Shëndeti

Mrekullia që bëjnë arrat nëse i konsumoni çdo ditë

Pse rekomandohet të hani arra?

Publikuar

Sipas një studimi në Penn State University në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me udhëheqës Doktor Penny Kris Eteron, thuhet se konsumimi çdo ditë i arrave lufton sëmundjet e zemrës.

Sipas ekspertit Penny Kris Eteron, të konsumojmë arra ose vaj arrash për katër ditë rresht, zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Duke konsumuar vetëm tre lugë gjelle vaj arrash do të ndodhë që enët e gjakut të përmirësohen brenda katër orësh, shkruan EO. Prandaj mos i ndani nga konsumimi.

Lajmet

Studimi zbulon efektin anësor të çuditshëm të paracetamolit

Studimi u publikua nga revista Social Cognitive and Affective Neuroscience.

Publikuar

nga

Paracetamoli mund të prodhojë një efekt anësor të çuditshëm që ndryshon perceptimin tuaj për rrezikun, sipas një studimi të ri. Një ekip shkencëtarësh në Universitetin Shtetëror të Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuluan se njerëzit po rrezikojnë shëndetin e tyre më shumë sesa ata që u jepet një placebo.

Neuroshkencëtari Baldwin Way, bashkëautor i studimit, tha: “Acetaminophen duket se i bën njerëzit të ndiejnë më pak emocione negative kur mendojnë të ndërmarrin aktivitete të rrezikshme – ata thjesht nuk ndihen aq të frikësuar”.

Studimi u publikua nga revista Social Cognitive and Affective Neuroscience.

Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se paracetamoli mund të zvogëlojë emocionet pozitive dhe negative. Way beson se rezultatet që prodhon paracetamoli në perceptimin e rrezikut mund të kenë një sërë implikimesh në jetën reale dhe se duhet bërë më shumë kërkime./Abcnews.al

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Gjashtë mënyra se si muzika mund të reduktojë stresin te njerëzit

Dëgjimi i muzikës lidhet me një gamë të gjerë të rezultatesh shëndetësore pozitive.

Publikuar

nga

Nga Shahram Heshmat

Dëgjimi i muzikës është një ndërhyrje alternative tërheqëse kundër stresit dhe ankthit, pasi është e arritshme, e lirë dhe e lehtë për t’u përdorur si një terapi në jetën e përditshme. Dëgjimi i muzikës lidhet me një gamë të gjerë të rezultatesh shëndetësore pozitive, pasi mund të ulë nivelet e kortizolit, të rrisë nivelet e serotoninës dhe të aktivizojë zonat e trurit që përfshihen tek shpërblimi. Për shembull, është raportuar dëgjimi i muzikës relaksuese para, gjatë dhe pas procedurave mjekësore, lidhet me nivele më të ulëta të kortizolit. Ja cilat janë 6 mënyrat se si muzika e redukton ankthin dhe stresin.

1. Efekti relaksues i ritmit

Ritmi i muzikës mund të konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm. Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës me ritëm të ngadaltë dhe me zë të ulët, mund t’i qetësojë njerëzit gjatë situatave stresuese. Për shembull, muzika me një ritëm të ngadaltë, si muzika meditative apo xhazi i butë, lidhet shpesh me relaksimin. Muzika me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm siguron reduktim të stresit duke ndryshuar ritmet e trupit, si për shembullrrahjet e zemrës.

2. Muzika pa tekst

Zakonisht muzika pa tekst funksionon më mirë. Përdorimi i muzikës instrumentale, në vend të muzikës me tekst, sjell shpesh efekte më të mëdha të ndërhyrjes së muzikës në reduktimin e stresit. Muzika që përmban tekst, mund të jetë më shpërqendruese në vend se të jetë qetësuese.

