Sport

“Topi i Artë” dhe të gjitha çmimet që u ndanë mbrëmë

Lionel Messi për të shtatën herë e fitoi “Topin e Artë”.

Published

on

Ylli i Paris Saint-Germain Lionel Messi e fitoi mbrëmë “Topin e Artë”, duke e zgjeruar rekordin e tij si lojtari i vetëm që e ka fituar çmimin në fjalë plot shtatë herë në histori të futbollit.

Sa i përket statistikave, 34-vjeçari kishte një sezon të frytshëm në nivel klubi, duke regjistruar 32 gola në 42 ndeshje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Por ishte suksesi me Kombëtaren e Argjentinës ajo që ia vlen të cekët, ku Messi e fitoi trofeun e parë të Copa America në karrierën e tij.

Sulmuesi i Bayern Munich Robert Lewandowski u rendit i dyti, menjëherë pas Messit, por u bë i pari që e fitoi çmimin e “Sulmuesit të Vitit”, pasi këtë vit ka më së shumti gola se çdo lojtarë tjetër në Top 5 ligat evropiane.

Respektivisht, Lewandowski në vitin 2021 ka regjistruar 53 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat, duke pasur një mesatare prej një goli në çdo 67 minuta të ndeshjes.

Bashkëlojtari i Messit te PSG Gianluigi Donnarumma e fitoi trofeun e “Yashin”, çmim ky i cili dhurohet për portierin më të mirë. Po ashtu, Donnarumma u renditet në pozitën e 10 në votimet për Topin e Artë.

Tinejxheri i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës Pedri e fitoi trofeun “Kopa”, pas paraqitjeve të shumta të tij në nivel klubi dhe kombëtareje, pavarësisht faktit se është vetëm 19 vjeçar.

Një tjetër çmim shkoi drejt klubit të Barcelonës, ku në kategorinë e femrave, mesfushorja Alexia Putellas fitoi Topin e Artë për femra, pasi ndihmoi gjigandin katalunas drejt titullit në ligë dhe atij të Ligës së Kampionëve.

Për fund, pasi kishte 11 lojtarë të nominuar në të gjitha kategoritë, Chelsea u inaugurua si Klubi më i mirë i Vitit.

Listën e të gjitha çmimeve të fituara mbrëmë në ceremoninë e “Topit të Artë” e gjeni më poshtë.

“Topi i Artë” – Lionel Messi (PSG dhe Argjentinë)

Trofeu Kopa – Pedri (Barcelona dhe Spanjë)

Trofeu Yashin – Gianluigi Donnarumma (PSG dhe Itali)

Klubi më i mirë i vitit – Chelsea (Angli)

Sulmuesi më i mirë i vitit – Robert Lewandowski (Bayern Munich dhe Poloni)

Topi i Artë për femra – Alexia Putellas (Barcelona dhe Spanjë)

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Published

on

Napoli mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe, duke triumfuar 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, Arabinë Saudite. Dopieta e David Neres dhe paraqitja dominuese e ekipit nën drejtimin e Antonio Contes sollën festë për tifozët e Partenopeit.

Sipas raportimeve, Napoli fitoi rreth 9.5 milionë euro nga Superkupa, shifër që pritet të rritet në rreth 11 milionë euro pas ndeshjes miqësore kundër fituesit të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ky trofe vjen pas Scudettos së dytë brenda tre vjetëve, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet një vit historik për klubin dhe mbështetësit e tij.

Kjo fitore jo vetëm që shton trofetë në vitrinën e Napolit, por edhe forcon pozicionin financiar të klubit me një shumë të konsiderueshme shpërblimesh nga fondi i përgjithshëm prej 23 milionë eurosh të dedikuar për Superkupën e këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara