Një grua amerikane ka rrëfyer se ka udhëhequr një batalion me vetëm femra për të ashtuquajturin grupi Shteti Islamik në Siri, si dhe ka komplotuar sulme në tokën amerikane.
Allison Fluke-Ekren u deklarua fajtore për një akuzë për ofrimin e mbështetjes për grupin dhe pranoi se kishte trajnuar mbi 100 gra dhe vajza për dhunë.
Mësuesja e kthyer në lidere të IS-it u largua nga SHBA në vitin 2011 dhe punoi me një grup terrorist në Libi para Sirisë.
Ajo tani përballet me burgim rreth 20 vjet.
Fluke-Ekren, 42 vjeç, një ish studente e biologjisë dhe mësuese, udhëtoi për në Siri për t’iu bashkuar grupit pasi kishte jetuar në Egjipt dhe Turqi.
Ndërsa ishte me IS-in, ajo drejtoi Khatiba Nusaybah, një batalion i përbërë nga femra me bazë në kryeqytetin e tij de-fakto, Raqqa, Siri.
Roli i saj kryesor ishte të mësonte gratë dhe fëmijët të përdornin armë, duke filluar nga pushkët dhe granatat AK-47 deri te jelekët vetëvrasës, sipas zyrtarëve.
Ajo pranoi se kishte trajnuar grupin, por pretendoi se nuk kishte tentuar kurrë të rekrutonte fëmijë.
“Ne nuk kemi trajnuar qëllimisht asnjë vajzë të re”, tha ajo, sipas CNN. Disa nga gratë që ajo ka trajnuar pritet të dëshmojnë kundër saj në seancën e saj të dënimit.
Fluke-Ekren jetoi gjithashtu në Mosul, Irak, pasi u kap nga luftëtarët e IS.
Sipas prokurorëve, një dëshmitare dëshmoi se niveli i saj i radikalizimit ishte “jashtë grafikëve” dhe një “11 ose 12” në një shkallë nga një deri në 10.
Ajo gjithashtu pranoi se kishte diskutuar për sulmet në tokën amerikane, duke përfshirë në një universitet dhe qendër tregtare.
Familjarët e saj i kanë kërkuar më parë gjykatës që të mos kontaktojë me ta./UBTNews/
Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/
Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.
Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.
Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/
Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.
Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/