3. Muzika si një strategji shpërqendrimi

Dëgjimi i muzikës mund të sigurojë një “shpërqendrim” nga mendimet ose ndjenjat që rrisin stresin. Muzika si një mjet shpërqendrues, mund të largojë vëmendjen nga një ngjarje stresuese në diçka më të këndshme, e cila redukton nivelet e stresit. Pra, dëgjimi i muzikës që ndryshon humorin nëpërmjet ndryshimit të modeleve të mendimit, mund të ketë një efekt afatgjatë.

4. Muzika shkakton kënaqësi

Muzika ka një lidhje të fortë me ndjenjat e kënaqësisë. Angazhimi me muzikën mund të shkaktojë të njëjtat reagime biologjike dhe psikologjike të lidhura me shpërblime të tjera shumë themelore, si ushqimi, seksi dhe paratë. Muzika e përjetuar si e këndshme, e forconemocionin pozitiv, i cili e redukton stresin.

5. Lidhja sociale

Dëgjimi i muzikës në prani të të tjerëve, mund të forcojë efektin reduktues të stresit. Muzika lehtëson lidhjet shoqërore. Krijimi i muzikës në grup apo këndimi së bashku mund të sjellëforcimin e lidhjeve sociale, gjë qëemund të shpjegohet me çlirimin e neurotransmetuesve siendorfina dhe oksitocina.

6. Preferenca ka rëndësinë e saj

Studimet tregojnë se pasja e mundësisë së zgjedhjes për atë që do të dëgjoni, ka efekte më të dobishme sesa muzika e zgjedhur nga dikush tjetër. Kur për ndonjë arsye, muzika e zgjedhur nuk është e përshtatshme për situatën, kjo mund të çojë në ndryshime të padëshiruara të humorit apo përkeqësim të humorit negativ./Psychology Today – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Çokollata e zezë ndihmon funksionin e mëlçisë

Me përmbajtjen e saj prej 70% kakao, çokollata e zezë ndihmon vërtetë në mirëqenien e njeriut.

Publikuar

nga

Nëse gjithë ditën nuk keni humor të mirë, atëherë nisni dhe llogarisni në çokollatë të zezë.

Me përmbajtjen e saj prej 70% kakao, çokollata e zezë ndihmon vërtetë në mirëqenien e njeriut.

Ndërsa meritat për këtë janë kryesisht te prania e flavonoideve të cilat janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë optimalisht funksionimin e mëlçisë, sistemin imunitar, kapilarët dhe gjithashtu kontribuojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve të tilla si kardiovaskulare dhe inflamatore.

Gjithashtu kjo çokollatë përmban një sasi të mirë të fibrave (3.2 gr për 40 gr), karbohidrate, sheqerna, proteina dhe është më pak kalorike sesa qumështi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Indi: Fruthi ua merr jetën 12 fëmijëve

Rastet e para të vdekjes u raportuan në periudhën mes 26-27 tetorit.

Publikuar

nga

Fruthi ua mori jetën 12 fëmijëve në qytetin perëndimor indian të Mumbait dhe zonat përreth, thonë autoritetet shëndetësore.

Rastet e para të vdekjes u raportuan në periudhën mes 26-27 tetorit, kur tre fëmijë vdiqën brenda 48 orësh.

Qyteti ka konfirmuar 233 raste me fruth këtë vit deri të mërkurën – një kërcim trefish nga 92 raste dhe dy raste të vdekjes u shënuan vitin e kaluar.

Autoritetet thonë se një përpjekje e ngadaltë e vaksinimit mes pandemisë COVID-19 ka kontribuar në rritjen e infeksioneve.

Rasti i fundit i vdekjes u shënua të martën. Viktima ishte një foshnje tetëmuajshe, e cila ishte imunizuar pjesërisht.

Fruthi është shumë ngjitës, madje më shumë se COVID-19 dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët më pak se pesë vjeç.

Sëmundja, e cila shkakton kollë, skuqje dhe temperaturë, mund të parandalohet me dy doza të vaksinës së shytave, fruthit dhe rubeolës (MMR)./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara