Lajmet

Musliu dorëzon padi ndaj ministrit Peci: Ai gënjeu, ka përfunduar koha kur akuzohen deputetët

Musliu tha se ai i ka gënjyer bujqit.

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dorëzuar padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Me këtë rast ajo tha se ministri i ka gënjyer bujqit dhe se ka përfunduar koha kur deputetët akuzohen e sulmohen nga kushdo qoftë.

“Unë sapo e kam dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore. Faton Peci do të ballafaqohet me mua në gjyq për shpifet e tij të ulëta me qëllim të dëmtimit të imazhit si deputete dhe përfaqësuese e popullit në Kuvend. Fakti se unë kam ushtruar dhe do ta ushtrojë detyrën time si deputete, me qëllim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve në këtë rast bujqve dhe fermerëve të cilët i ka gënjyer dhe mashtruar, atij i ka penguar adresimi i çështjes që unë e kam ngritur dhe në mungesë të fakteve ai degradon me akuza të ulëta ndaj meje dhe PDK-së. Sidoqoftë, për shpifjet e tij siç e keni parë në Komision, ai do të japë llogari në gjyq dhe unë nuk do të lejojë në asnjë formë që ai t’i shpëtoj dënimit të merituar”, deklaroi ajo.

Ajo ka shtuar se do të vazhdojë punën e deputetes në ngritjen çështjeve në interes të qytetarëve të vendit dhe nuk do të lejojë që askush ta pengojë punën e saj e as të partisë që përfaqëson.

“Nuk do të lejoj që jo Peci, por asnjë ministër dhe askush tjetër të ma ndaloj që të adresoj çështje që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. E kam ngritur vazhdimisht çështjen në fjalë. Peci i ka gënjyer bujqit, rreth një mijë prej tyre që kanë aplikuar për të fituar grante dhe ai ka bërë anulimin e thirrjes. Kur bëhet një gjë e tillë duhet të bëhet shpallja publike, ai e ka fshehur vendimin duke e ditur që do të përballet me fermerët. E ka ndryshuar datën e publikimit dhe duke e bërë datën ekuivalente me atë të vendimit. Anulimi i vendimit është shpallur më 7 dhjetor, pas reagimeve të mija ai e ka ndryshuar datën dhe e ka bërë më 30 korrik. Kjo është arsyeja pse ne sot jemi këtu. Kam ngrituur padi për akuza e sojit të tillë”, deklaroi ajo.

Padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.

Lajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. 

Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.

Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.

Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Lajmet

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me arrestimin e Igor Popoviqit, i cili u ndalua për shkak të deklaratave ku e cilësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.

Në deklaratë për media, Kurti theksoi se Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim etnie, pozite apo përkatësie politike.

Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara dhe zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë apo ndikimit politik,” tha Kurti.

Ai shtoi se rasti i Igor Popoviq, i cili është arrestuar për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit etnik, po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik, Kurti i cilësoi ato si “kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë thjesht qëndrime individuale, por përfaqësojnë politikë shtetërore të Beogradit.

Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxit tensione dhe përhap gjuhën e urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” shtoi Kurti.

Kryeministri përfundoi duke theksuar se deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Continue Reading

Lajmet

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Presidenca dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatës aktuale politike.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian” theksohet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE’së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që BE ta trajtojë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Njoftimi i plotë

Presidentja Osmani priti në takim, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Continue Reading

Të kërkuara