Lajmet

Gucati: I kam ftuar hetuesit e Speciales të zbulojnë njeriun që më ka vënë në kurth mua dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së

Dëshmia e Gucatit para Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të zgjasë dy ditë.

Published

on

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se me dokumentet e dërguara në zyrat e organizatës është ngritur kurth ndaj tij, Nasim Haradinajt dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, Gucati ka thënë se me organizimin e konferencave për shtyp në shtator të vitit të kaluar nuk kanë synuar të publikojnë emra të dëshmitarëve por të tregojnë bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me kriminelët serbë.

Ish-kreu i OVL-UÇK ka thënë se nuk e di si kanë rrjedhur dokumentet nga Specialja por ka theksuar se i ka ftuar hetuesit e Speciales që të zbulojnë personin i cili i ka dërguar dokumentet në zyrat e organizatës.

“Dëshira ime më e madhe është, e imja personale por besoj edhe e shokëve të mijë, që të zbulohet ky rast pikërisht nga prokurorët e nderuar që kush i qiti këto dokumente nga zyrat e tyre. Mund të jetë një njëri i tyre që këta nuk duan ta bëjnë zbulimin kështu që unë kam dëshirën më të madhe dhe u kam bërë ftesë publike në atë kohë hetuesve të Gjykatës Speciale që ta zbulojnë njeriun i cili më qiti në kurth mua dhe organizatën e veteranëve me ato dokumentacione. Unë këtë e llogariti një kurth ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe ndaj meje dhe Nasim Haradinajt dhe gjithë shokëve tonë”, ka thënë Gucati.

Hysni Gucati po përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtjes në ditën e parë të dëshmisë së tij pas më shumë se një viti qëndrimi në paraburgim në Hagë.

“Ne kemi dashur të tregojmë që Gjykata Speciale po bashkëpunon me gjykatat serbe, bashkëpunon me disa kriminelë serbë, bashkëpunon me Milovan Drecun, kjo ka qenë arsyeja që ne kemi dashur të tregojmë të vërtetën tonë pse ne kemi qenë kundërshtarë, se ne kemi pasur probleme edhe në Kosovë me disa zyrtarë apo disa persona të cilët kanë thënë pse po e kundërshtoni Gjykatën Speciale. Ne për t’i bindur qytetarët e Kosovës, për t’i bindur Parlamentin e Kosovës se çka kanë votuar, t’u tregojmë se kjo gjykatë bashkëpunon me këta kriminelë serb, sidomos me Milovan Drecun kur i tërë opinion kosovar dhe serb e njohin kush është Milovan Drecun. Kjo ka qenë arsyeja jonë se ne nuk jemi kundër drejtësisë”, ka thënë Gucati.

Ai ka thënë se nuk kanë treguar emra të dëshmitarëve.

“Nuk e besoj që ndonjë gazetar profesioniste apo edhe amator, apo unë si Hysni Gucati apo si Nasim Haradinaj, apo kryesia, të jemi aq të marrë që tregojmë një emër të një dëshmitari. Edhe kur kemi biseduar me gazetarët ne kemi thënë çdo send përmbylle, mund të deklarosh që këtu ka dokumentacione falso por jo të përmenden dëshmitarët, sepse privatësia e çdo njeriu në botë është e mbrojtur dhe dëshmitarët duhet të jenë të mbrojtur, këtë e kam edhe nëpër transkriptet që mund t’i shihni që gjithmonë kam kërkuar që dëshmitë dhe dëshmitarët të mbrohen dhe të ruhen”, ka thënë Gucati.

Gucati është përgjigjur për ngjarjen e datës 7 shtator 2020, ku për herë të parë në zyrat e OVL-UÇK, nga një person i panjohur ishin dërguar dokumente që dyshohet se kishin rrjedhur nga Specialja.

Gucati ka thënë se më datë 7 shtator, bashkë me Nasim Haradinajn dhe Faton Klinakun ndodhej në zyrën e tij në organizatë kur sekretarja e organizatës Taibe Myftari i kishte njoftuar se një person i maskuar e ka lënë një paketë në recepsionin e organizatës.

“Taibja i ka rënë derës shumë me forcë, sepse vajza është frikësuar se nuk ka ndodhur më herët në organizatën tonë dhe më një bërtitmë të një zëri që ende e ndijë në veshin tim që kam menduar që ndonjë bombë në atë paketë, ka ardhur na është drejtuar, ka ardhur një person i maskuar dhe e ka lënë një paketë mbi tavolinën time dhe ka ikur. Kjo ka qenë e tëra në ato momente. Pas asaj kohe ne e kemi mësuar që ai kishte thënë që do t’u sjell prap paketa dhe kjo paketë është për ata që flasin në televizion, kështu ka qenë”, ka thënë Gucati.

Personin ka thënë se e ka parë vetëm në kamera.

