Shëndeti

Përse dhemb zemra dhe kur duhet të shqetësoheni?

Dhimbje dhe shtrëngime të tilla natyrshëm shkaktojnë stres dhe shqetësim.

Published

on

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës.

Dhimbje dhe shtrëngime të tilla natyrshëm shkaktojnë stres dhe shqetësim.

Arsyet që zemra dhemb ose keni shtrëngime në kraharor janë të shumta, megjithatë jo çdo dhimbje është tregues i një problemi specifik me zemrën.

Zemra mund të dhembë edhe për shkak të problemeve me tretjen, stresin ose mushkëritë. Por zemra mund të dhembë edhe për shkak të një problemi me vetë organin ose enët e gjakut.

Kjo është arsyeja përse dhimbje të tilla nuk duhen anashkaluar dhe njeriu duhet të jetë i vëmendshëm ndaj simptomave shoqëruese.

Dhimbjet serioze të zemrës shpërndahen në krahun e majtë, shpatull ose nofull.

Urthi nga ana tjetër shoqërohet me ndjesinë e përvëlimit në stomak dhe dhimbje të zemrës.

Kolla që shoqërohet me dhimbje të zemrës tregojnë se njeriu ka një problem me mushkëritë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të interpretoni saktë simptomat që shpalosen në rast dhimbjesh.

Dhimbjet e zemrës për shkak të sëmundjeve koronare

Nëse ndjeni dhimbje në kraharor që shpërndahet tek zona e krahut, atëherë qarkullimi i gjakut mund të jetë penguar nga bllokimi i përkohshëm i enëve të gjakut.

Këto dhimbje shfaqen edhe pas një lodhjeje të fortë fizike.

Simptoma të tjera të sëmundjeve koronare janë ndjesia e djegies në kraharor, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të fortë në kraharor pas kryerjes së një aktiviteti intensiv fizik.

Ataku në zemër

Nëse ndjeni sikur mbi kraharor keni një peshë shumë të rëndë, atëherë kjo mund të jetë tregues i një ataku të mundshëm të zemrës.

Dhimbja e zemrës si pasojë e atakut mund të zgjasë disa minuta. Shumë shpesh, dhimbja përhapet në zonën e nofullës, shpatullës dhe krahut të majtë.

Ajo shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, të përziera, dhimbje në stomak dhe djersë të ftohta.

Dhimbjet e zemrës si pasojë e stresit

Stresi i vazhdueshëm emocional ose psikologjik ka ndikim të keq në shëndetin e zemrës.

Stresi rrit rrahjet e zemrës, shtrëngon muskujt e saj dhe rrit tensionin e gjakut.

Sulmet e panikut

Stresi nxit shumë sulme paniku të cilat kanë ndikim tek zemra. Këto sulme shoqërohen me dhimbje të mprehta të kraharorit.

Zemra dhemb për shkak të kontraktimit të muskujve të kraharorit, rritjes së tensionit ose mungesës së gjakut.

Në rastet e stresit dhe panikut, dhimbja e zemrës shoqërohet me ndjesinë e therjes në duar ose këmbë, të dridhura, marramendje ose mungesë kontrolli.

Kur ‘thyhet’ zemra

Emocionet kanë një ndikim të fortë tek zemra dhe shkaktojnë me të vërtetë dhembje të saj.

Stresi i humbjes së një njeriu të dashur mund të rrisë rrezikun e problemeve serioze me zemrën.

Studiuesit konfirmojnë se humbja e një njeriu mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, rrahje të çrregullta të zemrës dhe deri atak në zemër.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes e të menaxhoni sa të mundeni stresin.

Problemet me mushkëritë

Problemet me mushkëritë mund të jenë një shkak serioz për dhimbjet e kraharorit pa lidhje me sëmundjet kardiake.

Një nga simptomat shoqëruese të pneumonisë është dhimbja therëse në zonën e zemrës.

