Lajmet

​Kurti: 74% e konsumatorëve shtëpiakë nuk do t’i prek shtrenjtimi i energjisë elektrike

Ai tha se vetëm gjatë dy muajve të fundit kanë importuar 40 për qind të energjisë elektrike.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arsyetuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Para mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se 74 për qind e konsumatorëve shtëpiak nuk do t’i prek rritja e çmimit të energjisë elektrike ose do të jetë minimale.

Ai tha se vetëm gjatë dy muajve të fundit kanë importuar 40 për qind të energjisë elektrike dhe kjo formë, sipas tij është e papërballueshme për buxhetin e shtetit.

“Për konsum deri 800 kilovatë orë nuk do të ketë rritje. Në rastin e konsumit 850 kilovatë orë duke llogaritur një raport mesatar 60-40 të tarifës së lartë dhe ulët, dallimi ndërmjet faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal. Nga 49.67 euro në 52.19 euro, pra një rritje prej 5 për qind, apo 2.5 euro në muaj. Në rast të konsumit 1000 kilovatë orë, duke llogaritur sërish një raport mestar 60-40 të tarifës së lartë dhe ulët, dallimi ndërmjet faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë rreth 17 për qind. Nga 58.10 euro në 68.18 euro, pra 10 euro më shumë në muaj për ata që konsumojnë 1000 megavatë në muaj. Ndërsa në rast të konsumit 1200 kilovatë orë në muaj, duke llogaritur përsëri një raport 60-40 të tarifës së lartë dhe ulët, dallimi ndërmjet faturës së vjetër dhe asaj që do të jetë pastaj do jetë pak më e lartë. Nga 69.35 euro në 89.51 euro, një rritje prej 29 për qind apo 20 euro. Sipas të dhënave tona bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar, 74 për qind të konsumatorëve shtëpiakë gjatë dimrit shpenzojnë mesatarisht më pak se 800 kilovatë në muaj, kjo do të thotë se falë subvencionimit të qeverisë gjatë muajve të ftohtë 74 për qind e familjeve nuk do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike ose do të preken minimalisht. Kurse gjatë muajve të verës, 89.40 për qind e konsumatorëve shtëpiakë shpenzojnë mesatarisht më pak se 800 kilovatë në muaj. Kjo do të thotë se gjatë muajve të nxehtë mesatarisht 89.40 për qind e familjeve nuk do të preken nga rritja e energjisë elektrike. Ndërsa 100 për qind e familjeve do të përfitojnë nga subvencionimi i 800 kilovatorëshit të parë që ata shpenzojnë. Ndërsa, në anën tjetër për bizneset nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në një kohë kur çmimet e shumë produkteve janë duke u rritur për shkak të inflacionit të importuar. Në këtë formë dëshirojmë të shmangim rritjen e ndonjë produkti dhe shërbimeve që ato ofrojnë”, tha ai.

Ai tha se çmimet e importit të energjisë elektrike nuk pritet të rikthehen në shifrat e mëparshme dhe vendi duhet të vazhdojë të importojë energji elektrike, andaj, siç tha ka një hendek që duhet mbuluar.

“Gjatë muajve të dimrit na është dashur të importojmë rreth 40 për qind të energjisë elektrike që kemi konsumuar dhe me çmime të importit rreth shtatë herë më shtrenjtë se zakonisht. Vetëm për një ditë në muajin janar kemi paguar 2.5 milionë euro për import të energjisë elektrike. Në dy muajt e fundit kemi subvencionuar konsumin nga importi. Kemi mundësuar që të kemi furnizim të pandërprerë të rrymës, kështu që kriza që na ka prekur si vend të mos ndjehet nga qytetarët[…]Një formë e tillë e subvencionimit është e papërballueshme dhe pa qëndrueshme për buxhetin e shtetit tonë. Gjatë këtyre muajve, çmimet e importit të energjisë elektrike nuk pritet të kthehen në shifrat e mëparshme. Sivjet duhet të vazhdojmë të importojmë energji elektrike, andaj kemi një hendek të kushtueshëm që duhet të mbulojmë”, shtoi Kurti.

Duke iu kundërpërgjigjur kritikave, kryeministri Kurti tha se ose duhet ndodhur mrekullia dhe të zhduket kriza ose të subvencionojë plotësisht qeveria importin. E para tha është e papërballueshme, ndërsa e dyta e pamundur.

“Kur kërkohet që mos të ketë rritje të energjisë elektrike në një kohë që po shpenzojmë më shumë se po prodhojmë dhe kur çmimet e importi janë më të larta se zakonisht, po kërkohet ose shtetit të subvencionoj plotësisht importin e energjisë, ose mrekullisht të zhduket kriza energjetike. E para është e papërballueshme e dyta është e pamundur. Nga fillimi i krizës deri tani kemi ndarë 120 milionë euro”, përfundoi ai.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara