Kronika e zezë

Të arrestuarit për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren, Shala tregon si ndodhi e gjithë ngjarja

Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Published

on

Tre persona të dyshuar janë arrestuar për tentim-grabitjen që ndodhi në një argjendari në Prizren, ku edhe mbetën të plagosur pronari bashkë me të birin. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për medie, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala.

Shala ka treguar se tre të dyshuarit kanë qenë të armatosur me armë të gjata, ndërsa tre të ndaluarit siç thonë nga policia kanë të kaluar kriminale. Megjithëse ai tha se ende nuk mund të jepen motivet apo qëllimin e të dyshuarave.

“Ka qenë një tentim grabitje ku kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët kanë qenë të armatosur me armë të gjata dhe të cilët kanë tentuar të bëjnë grabitje në një lokal të argjendarisë, mirëpo nuk kanë arritur për arsye se kanë hasur në rezistencë nga pronarët e lokalit, ku gjatë përleshjes mes tyre ka ardhur edhe deri tek shkrepja e armëve të zjarrit, ku si pasojë kanë të lënduar pronari dhe djali i tij të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Prizrenit dhe në QKUK”, ka treguar Shala.

Shala ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, derisa ka shtuar edhe se ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit.

“Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lënë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë e cila ishte në qarkullim në ato momente dhe me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit të largohen dhe më të njëjtin shkojnë në drejtim të lagjes Jaglanicë deri tek një pompë e benzinës, marrin benzinën dhe e kallin veturën me të cilën kishin ardhur ne Prizren, të njëjtit largohen në drejtim të Suharekës ku policia i është vënë në ndjekjeje dh gjatë ballafaqimit të një patrolle të stacioni policor në Suharekë me grabitësit ka pas edhe shkrepje me armë, pra të njëjtit kanë arritur të larohen në drejtim të autostradës. Policia nga ajo natë bashkë me prokurorinë e shtetit kanë siguruar të gjitha provat materiale nga vendi i ngjarjes si dhe ka bërë të gjitha përpjekjet maksimale duke punuar ditë e natë për të bërë identifikimin t ë dyshuarve dhe gjatë sigurimit të provave materiale kemi arritur të bëjmë identifikimin e disa personave të dyshuar dhe për momentin janë tre persona të arrestuar dy janë arrestuar sot dhe një tjetër mbrëmë. Për momentin Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit. Ne i sigurojmë qytetarët që jemi duke bërë përpjekje maksimale për ta zbardhur rastin”, tregoi Shala.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu tregoi se të dyshuarit kanë qenë edhe më parë në burg.

“Tre të dyshuarit dhe të ndaluarit janë nga rajoni i Prishtinës, të cilët në bazë të verifikimit dhe bazës së të dhënave që posedon Policia e Kosovës ata kanë të kaluar kriminale madje kanë të kaluar kriminale edhe për raste të cilët akuzohen dhe janë të ndaluar sot. Kanë qenë në burg dhe janë me precedentë kriminal dhe për momentin janë të ndaluar”, tregoi Aliu. 

Aktualitet

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Published

on

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi

Continue Reading

Kronika e zezë

Kanoset një grua në Prishtinë, intervistohet i dyshuari

Published

on

Një person dyshohet se ka kanosur një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orën 17:00 më 12.07.2025 në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Continue Reading

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara