Sport

Duka: Shqipëria dha provimin në sytë e Evropës, synojmë organizime të tjera të këtij niveli

Duka tha se tani e tutje do të fillojnë diskutimet me UEFA-në për organizime të tjera të këtij niveli për ngjarje të mëdha sportive.

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit në Shqipëri, Armand Duka, ka folur në një konferencë për media rreth finales së finales së Ligës së Konferencës e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ai tha se i gjithë ky event kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme duke iu falenderuar një angazhimi maksimal nga të gjithë akterët dhe se më këtë iu dëshmua para të gjithë skeptikëve se Shqipëria mund dhe di të bëjë organizime të tille.

“Disa vite më parë, në vitin 2017 kur ne aplikuam për të pasur një finale të tillë në Tiranë shumëkush ishte skeptik, shumëkush e quante të pamundur, shumëkush madje e quante edhe ironi të drejtuesve të FSHF-së sepse Shqipëria nuk të ketë një finale të tillë. Tashmë jo vetëm që finalja erdhi në Tiranë, jo vetëm që kupa erdhi në Tiranë, ekipet finaliste dhe të gjithë bota u përqendrua në Tiranë po edhe përfundoi me sukses për t’i dhënë përgjigje. Atë përgjigje në fakt e kam paralajmëruar para eventit të gjithë skeptikëve që menduan që ne nuk mund të organizojmë një finale të tillë”, tha Duka.

Duka më tutje theksoi se nga tani e tutje do të fillojnë diskutimet me UEFA-në për organizime të tjera të këtij niveli për ngjarje të mëdha sportive.

“Në fakt pas përfundimit të ceremonisë derisa po shkonim ne hotel, letë themi filloi një lloj diskutimi i ri që ne mund të bëjmë mirë dhe pse të mos shohim për të pasur një kompeticion të tillë se Konferencë Liga, Evropa Liga apo Champions Liga. Momentalisht është e pamundur për kapacitetet e stadiumit. Për të pasur një finale të ndonjë superkupe apo tjetër event të rëndësishëm evropian të tipit të kampionat evropian të rinjsh 17 vjeçar, 19 vjeçar apo 21 vjeçar, i kemi të gjitha mundësitë për t’i pasur. Ky duhet të jetë obkeiv i UEFA-së”, theksoi i pari i FSHF-së.

“Unë nuk mendoj që mund të kishim një promocion më të mirë për futbollin shqiptar por edhe për vendin. E kam thënë edhe para finales, kjo ka qenë dhe në këtë këndvështrim e shoh gjithmonë që ne duhet të përfitojmë nga çdo lloj eventi, duhet të përfitojmë nga çdo lloj dritare që na jep mundësinë për të dalë në Evropë dhe kjo ishte ato për të pasur benefite ekonomike direkte siç ishte në këtë rast dhe indirekte”, tha tutje Duka.

Ndryshe, në finalen e Ligës së Konferencës që u zhvillua të mërkurën në Tiranë u ballafaquan Roma dhe Feynoordi. Fituese doli skuadra italian e cila fitoi me rezultat 1-0.

Sport

Super derbi në basketboll

Published

on

By

Pas Kupës, emocionet vazhdojnë në ProCredit Superligë me shumë sfida dhe një super derbi.

Takimi kryesor i kësaj jave zhvillohet në Mitrovicë me sfidën ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrat rivale, me traditë dhe me shumë trofe në basketbollin e Kosovës.

Pas 13 ndeshjeve, ‘Xehetarët’ janë liderë me dhjetë fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit kanë shtatë fitore e gjashtë humbje. Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, si gjithmonë në duelet derbi mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshje interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci 029, ku fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.

Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit. Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.

Java e 14-t mbyllet me sfidën ndërmjet Vëllaznimit dhe GO+ Pejës. Kuqezinjtë numërojnë katër fitore e nëntë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

ProCredit Superliga-Java 14

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Rahoveci 029

19:30 Bashkimi-Bora

E diel

17:00 Trepça-Sigal Prishtina

19:30 Vëllaznimi-GO+Peja

Continue Reading

Sport

Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme

Published

on

By

 

Futbolli:

1. Spanja

2. Franca

3. Argjentina

4. Anglia

5. Portugalia

6. Brazili

7. Holanda

8. Belgjika

9. Kroacia

10. Italia

 

Basketbolli:

1. SHBA

2. Gjermania

3. Franca

4. Kanada

5. Australia

6. Spanja

7. Serbia

8. Argjentina

9. Lituania

10. Brazili

 

Kriketi:

1. India

2. Australia

3. Anglia

4. Zelanda e Re

5. Afrika e Jugut

6. India Perëndimore

7. Pakistani

8. Shri Lanka

9. Bangladeshi

10. Afganistani

Hokej mbi bar:

