Lajmet

Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit vetëm për Ministrinë e Financave

Me këtë rishikim, buxhetit prej 2.7 miliardë euro i shtohen edhe mbi 150 milionë të tjera.

Published

on

Me 65 vota pro, asnjë kundër asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit prej 2.7 miliardë euro i shtohen edhe mbi 150 milionë të tjera.

Në këtë rast, rishikimi i buxhetit nga qeveria është bërë vetëm për Ministri të Financave, dhe nuk prek ndonjë organizatë tjetër buxhetore.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha sa i përket rishikimit të rregullt buxhetor të mes vitit, do ta sjellin shumë shpejt në kuvend ku do të mund të adresohen edhe projektet për organizatat tjera buxhetore.

“Rishikimin që e keni para jush e kemi nisur si rishikim të jashtëzakonshëm vetëm për një organizatë buxhetore, ligji për menaxhimin e financave publike parasheh që për ato organizatë që bëhet rishikimi të bëhen dhe konsultime dhe dëgjime buxhetore dhe në këtë raste këto dëgjime nuk janë bërë me asnjë organizatë tjetër, por vetëm me Ministrinë e Financave, sepse vetëm aty ka pasur plotësim ndryshim të buxhetit. Sa i përket rishikimit të rregullt të mes vitit do ta keni shumë shpejt, ku do të mund të adresohen edhe projektet për organizatat tjera buxhetore siç janë projektet në këtë rast që u prezantuan nga deputetja Ariana Musliu Shoshi”, theksoi Murati.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja tha se komisioni ka trajtuar këtë projektligj përmes një grupi punues dhe rekomandon deputetët që ta votojnë këtë rishikim buxhetor.

“Komisioni e ka trajtuar përmes grupit punues, ka pasur vetëm një amendamentim dhe të njëjtin pasi e ka miratuar, i ka rekomanduar deputetëve të këtij kuvendi që ta miratojmë”, theksoi Muja.

Ndërsa, dy amendamente të propozuara nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Ariana Musliu-Shoshi, deputete nga radhët e PDK-së ka propozuar dy amendamente pas kërkesës siç tha ajo të qytetarëve të fshatit Libeniq dhe Klinë e mesme të cilët kanë probleme me ujë të pijshëm dhe infrastrukturë jo të mirë.

“Të dyjat amendamentet të cilat i kam propozuar unë, kanë ardhur pas kërkesave të qytetarëve të fshatit Libeniqit, po ashtu e shumë qytetarëve apo banorëve të fshatit Klinë e mesme të Skenderajt, kërkesat nga qytetarët e Libeniqit është e tyre janë që të pajisen me ujë të pijshëm, fatkeqësisht nuk kanë ujë sjellës dhe nuk kanë ujë të pijshëm aty dimë që ka shumë banorë të cilët jetojnë po ashtu është njëri nga fshatrat që ka pësuar shumë nga lufta dhe i cili nuk ka as edhe burra as djem, ka vetëm gra dhe vajza dhe nuk ka kush që të përkujdesët për ta prandaj është shumë e rëndësishme që ata të pajisen me ujë të pijshëm, dhe e dyta ka të bëjë me rrugën në fshatin Klinë të mesme pra ka shumë banorë që banojnë aty dhe siguria e tyre është e cenuar pasi që nuk kanë rrugë që të udhëtojnë”, ka thënë Musliu Shoshi.

Kjo seancë ka qenë e paraparë vetëm me këtë pikë të rendit, të ditës dhe me vazhdimin e pikave të tjera të rendit të ditës të mbetura nga seanca e dita e djeshme, ku pritet të shqyrtohet edhe TRUST-i. 

Lajmet

Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

Published

on

By

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Continue Reading

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Published

on

By

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara