kosovo 

Continue Reading

Të kërkuara