1. Holanda

2. Gjermania

3. Belgjika

4. Australia

5. Spanja

6. Argjentina

7. India

8. Anglia

9. Franca

10. Irlanda

 

Ragbi:

1. Afrika e Jugut

2. Zelanda e Re

3. Irlanda

4. Franca

5. Anglia

6. Argjentina

7. Australia

8. Skotlanda

9. Fixhi

10. Italia

 

Volejbolli:

1. Polonia

2. Italia

3. Brazili

4. Franca

5. SHBA

6. Sllovenia

7. Japonia

8. Agjentina

9. Bullgaria

10. Kanadaja

Continue Reading

Sport

Amorim shpërthen ndaj United: “Nuk erdha të jem trajner, por menaxher”

Published

on

By

Ruben Amorim ka sfiduar hierarkinë e Manchester United që ta lënë të bëjë punën e tij pa ndërhyrje.

Pasi aludoi të premten për problemet prapa skenave, Amorim priti deri në pyetjen e fundit të konferencës së tij për media pas ndeshjes pas barazimit 1-1 me Leeds United për të bërë një tjetër pikë të rëndësishme.

Ai deklaroi vazhdimisht se ishte gati të largohej kur kontrata e tij të skadonte pas 18 muajsh, duke treguar se ishte hasur në ndërhyrje të padëshiruara në detyrat e tij nga figura të larta të United, të cilat nuk do të toleroheshin diku tjetër.

Ai përmendi emrat e tre ish-trajnerëve të profilit të lartë të Premier Ligës dhe sugjeroi se ata nuk do t’i nënshtroheshin ndërhyrjes që ai mendon se ka përjetuar.

Dua vetëm të them se erdha këtu për të qenë menaxher, jo për të qenë trajner,” tha ai.

Në çdo departament – departamenti i vëzhgimit, drejtori sportiv – [ata] duhet të bëjnë punën e tyre. Unë do ta bëj timen për 18 muaj dhe pastaj do të ecim përpara.

Dua vetëm të them se do të jem menaxheri i kësaj skuadre, jo vetëm trajneri. Isha shumë i qartë për këtë. Kjo do të përfundojë brenda 18 muajsh dhe pastaj të gjithë do të largohen. Kjo ishte marrëveshja. Kjo është puna ime. Jo të jem trajner.

Amorim gjithashtu hodhi poshtë idenë se United është bërë shumë i ndjeshëm ndaj kritikave të jashtme.

Ai tha: “Nëse njerëzit nuk mund ta përballojnë situatën me Gary Nevilles dhe kritikat për gjithçka, ne duhet ta ndryshojmë klubin.”

 

Continue Reading

Sport

Top 20 sportistë më të paguar në histori

Published

on

By

Sporti është një veprimtari shumë fitimprurëse. Natyrisht, për sportistët që arrijnë rezultate kulmore.

Lista më poshtë sjell 20 sportistët, me fitimet më të mëdha gjatë karrierës së tyre sportive.

  1. Majkëll Xhordan – Basketboll (SHBA) – 4.15 miliardë dollarë
  2. Tajgër Uds – Golf (SHBA) – 2.79 miliardë dollarë
  3. Kristiano Ronaldo – Futboll (Portugali) – 2.23 miliardë dollarë
  4. LeBron James – Basketboll (SHBA) – 1.88 miliardë dollarë
  5. Lionel Mesi – Futboll (Argjentinë) – 1.85 miliardë dollarë
  6. Arnold Palmer – Golf (SHBA) – 1.82 miliardë dollarë
  7. Xhek Niklaus – Golf (SHBA) – 1.75 miliardë dollarë
  8. Dejvid Bekam – Futboll (Angli) – 1.61 miliardë dollarë
  9. Roxher Federer – Tenis (Zvicër) – 1.59 miliardë dollarë
  10. Flojd Mejuezer Junior – Boks (SHBA) – 1.52 miliardë dollarë
  11. Fil Mikelson – Golf (SHBA) – 1.49 miliardë dollarë
  12. Mihail Shumaher – Formula 1 (Gjermani) – 1.39 miliardë dollarë
  13. Shakil O’Nil – Basketboll (SHBA) – 1.27 miliardë dollarë
  14. Nejmar Junior – Futboll (Brazil) – 1.17 miliardë dollarë
  15. Kobi Brajant – Basketboll (SHBA) – 1.11 miliardë dollarë
  16. Kevin Durant – Basketboll (SHBA) – 1.07 miliardë dollarë
  17. Luis Hamilton – Formula 1 (Angli) – 970 milionë dollarë
  18. Majk Tajson – Boks (SHBA) – 965 milionë dollarë
  19. Aleks Rodrigez – Bejsboll (SHBA) – 795 milionë dollarë
  20. Meni Pakjao – Boks (Filipine) – 490 milionë dollarë

Continue Reading

Të kërkuara