Dhimbja përkeqësohet gjatë kollës, tështimës ose frymëmarrjes së thellë.

Simptoma të tjera të pneumonisë janë ethet, vështirësitë në frymëmarrje, dhimbje gjymtyrësh, dhimbje stomaku dhe lodhje.

Azma mund të jetë një tjetër arsye përse zemra dhemb, nëse ndieni dhimbje kur kolliteni ose tështini.

Problemet me tretjen

Sipas të dhënave, shumë probleme që prekin sistemin tretës shoqërohen me dhimbje të zemrës ose kraharorit.

Urthi është një i tillë, dhimbjet e së cilit të japin gjithnjë idenë se ka diçka që nuk shkon me zemrën.

Mjekët thonë se ndryshimi mes dhimbjeve të urthit dhe të zemrës është se urthi ka ndjesinë e djegies në kraharor ndërsa problemet me zemrën manifestohen me ndjesinë e shtrëngimit.

Kur është koha të konsultoheni me një mjek

Një zemër që dhemb nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni probleme me zemrën. Megjithatë dhembjet nuk duhen injoruar.

Kërkoni menjëherë ndihmë në rastet kur keni:

  • Shtrëngim të fortë në zonën e kraharorit.
  • Presion në krahun e majtë, shpinë, nofull, qafë dhe pjesën e sipërme të stomakut.
  • Dhimbje të vazhdueshme për disa minuta.
  • Vështirësi në frymëmarrje.
  • Marramendje dhe djersë të ftohta.
  • Dhimbje zemre që përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Aktualitet

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Published

on

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.

Continue Reading

Lifestyle

Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj

Published

on

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:

Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.

Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online

Continue Reading

Lifestyle

Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore

Published

on

Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.

Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.

“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton  Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.

Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online

Continue Reading

Aktualitet

MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka siguruar një sasi të mjaftueshme serumi kundër helmimeve nga pickimi i gjarprit dhe ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë paraqitur kërkesë për furnizim.

Rritja e temperaturave gjatë verës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të gjarpërinjve, të cilët mund të shfaqen në hapësira të ndryshme, veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, e madje edhe pranë shtëpive apo banesave. E, kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët shpesh ndihen të pasigurt dhe të frikësuar për mundësinë e një kontakti të papritur me këto zvarranikë, sidomos gjatë lëvizjeve në natyrë apo në ambientet përreth shtëpisë.

“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të serumit kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit dhe IKSHPK ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë bërë kërkesë për furnizim. Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar të gjitha qendrat në nivel vendi dhe u ka bërë thirrje të përsëritur që të furnizohen me serum, duke qenë se ka sasi të mjaftueshme dhe të siguruara me kohë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë shtoi më tej se serumet janë siguruar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përfshirë Klinikën Infektive, ndërsa ato janë në dispozicion edhe për repartet infektive të spitaleve të përgjithshme (rajonale).

Nëse shihni një gjarpër:

– MOS u përpiqni ta vrisni ose të afroheni shumë!
– Qëndroni të qetë dhe largohuni ngadalë
– Edukojini fëmijët të shmangin gjarpërinjtë dhe të njoftonjnë një të rritur nëse hasin në një gjarpër

Nëse kafshoheni nga një gjarpër (sidomos një nepërkë):

– Qëndroni të qetë – paniku rrit rrahjet e zemrës dhe përhap helmin më shpejt
– Imobilizoni gjymtyrën e kafshuar
– MOS thithni helmin dhe mos e preni plagën
– Telefononi menjëherë Shërbimet e Urgjencës (112) ose shkoni në spitalin më të afërt
– Nëse mundeni, kini parasysh pamjen e gjarprit (për trajtim), por mos rrezikoni sigurinë tuaj duke u përpjekur ta kapni ose fotografoni atë

Gjithashtu, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, madje nepërkat kafshojnë vetëm nëse kërcënohen. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistem – duke kontrolluar brejtësit dhe dëmtuesit. /Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara