Teknologji

10 shpikjet e këtij viti që do të ua lehtësojnë jetën!

Mausi në gisht apo altoparlanti në dush janë vetë dy prej tyre.

Published

on

Janë disa shpikje që po pretendojnë të lehtësojnë punën e njeriut edhe më shumë këtë vit.

Ne po i rendisim 10 prej tyre:

  1. Snowl: Mausi në gisht

E ardhmja është këtu! Tani mund të ndiheni sikur jeni në një film fantastiko-shkencor me këtë maus. Snowl është një pajisje në formë unaze. Ai sjell një gamë lëvizjesh 3D në ekranet me prekje.
Snowl ka tre mënyra: air mouse, joystick dhe gesture mode.

  1. Lomi: Mënyra më e mirë për të kompostuar në shtëpi!

Nuk ka më mbeturina me erë të keqe, sepse tani mund t’i transformoni lehtësisht në 4 orë. Rezultati përfundimtar është i mirë për rritjen e bimëve. Kjo pajisje është eko-miqësore dhe ka shpëtuar tashmë 48 milionë qese plastike nga prodhimi.

  1. SiB: Butoni i lidhur me internet që kushton 5 dollarë

SiB™ është një buton i vogël, që mbushet vet, i lidhur me wireless. Pajisja mund të programohet për të bërë pothuajse çdo gjë: Për të krijuar një ekosistem sensorësh për të përmbushur nevojat e përditshme, për të ndezur dhe ekzekutuar programe, për të komunikuar me ju përmes aplikacionit të mesazheve apo për të dërguar mesazhe të menjëhershme. Ai mund të përdoret për të matur temperaturën.

  1. Shower Power: Altoparlanti i dushit

Ky altoparlant i dushit është bërë nga plastika oqeanike 100% e ricikluar dhe i përshtatet çdo koke dushi. Është i papërshkueshëm nga uji dhe gjeneron 100% të fuqisë së tij nga uji. Mund të dëgjoni lehtësisht muzikë, audiolibra ose podkaste në banjë. Kur dushi është i ndezur, altoparlanti është gjithashtu i ndezur.

  1. Pet Portal: Dera e ulët e qenve me një sensor Bluetooth në qafore

MyQ Pet Portal është një zgjidhje inteligjente për pronarët e shtëpive që duan të mbajnë shtëpinë e tyre të sigurt dhe t’u ofrojnë kafshëve të tyre lirinë për të luajtur kur të duan. Gjithashtu ka dy kamera.

6. SNOO: Shtrati i zgjuar për fëmijë

SNOO përmirëson gjumin e një foshnjeje me lëkundje të butë, që vepron njejtë si një kujdestare e fëmijëve 24/7. Ka një reagim të shpejtë dhe shpesh qetëson një fëmijë të mërzitur në më pak se një minutë. Ju mund të instaloni aplikacionin SNOO dhe të merrni raporte dhe këshilla ditore për gjumin.

  1. Dezinfektuesi shirit SprayCare

SprayCare është një shpërndarës i lëngshëm dezinfektues i duarve që mund të pastrojë duart tuaja dhe sipërfaqet e tjera. Duket shumë elegante dhe dezinfekton me prekjen e një butoni.

  1. Vormor: Skanon teksin dhe përkthen zërin në kohë reale

Vormor është një pajisje që mbahet në dorë e cila mundëson skanimin dhe përkthimin zanor për 112 gjuhë. Tani mund të përktheni lehtësisht tekst të printuar ose dixhital dhe ta transformoni atë në audio. E mira e kësaj pajisjeje është se funksionon edhe kur interneti nuk është i disponueshëm!

  1. KooKit: Mbanë telefonin tuaj në temperaturë normale (të freskët) gjatë kohës sa është duke u karikuar!

Nëse jeni të lodhur nga largimi i adapterit kur shihni se telefoni juaj është nxehur gjatë gjithë kohës, ja zgjidhja! KooKit është një ftohës telefoni dhe karikues pa tel i krijuar në një produkt të vetëm. Tani mund të shikoni video, të bëni telefonata me video dhe të transmetoni për shumë më gjatë.

  1. PressDrain: Prerësja e flokëve që mblidhen në vaskë!

PressDrain është një filtër i gjeneratës së re të vaskës që copëton flokët në copa. Thjesht shtypni atë dhe nuk ka më vaskë të bllokuar./UBTNews/

Cilën pajisje do të dëshironit të kishit në shtëpinë tuaj?

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Teknologji

Vlerë rekorde e Bitcoinit

Published

on

Bitcoini ka shënuar rritje në një nivel të ri historik të enjten.

Kjo rritje u ndihmua nga kërkesa për rritje nga investitorët, si dhe nga politikat miqësore të administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në një rekord të ri prej 112,743.49 dollarësh.

Ndër rritjet e fundit të fuqishme Bitcoini i shënoi më 22 maj të këtij viti, duke arritur në mbi 111 mijë dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

Published

on

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold. Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon të shesë 7 milionë njësi në vitin e parë, gjë që do të përbënte më shumë se 30 për qind të tregut aktual të telefonave të palosshëm – treg në të cilin Samsung tashmë ka gjashtë gjenerata të pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes së re nuk është konfirmuar, por spekulohet se do të jetë ndërmjet 2000 dhe 2500 dollarë, duke e pozicionuar si një produkt ultra-premium.

Samsung mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm,  Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm.

Continue Reading

Të kërkuara