“Tash me qenë i sinqertë, ishte rasti i parë që kishte ndodh, ishte befasi, dhe ju kemi afruar paketës shumë ngadalë dhe ndoshta për ju është si në humor por unë do të them si ka ndodhur kjo e vërtetë, kjo është edhe në kamera, me një ‘shtagë e kemi shpaluar paketën, kemi hequr një pjesë dhe kemi parë që ka dokumentacione se nuk kemi guxuar t’i afrohemi paketës për shkak të frikës se mos ka ndonjë bombë se dihet që Kosova ende rrezikohet nga armiqtë e saj që ka kështu që ne jemi tutë dikush ka pru ka montu ndonjë bombë që mund të eksplodojë në ndërtesën tonë”.

Ai ka treguar që kanë parë që ka pasur materiale mbi të cilat sipas tij ishte vendosur një letër në të cilën thuhej se do të silleshin edhe shtatë mijë dosje të tjera.

Këtë shënim, Gucati ka thënë se nuk e ka ruajtur, çka sipas tij ka qenë veprim i gabuar.

Gucati ka thënë se aty kanë vendosur që të ftojnë mediat për t’i informuar rreth kësaj ngjarje.

Sipas tij, dokumentet mund të kenë arritur nga një person i cili do të mund të shpërndante të tilla nëpër vende të tjera dhe përgjegjësia t’i mbetej organizatës, andaj, Gucati ka thënë se kanë dashur që përmes mediave të heqin përgjegjësinë e këtyre dokumenteve. Ai ka thënë se askush në organizatë nuk i ka kopjuar ato dokumente.

Dëshmia e Gucatit para Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të zgjasë dy ditë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Bota

Protestë në Ukrainë, Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson agjencitë anti-korrupsion

Published

on

Agjencia e sigurisë së brendshme e Ukrainës arrestoi dy zyrtarë të NABU-së me dyshimin për lidhje me Rusinë dhe kontrolloi punonjës të tjerë të agjencisë për akuza të palidhura.

Mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev dhe qytete të tjera të martën, duke i kërkuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të vërteton ndaj legjislacionit që kritikët thonë se minon infrastrukturën antikorrupsion të vendit.

Protesta shënoi tubimin e parë të madh kundër qeverisë në më shumë se tre vjet të pushtimit të plotë të Rusisë.

Parlamenti i Ukrainës kishte miratuar një projektligj që shtrëngonte mbikëqyrjen e dy organeve kryesore antikorrupsion, Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion (SAPO).

Kundërshtarët paralajmërojnë se masa mund të dobësojë pavarësinë e agjencive dhe të rrisë ndikimin politik mbi hetimet.

Pavarësisht protestave publike, Zelenskyy thuhet se e nënshkroi projektligjin të martën.

Continue Reading

Lajmet

​Formacionet e mundshme të miqësores Arsenal – Milan

Published

on

Pas ndeshjes së tyre të parë në shtëpi në Milanello kundër Milan Futuro, Rossonerët do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas në miqësoren e parë të Turneut të tyre Para-Sezoni 2025 në rajonin Azi-Paqësor.

Ndeshja kundër “Gunners” është pjesë e “Festivalit të Futbollit në Singapor”, i cili, përveç AC Milan dhe Arsenal, do të përfshijë edhe Newcastle.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

ARSENAL (4-3-3) : Raya; Lëndë drusore, Saliba, Gabriel, Calafiori; Odegaard, Zubimendi, Rajs; Saka, Havertz, Trossard.

MILAN (4-3-3) : Maignan; Saelemaekers, Tomori, Gabbia, Jimenez; Fofana, Ricci, Loftus-Cheek; Pulisic, Okafor, Leao.

 

Continue Reading

Lajmet

​Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur

Published

on

By

30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Në një njoftim në Facebook thuhet se Korporata Energjetike e Kosovës, në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 1 qershor 2025 ka filluar furnizimin me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon më 30 korrik 2025.

Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.

Duke bërë thirrje për kujdes, KEK thotë se pas datës 30 korrik 2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim.

KEK kërkon që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30 korrik 2025 të mos ketë ndërprerje në furnizim.

Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”.

Continue Reading

Lajmet

Deputetja e LVV-së: Jemi optimist për përgjigje pozitive nga Nisma

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur optimiste në një përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemokrate për koalicion qeverisës.

Ajo pas dështimit të 51-të të konstituimit të Kuvendit, tha se janë në pritje të Nisma-s, derisa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodh para datës 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku obligon deputetët të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Ne po presim një përgjigje prej këtij subjekti politik. Jemi optimist se do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, pasi po i afrohemi datës 26 korrik, kur edhe konsumohet 30-ditëshi në aktgjykimin e Kushtetueses. Një gjë e tillë duhet të ndodh para këtij afati sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi secili prej deputetëve, pa marrë parasysh subjektet politike që të kontribuojë në konstatimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu kritikoi deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë, siç tha për bllokimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe formimit të qeverisë së re.

Continue Reading

Të kërkuara