Lajmet

​Zgjidhen 285 raste të korrupsionit, Maloku flet edhe për përgjimet ku ishte përmendur Lumezi

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku në konferencën për medie.

Published

on

Nga 372 raste të korrupsionit gjatë këtij viti janë zgjidhur 285 prej tyre, ndërsa nga 351 raste të krimeve ekonomike janë zgjidhur 341 prej tyre. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku në konferencën për medie ku tregoi për performancën e këtij institucioni përgjatë vitit 2021.

Gjatë vitit që po e lëmë pas, Maloku tha të jenë iniciuar edhe 15 procedura disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit e ku janë themeluar edhe 13 panele hetimore.

Maloku në këtë konferencë ka folur edhe rastin e përgjimeve ku ishte përfshirë kryeprokurori i shtetit , Aleksandër Lumezi, e ndaj të cilit tha se nuk është iniciuar masë disiplinore meqë ai nuk ka qenë i involvuar. Po ashtu Maloku folur edhe për përplasjet me Ministrinë e Drejtësisë.

“Gjatë viti që lamë pas KPK ka pranuar 15 kërkesa për fillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe ka themeluar 13 panele hetimore. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar edhe masa disiplinore…Këshilli me përkrahej ne partnerëve ndërkombëtar ka hartuar draft planin e ri strategjik të sistemi prokruorial 2022/2024 i cili do të miratohet në fillim të vitit të ardhshëm. Sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës këtij viti nga 372 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 285 raste respektivisht ka zgjidhur 77 përqind të rasteve të pranuar. Me prioritet janë trajtuar edhe raportet penale apo raportet e ndryshëm me rastet e korrupsionit ashtu që nga 384 informata të pranuar prokuroritë kanë trajtuar dhe përfunduar 277 informata apo 72 përqind të rasteve të pranuar. Ndërsa sa i përket krimeve ekonomike nga 351 rate të pranuar janë zgjidhur 341 raste, respektivisht janë zgjidhur 97 përqind të rasteve, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tregoi Maloku.

Sa i përket përgjimeve të publikuar nga mediet ku ishte përmendur emri i kryeprokurorit Lumezi, Maloku tha se emri i tij është lakuar prej aktever të ndryshëm po që s’ka qenë direkt i involvuar në këtë rast.

“Jo nuk ka dhe nuk ka mundur të ketë sepse aty ka pas edhe emra tjerë por ne kemi pa ata që kanë qenë të involvuar në ato afera, përgjime, por megjithatë kryeprokurori është përmend por nuk ka qenë pjesë e asaj çfarë thuhet. Ne nuk kemi pas asnjë arsye që të iniciohet procedura për shkak se ai është lakuar edhe prej tjerë akterëve por jo drejtpërdrejt kryeprokurori i shtetit”, tha Maloku.

Jetishi ka theksuar se janë kundër asaj që të bëhet Vettingu dhe të mos përfshihen Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës. Pavarësisht përplasjeve me Ministrinë e Drejtësisë, Maloku tha se kanë menduar që të marrin pjesë në grupet punuese që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore dhe këtë reformë ligjore.

“Sa i përket fërkimeve me Ministrinë e Drejtësisë ne kemi menduar që ka qenë një deklaratë e papërgjegjshme e një zyrtari të MD dhe ka irrituar pak a shumë edhe komunitetin e prokurorëve dhe gjithë sistemin prokurorial dhe kjo ka qenë një deklaratë goxha e rëndë për sistemin prokurorial. Gjithsesi për hir të një zyrtari apo një deklaratë të papërgjegjshme ne jemi munduar ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ne sot marrim pjesë edhe në reformat ligjore dhe përfaqësuesit tanë kanë marrë pjesë në këto grupe punuese që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore”, tha Maloku.

E sa i përket avancimit të Bahri Hyseni nga departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në zyrën e Prokurorit të Shtetit, Hyseni tha se ky ka qenë vlerësim i komisionit për transferim dhe avancim e për çka theksoi se avancimi nuk ka pas pengesa ligjore.

Në këtë konferencë ai tregoi se KPK ka finalizuar edhe vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Sipas tij, buxheti për vitin e ardhshëm është më i larti që kanë pasur ndonjëherë. Vitin që vjen buxheti do të jetë 18 milionë e 144 mijë e 178 euro. Ndërkohë që buxheti për Këshillin Prokurorial të Kosovës për vitin 2021, pas rishikimeve buxhetore ishte 12 milionë 704 mijë 567 euro. E deri më tani ai tha se KPK ka realizuar mbi 98% të buxhetit total për të gjitha kategoritë ekonomike dhe programet buxhetore.

Jetishi bëri të ditur se është hartuar draft-plani strategjik 2022-2024, i cili pritet të miratohet në fillim të 2022-ës.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara