Sport

​Federata Evropiane e Xhudos për Nora Gjakovën: Nga një ekip i vogël, në majat e botës

Pas artikullit për xhudisten Distria Krasniqi, kjo federatë i ka kushtuar një shkrim special edhe xhudistes tjetër nga Kosova, Nora Gjakova.

Published

on

Federata Evropiane e Xhudos vazhdon të ketë në vëmendje sukseset e jashtëzakonshme të arritura nga ekipi i Kosovës në xhudo.

Pas artikullit për xhudisten Distria Krasniqi, kjo federatë i ka kushtuar një shkrim special edhe xhudistes tjetër nga Kosova, Nora Gjakova, e cila po ashtu fitoi medaljen olimpike në Tokio 2020.

Për 29-vjeçaren, shkrimi thotë se përkundër se ajo vjen nga një ekip dhe një shtet i vogël si Kosova, ajo ia doli që të pushtojë botën me punën e saj.

“Ky kampion olimpik ishte një dekadë në krijim. Nora GJAKOVA ka qenë e vendosur në radarin tonë për shumë vite si pjesë e ekipit të vogël por të fuqishëm të Kosovës. Jo vetëm që 29-vjeçarja mori medaljen e saj të parë botërore, por dominoi duke marrë edhe medaljen e saj olimpike”, thuhet në artikullin e EJU-së.

“Suksesi i saj i jashtëzakonshëm e ka lejuar atë të ngjitet në gradë dhe të përfundojë olimpiadën e saj si numri një në renditjen botërore. Ajo i bashkohet bashkëlojtares së saj Distria Krasniqi si sportiste numër një në botë në këtë sport”, përfundoi ky shkrim.

Kujtojmë se së fundit, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, së bashku edhe me trajnerin e tyre Driton Kuka janë shpallur më të mirë në botë në xhudo.

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Published

on

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.

Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.

Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.

Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova

Published

on

Dior Krasniqi dhe Joana Jasiqi janë dy notarët kosovarë që kanë vazhduar garat edhe në ditën e dytë të EYOF Shkupi 2025.

Diori garoi në 100 metra stil i lirë dhe ndali kronometrin në 57.37 sekonda dhe në renditjen e përgjithshme doli i 37-ti.

Ndërkohë që, Joana garoi në 400 metra stil i lirë dhe përfundoi me kohë 4 minuta e 48.48 sekonda. Në baterinë e saj doli e treta, kurse në total e 34-ta.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim, mirëpo në disiplina të ndryshme.

 

Continue Reading

Lajmet

Granit Xhaka zgjedh skuadrën e re

Published

on

Sunderland ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për të transferuar mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Raportet e mëparshme nga Italia sugjeronin se Interi kishte marrë avantazh në garën për Xhakën, por situata ka ndryshuar.

Sipas raportimeve të fundit, përfshirë gazetarin e njohur David Ornstein, reprezentuesi zviceran ka bërë të ditur dëshirën e tij të qartë: ai dëshiron vetëm t’i bashkohet Sunderlandit, duke hedhur poshtë interesimin e klubeve të tjera si Fenerbahcen, Interin  dhe Milanin.

Në një përditësim të publikuar në rrjetin social X, Ornstein ka bërë të ditur se Xhaka e ka informuar zyrtarisht klubin gjerman se ka vendosur zemrën për një transferim në Stadium of Light, dhe se tashmë ekziston një marrëveshje personale mes lojtarit dhe Sunderlandit.

Aktualisht po zhvillohen negociata mes dy klubeve, me Bayer Leverkusen që, sipas burimeve, i ka kërkuar mesfushorit 32-vjeçar të përshpejtojë përfundimin e marrëveshjes. Edhe pse nuk është bërë publik ndonjë çmim zyrtar, raportohet se Leverkusen mund të kërkojë rreth 15 milionë funte për një lojtar që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Ky do të ishte një transferim i bujshëm për Sunderlandin, që do të sillte përvojë dhe cilësi në mesin e fushës me një emër të njohur në futbollin evropian si Granit Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit dhe një nga liderët e kombëtares së Zvicrës.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara