Kulturë

Ed Sheeran flet pasi fitoi procesin gjyqësor për të drejtat autoriale

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të mërkurën se Sheeran nuk ia ka vjedhur këngën “Oh Why” të Sami Chokrit.

Published

on

Këngëtari dhe tekstshkruesi Ed Sheeran tha se çështja e fundit në Gjykatën e Lartë për një nga këngët e tij nuk ishte rreth parave, por rreth ndershmërisë dhe mbrojtjes së asaj që është e drejtë.

Sheeran në “Two’s Newsnight” në BBC deklaroi se nuk kishte zgjidhje tjetër pos që ta mbronte krijimtarinë e tij në gjykatë.

Për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen, Sheeran thotë se ai i filmon të gjitha sesionet e shkrimit të këngëve.

Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të mërkurën se Sheeran nuk ia ka vjedhur këngën “Oh Why” të Sami Chokrit. Në intervistën e tyre të parë pas vendimit, Sheeran dhe tekstshkruesi tjetër, John McDaid rrëfyen për presionin e jashtëzakonshëm me të cilin u përballën si pasojë e këtij rasti. Duke e përshkruar çështjen gjyqësore si të gjatë dhe të pakëndshme për të gjithë të përfshirët, Sheeran tha se “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të luftonte ndaj këtyre pretendimeve./UBTNews/

Magazinë

Selena Gomez: Ky ka qenë viti më i bukur i jetës time

Published

on

Artistja Selena Gomez po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj të 33-të më 22 korrik dhe ka reflektuar mbi 12 muajt e fundit që, sipas saj, kanë qenë më të bukurit e jetës së saj.

“Teksa po përgatitem për të festuar ditëlindjen e 33-të, nuk mund të mos mendoj për udhëtimin e jashtëzakonshëm që më ka sjellë deri këtu. Ky vit i kaluar ka qenë vërtet viti më i bukur i jetës time, dhe këtë ia detyrohem kaq shumë prej jush”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, ka raportuar FemaleFirst.

Gomez ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë ndër vite.

“Faleminderit për dashurinë dhe mirësinë tuaj të palëkundur. Qoftë kur më keni përkrahur nga larg, keni ndarë momentet e bukura e të vështira, apo keni qenë aty për të dëgjuar, e keni bërë këtë vit të paharrueshëm. Ndihem e përulur dhe pafundësisht mirënjohëse për gjithë dashurinë tuaj”, shkroi tutje ylli.

Ajo ka shtuar se ndien emocion dhe shpresë për të ardhmen.

“Teksa hyj në këtë vit të ri, ndihem e mbushur me emocion dhe shpresë për gjithçka që do të vijë. Pres me padurim të ndaj më shumë momente me ju, të krijoj kujtime të reja dhe të vazhdojmë këtë udhëtim të bukur së bashku. Ju dua marrëzisht të gjithve”, ka shkruar aktorja.

Ky reflektim vjen në një periudhë të lumtur për yllin e “Only Murders in the Building”, e cila është fejuar me producentin muzikor Benny Blanco në muajin dhjetor, pas më shumë se një viti lidhjeje. Megjithatë, sipas vetë Blancos, çifti ende nuk ka nisur përgatitjet për dasmën.

“Sinqerisht, dua vetëm të bëj një pauzë. Kam punuar kaq shumë. E kuptova që nuk kam pasur asnjë ditë pushim për një kohë të gjatë, dhe tani dua vetëm të rri në shtrat dhe të harroj çfarë dite është”, pati thënë ai në podcastin “Therapuss” të Jake Shane.

Continue Reading

Magazinë

Vdes rokeri i famshëm Ozzy Osbourne në moshën 76 vjeç

Published

on

Ozzy Osbourne i Black Sabbath vdes në moshën 76 vjeç, njofton familja e tij.

“Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, duhet të raportojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes,” thuhet në deklaratë.

Metallica dhe Ronnie Wood udhëheqin rrugën në homazhe, Ali Campbell i UB40 e kujton atë si “legjendë të vërtetë të Birminghamit”. Black Sabbath thonë: “Ozzy Përgjithmonë”, shkruan BBC.

