Lajmet

Çfarë do të ndodhte, nëse të gjithë vullkanet në Tokë do të shpërthenin në të njëjtën kohë?

Në mbarë botën ka rreth 1500 vullkane potencialisht aktive.

Published

on

Në mbarë botën ka rreth 1500 vullkane potencialisht aktive. Megjithatë, për një shkencëtar, një vullkan llogaritet si aktiv nëse ai ka shpërthyer të paktën një herë gjatë 10.000 vjetëve e fundit. Dhe u bazuar në këtë përkufizim vetëm rreth 550 vullkane kanë shpërthyer në historinë e regjistruar.

Por numri i saktë është shumë më pak i rëndësishëm sesa madhësia e tyre. Shpërthimet e vullkaneve klasifikohen duke përdorur Indeksin e Eksplozivitetit Vullkanik (VEI). Një VEI shkakton hedhjen në ajër të të paktën 10.000 m3 material vullkanin, dhe çdo zero pas këtij numri korrespondon me 10 herë më shumë material të nxjerrë.

Shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë ishte ai i malit Tambora në vitin 1815, me një VEI në shkallën 7. Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua deri 2600 km larg, dhe në atmosferë u shpërndanë më shumë se 160 km3 material.

Ai shpërthim vullkanik bëri që temperaturat në Hemisferën Veriore të binin me 0.5°C për 6 muajt e ardhshëm pasi pluhuri bllokoi rrezet e Diellit. Viti 1816 u quajt si “viti pa verë”. I kombinuar me modelet kaotike të reshjeve, ai shkaktoi shkatërrimin e të korrave në mbarë globin.

Por Tambora ishte vetëm njëri nga vullkanet. Deri më sot njihen 32 vullkane me VEI 7 apo VEI 8. Dhe nëse të gjithë ata do të shpërthenin në të njëjtën kohë, kjo do të ishte një ngjarje që do të sillte zhdukjen e shumicës së gjallesave, përfshirë njerëzimin.

Shpërthimet fillestare, do të shkaktonin rrëzimin e shumicës së avionëve që do të gjendeshin në ato momente në udhëtim, shembjen e godinave në SHBA-në perëndimore, Amerikën e Jugut, Evropën Jugore dhe Lindjen e Largët, si dhe do të shkaktonin daljen jashtë funksioneve të rrjeteve energjetike në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar.

Edhe uji i pijshëm do të bëhej toksik nga hiri, ndërsa temperaturat globale mund të binin me 15°C për të paktën për 6 muaj, ndërsa shiu acid do ta bënte të pamundur zhvillimin normal tëbujqësisë për dekadën e ardhshme. Fatmirësisht, kjo është thuajse e garantuar se nuk do të ndodhë ndonjëherë.

Vullkanet nxiten nga ngritjet e lokalizuara të magmës që ndodhet nën koren e Tokës. Çdo vullkan që shpërthen në të njëjtën kohë, do të ishte si çdo flluskë në një pije të gazuar që e çan menjëherë sipërfaqen./bota.al

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Published

on

Napoli mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe, duke triumfuar 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, Arabinë Saudite. Dopieta e David Neres dhe paraqitja dominuese e ekipit nën drejtimin e Antonio Contes sollën festë për tifozët e Partenopeit.

Sipas raportimeve, Napoli fitoi rreth 9.5 milionë euro nga Superkupa, shifër që pritet të rritet në rreth 11 milionë euro pas ndeshjes miqësore kundër fituesit të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ky trofe vjen pas Scudettos së dytë brenda tre vjetëve, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet një vit historik për klubin dhe mbështetësit e tij.

Kjo fitore jo vetëm që shton trofetë në vitrinën e Napolit, por edhe forcon pozicionin financiar të klubit me një shumë të konsiderueshme shpërblimesh nga fondi i përgjithshëm prej 23 milionë eurosh të dedikuar për Superkupën e këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara