Lajmet

Berlini i shqetësuar nga komentet e Putinit për ndërmarrjen e hapave ushtarakë

Bearbock theksoi se Berlini ishte “shumë i shqetësuar” nga komentet e fundit të Putinit.

Published

on

Gjermania synon të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë, tha të mërkurën ministrja e re e jashtme e Berlinit, Annalena Baerbock, pasi presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ishte e përgatitur të ndërmarrë hapa ushtarakë.

Baerbock tha se duke pasur parasysh “lëvizjet e mëtejshme të trupave në kufi” në Ukrainë nga Rusia, Berlini ishte “shumë i shqetësuar” nga komentet e fundit të Putinit.

“Kjo është arsyeja pse unë kam theksuar vazhdimisht ditët e fundit se ne duhet të kthehemi në tryezën e bisedimeve në Formatin e Normandisë”, duke grupuar Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Ukrainën si dhe në Këshillin NATO-Rusi, tha ajo.

Bisedime të tilla do të synojnë “të largojnë përshkallëzimin e mëtejshëm sepse ne mund ta zgjidhim këtë krizë të madhe në të cilën ndodhemi vetëm përmes dialogut”, u tha ajo gazetarëve pas bisedimeve me homologun e saj nga Luksemburgu, Jean Asselborn.

Putin paralajmëroi të martën se Rusia ishte e përgatitur të ndërmerrte hapa ushtarakë në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” perëndimore mbi konfliktin në Ukrainë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për “negociatat serioze” mbi kërkesat ruse të sigurisë që u janë vënë Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s gjatë bisedës së tij të parë me kancelarin e ri të Gjermanisë, Olaf Scholz./UBTNews/

Lajmet

​Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

Published

on

Skuadra e Dritës do të luajë sot sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër gjigantëve danezë të FC Copenhagen, ku ndeshja do të zhvillohet në “Parken Stadium” të Kopenhagës, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është një sfidë e rëndësishme për ekipin nga Gjilani, që synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj evropiane përballë një kundërshtari me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare..

Për të kaluar në këtë fazë, Drita në raundin e parë e eliminoi skuadrën Differdange.

Continue Reading

Lajmet

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Published

on

By

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Të kërkuara