Shëndet

Teknologjia mund të parashikojë goditjen në zemër? Çfarë thonë ekspertët?

Testet e sotme ofrojnë disa njohuri për përbërjen e zemrës.

Published

on

Humbja e jetës nga problemet e lidhura me zemrën ndodhin papritur dhe shpesh pa paralajmërim, ndaj ato janë pothuajse të pamundura për t’u parashikuar. Por kjo mund të ndryshojë, falë teknologjisë së imazhit 3D dhe inteligjencës artificiale (AI).

Studiuesit në Universitetin Johns Hopkins po punojnë për të krijuar modele më të sakta dhe të personalizuara të zemrës së një të sëmuri.

“Tani për tani, mund të themi vetëm nëse një pacient është në rrezik apo jo për një goditje të papritur në zemër”, thotë Dan Popescu, shkencëtar i këtij kërkimi.

Me teknologjinë e re, studiuesit mund të jenë në gjendje jo vetëm të parashikojnë nëse dikush është në rrezik për një sulm të papritur kardiak, por edhe kur kjo ka më shumë gjasa të ndodhë.

Zemra në 3D

Testet e sotme ofrojnë disa njohuri për përbërjen e zemrës. Ato ofrojnë vetëm një fotografi, duke treguar shëndetin e zemrës vetëm në një moment dhe nuk mund të parashikojnë të ardhmen.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët po shkojnë më tej për të zhvilluar kopje dixhitale 3D të zemrës, të njohura si modele llogaritëse.

Modelet llogaritëse janë kopje të simuluara me kompjuter që kombinojnë matematikën, fizikën dhe shkencat kompjuterike.

Këto modele kanë ekzistuar për një kohë të gjatë dhe përdoren në shumë fusha, duke filluar nga prodhimi në ekonomi.

Në mjekësi, këto modele janë të mbushura me “qeliza” dixhitale.

Ato imitojnë qelizat e gjalla dhe mund të programohen me veti të ndryshme elektrike, në varësi të faktit nëse janë të shëndetshme apo jo.

Duke i shënë këtij imazhi dixhital një stimul elektrik, studiuesit mund të vlerësojnë se si zemra mund të përgjigjet dhe të parashikojnë se çfarë do të ndodhë.

Kjo lloj teknologjie nënkupton se edhe trajtimet do të jenë më të mira dhe më të sakta për sëmundjet e zemrës.

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të parashikuar rezultatet shëndetësore

Shkencëtarët thonë se teknologjia e AI mund të analizojë dëmtimet e zemrës në një mënyrë të suksesshme.

Algoritmi mbledh informacion nga modelet llogaritëse 3D të zemrës, të dhënat e testeve të pacientëve si MRI, përkatësia etnike, mosha, stili i jetës dhe informacione të tjera.

Mbledhja e të dhënave mund të prodhojë vlerësime të sakta dhe të qëndrueshme për të parë nëse një pacient është në rrezik për një sulm të papritur karidak.

Edhe pse studimi u krye për pacientët me një lloj të veçantë sëmundjeje e zemre, ekspertët thotë se algoritmi mund të përshtatet për të vlerësuar edhe probleme të tjera.

Kur mund të përdoret edhe në popullatë kjo lloj teknologjie?

Hulumtuesit parashikojnë se imazhi 3D i modeleve të zemrës mund të jetë i disponueshëm në 2 vjet.

Megjithatë kjo lloj teknologjie do të kërkojë më shumë studime dhe miratim, kështu që afati kohor nuk është ende shumë i qartë./AgroWeb

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara