Aktualitet

Aeroporti i Gjenevës thotë se do të rifillojë gradualisht fluturimet pas mbylljes së hapësirës ajrore

Published

on

Aeroporti i Gjenevës njoftoi se kishte filluar gradualisht fluturimet pasi një defekt kompjuterik mbylli hapësirën ajrore të Zvicrës të mërkurën në mëngjes.

Lajm i mirë! Trafiku ajror ka rifilluar gradualisht që nga ora 8:30 (0630 GMT)“, tha aeroporti i Gjenevës në një postim në Twitter, duke shtuar se “disa fluturime janë anuluar. Pasagjerët duhet të kontrollojnë me kompanitë e tyre ajrore nëse fluturimet e tyre mbahen“. /UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime

Published

on

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar atë për mungesë të rezultateve gjatë mandatit të saj pesëvjeçar në krye të shtetit.

Në një deklarim për media, Osmani e quajti Hotin “njeriun më jorelevant”, duke thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të, ndërsa shtoi se akuzat për moszbatim të marrëveshjeve ndaj Kosovës vijnë vetëm nga Serbia.

Ndërkaq Hoti tha se Osmani po e përfundon mandatin pa ndonjë kontribut për shtetin dhe e cilësoi periudhën e saj si pesë vite demagogji dhe mashtrime.

“Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së,” ka shkruar Hoti.

Hoti kritikoi edhe heshtjen e saj ndaj vendimeve të organeve të drejtësisë që, sipas tij, vërtetojnë uzurpimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, përfshirë edhe partinë Guxo, të cilën e kishte themeluar vetë Osmani./Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Arrestimi i Jevtiq, Sveçla thotë se po çmontohen me sukses rrjetet e spiunazhit

Published

on

Një operacion i përbashkët ndërmjet Prokurorisë Speciale, Agjencisë për Inteligjencë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës ka rezultuar me arrestimin e zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq.

Ai është arrestuar nën dyshimet për spiunazh, pasi dyshohet se ka transferuar informacione dhe sekrete shtetërore tek agjencitë serbe dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë, para të gatshme dhe disa dokumente të dyshimta.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, njoftoi Prokuroria Speciale.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Pas arrestimit të Jevtiq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ,theksoi se po çmontohen me sukses rrjetet e spiunazhit në Kosovë.

Kujtojmë se edhe kohë më parë janë arrestuar persona të dyshuar pë spiunazh. I fundit që u arrestua për këtë vepër është Hysri Selimi./Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Moti sot në Kosovë

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12 deri në 14°C, kurse temperaturat maksimale deri në 23 – 26°C.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi./Telegrafi

Continue Reading

Bota

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

Published

on

By

Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të kabinetit qeveritar në këtë shtet në vjetët e fundit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit në periudhë lufte.

Svyrydenko, 39-vjeçare, e ka marrë detyrën nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me kërkesë për rritje të prodhimit të brendshëm të armëve dhe ringjallje të ekonomisë së Ukrainës, të varur në mënyrë të konsiderueshme nga kreditë.

Në fjalimin para Kuvendit, Zelensky ka thënë se pret që Qeveria të rrisë numrin e armëve që prodhohen brenda territorit dhe që brenda gjashtë muajve ato jenë të shpërndara në fushëbetejë te 50 për qind e ushtarëve.

Ai e ka përmendur edhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me aleatët, si një prej synimeve kryesore të riformatimit më të madh qeveritar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.

Svyrydenko është teknokrate me përvojë, e cila ka shërbyer si zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës prej vitit 2021. Ajo është zotuar se do të veprojë “me shpejtësi dhe vendosmëri”.

Lufta nuk lë hapësirë për vonesa”, ka thënë ajo përmes një postimi në X – dikur Twitter.

“Prioritetet tona për gjashtë muajt e parë janë të qarta: furnizime të qëndrueshme për ushtrnë, zgjerim të prodhimit të brendshëm të armëve dhe përforcim të kapaciteteve teknologjike për forcat tona mbrojtëse”.

Svyrydenko është e njohur brenda qarqeve të administratës amerikane, pasi ajo e ka negociuar marrëveshjen për qasjen e Shteteve të Bashkuara në minerale e rralla të Ukrainës.

Këto negociata konsiderohen kryesore në përforcim të marrëdhënieve në mes të Kievit dhe Uashingtonit.

Duke iu adresuar ligjvënësve të enjten, Zelensky ka thënë se do të ketë edhe marrëveshje tjera që do të arrihen me SHBA-në, por ka përmendur diçka specifike.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Continue Reading

Të kërkuara