Osbourne u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit më 2019 luajti në koncertin e lamtumirës së Black Sabbath në qytetin e lindjes, Birmingham, në fillim të këtij muaji. Këngëtari i heavy metal ishte i njohur për shfaqjet energjike dhe kontraverse live, përfshirë kohën kur gabimisht kafshoi kokën e një shkopi.

Në fillim të viteve 2000, interpretuesi dhe familja e tij u bënë yje të reality show-t pasi lançuan Osbournes, të cilët shfaqnin jetën e tyre kaotike në Los Angeles.

Continue Reading

Magazinë

ASAP Rocky filmohet në një karrocë me rrota, truprojat e ndihmojnë të hipë në veturë

Published

on

Muzikanti dhe sipërmarrësi ASAP Rocky shkaktoi shqetësim publik pasi u shfaqën foto që e tregonin atë duke pasur nevojë për ndihmën e një karroce me rrota dhe dy truprojave për të hipur në një makinë.

Ylli 35-vjeçar u pa në një karrocë me rrota me batanije që i mbulonte një pjesë të fytyrës, ndërsa dy truproja e ndihmuan të hipte në një Hummer të verdhë.

Konkretisht, fillimisht u spekulua se arsyeja për lodhjen e tij mund të ishte turneu jashtë vendit i përfunduar së fundmi, duke përfshirë paraqitjet gjatë Javës së Modës në Paris, pas së cilës ai u kthye në shtëpi. Lodhja nga udhëtimi dhe një orar i ngjeshur dukeshin si një shpjegim logjik për gjendjen e tij fizike.

ASAP Rocky ose ekipi i tij nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare se pse ai kishte nevojë për ndihmë ose çfarë e shkaktoi shqetësimin e tij.

Rastësisht, ASAP Rocky është në një lidhje me yllin e muzikës globale Rihanna që nga viti 2020, dhe çifti aktualisht është në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Continue Reading

Magazinë

Stevie Wonder: Do të vazhdoj të luaj sa të marr frymë

Published

on

Në moshën 75-vjeçare, Stevie Wonder vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer.

Turneu i fundit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili përfundoi në fillim të këtij muaji, mori vlerësime të jashtëzakonshme, me kritikët që e përshkruanin yllin si “të freskët dhe në formë” për “një festë të gëzueshme” të muzikës së tij.

Ndërsa bashkëkohës si Billy Joel dhe The Eagles po pakësojnë angazhimet muzikore, Wonder thotë se nuk do të marrë kurrë parasysh pensionimin.

“Për sa të marrësh frymë, për sa të rrahë zemra, ka gjithmonë më shumë për të bërë,” – tha legjenda e Motown. “Nuk do ta ndaloj dhuratën që vazhdon të rrjedhë në trupin tim.” “Unë dua të bëj atë që bëj. Një artist kurrë nuk ndalon së vizatuari. Sa kohë që mund të imagjinosh, do të jesh gjithmonë kreativ.”

Ylli konfirmoi se po punon ende në një album të ri me titull “Through The Eyes Of Wonder”, për të cilin kishte folur më 2008. Ky projekt është përshkruar më parë si një vepër performative që do të pasqyrojë përvojën si njeri i verbër. Do të ishte albumi i tij i parë në studio që nga 2005 me “A Time To Love”, duke zgjatur kështu një karrierë regjistrimi që nisi në vitin 1962, kur ai ishte vetëm 11 vjeç.

Wonder foli një ditë para se të ishte artisti kryesor në BST në Hyde Park të Londrës, duke luajtur një set dy orë e gjysmë që përfshinte hitet e tij më të mëdha, nga “Superstition” dhe “Isn’t She Lovely” deri te “You Are The Sunshine Of My Life” dhe “I Wish”. Shumica e setit ishte e përbërë nga periudha e artë e viteve 1970, kur fitoi tre herë radhazi Çmimin Grammy për albumin më të mirë, për “Innervisions”, “Fulfillingness’ First Finale” dhe “Songs In The Key Of Life”.

Wonder tha për mediat, se nuk lodhet kurrë duke rikthyer ato këngë. “Këngët janë si fëmijët, janë me ty përgjithmonë,” tha ai. “Ato janë një shprehje e shpirtit brenda teje. “Dhe këndimi i atyre këngëve është si të marr një frymë tjetër.”/BBC/KultPlus.com

Continue Reading

Të kërkuara