Shëndeti

Përse etiketat e skadencës jo gjithnjë tregojnë se produkti është i prishur?

Leximi i etiketave ndonjëherë mund të jetë i komplikuar.

Published

on

Me siguri ju ndodh shpesh që të hapni frigoriferin apo raftet dhe të shikoni se shumë nga produktet që ruani aty të jenë në prag të skadencës.

Kjo pasi shpesh konsumimi i tyre është i pamundur për shkak të sasive të mëdhaja të paketimeve apo sasive që ju mund të blini.

E megjithatë leximi i etikateve edhe vetëm për këtë arsye mund të jetë i komplikuar.

Si duhet t’i lexoni ato?

Disa tregojnë thjesht datën e skadencës, të tjera produkte cilësojnë duhet të konsumohet ose përdoret deri në një periudhë të caktuar.

Në disa të tjera mund të gjeni vetëm vitin e parashikuar të skadencës dhe jo informacione të tjera të detajuara siç është data apo muaji.

Çfarë do të thotë kjo për një blerës?

Si duhet t’i kuptoni këto etiketa, të cilat ekspertët thonë se nuk kanë shumë lidhje me skadencën?

E vërteta e produktete që shkruajnë “të konsumohet para” ose “të përdoret deri më” është se ato nuk skadojë pas kalimit të këtij afati .

Thjesht kompanitë cilësojnë se produktet e tyre janë në maksimumin e vlerave dhe shijes në periudhën e caktuar nga ta.

Madje shpesh datat e sadencën vendosen me përafërsi dhe nuk kanë një të dhënë shkencore nga pas nëse produkti prishet në ato moment ose jo.

Nëse do të shpjegonim etiketat e ndryshme të skadencës do t’i ndanim në disa grupe të mëdha.

Përshembull “të konsumohet para” apo “të përdoret deri më”  tregon se produkti shijen më të mirë e ka deri para këtyre muajve apo viteve.

Në rast se etiketa juaj shkruan “Përdoreni deri në” tregon datën e fundit që produkti do të ketë shijen e tij origjinale.

Nëse lexoni një etiketë që shpjegon se kur duhet ta ngrini produktin tuaj do të thotë se data e paracaktuar është idealja në mënyrë që një produkt të ruajë vlerat e tij.

“Të shitet para” tregon për datën e fundit kur një shitës duhet ta ketë një dyqan një produkt të caktuar.

Skadenca tek vezët, uji dhe orizi

Datat e prodhimit dhe skadencësh shëndohen edhe tek vezët që shiten në dyqane apo supërmarkete.

E megjithatë vezët janë një produkt që mund të konsumohen pa problem edhe pas datës së skadencës shkruar mbi to.

Nëse i ruani në frigorifer dhe në të ftohtë, vezët mund t’i përdorni deri në 5 javë pas ii keni blerë.

Uji po ashtu ka datë skadence e cila mund të mos meret parasysh nëse ju e ruani shishen tuaj siç duhet.

Mbajeni atë në një ambient të freskët, të errët dhe jo në konatk me kushtet atmosferike.

Orizin mund ta ruani deri në 2 vite nëse nuk është i hapur, po ashtu edhe produkte të tjera të konservuara si mishi, perimet të cilat mund të zgjasin 3-5 vite.

Për të kuptuar nëse një produkt është pridhur ose jo, mbajini erë, shikoni ngjyrën dhe shikoni çfarë thuhet në datën e skadencës.

Në këtë mënyrë mund të bëni vlerësimin nëse mund ta përdorni ose jo./AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndeti

Nga shikimi te humbja e peshës, njihuni me përfitimet e kungullit

Published

on

Kungulli është ndoshta më i famshmi dhe më i shijshmi nga të gjithë. Por, jo vetëm kaq, ky frut (sepse është frut dhe jo perime) është i gjithanshëm dhe ushqyes. Kungulli është burim i vitaminave dhe mineraleve të shumta që janë të mira për shëndetin dhe trupit.

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të lehtë për të forcuar sistemin imunitar kungulli është për ju. Përveçse është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon sistemin të funksionojë kungulli është burim i mirë i beta-karotenit; substancë në të cilën trupi mbështetet për të krijuar vitaminën A.

Kjo vitaminë luan rol në forcimin e sistemit imunitar. Meqenëse, kungulli është burim i shkëlqyer i beta-karotenit, i shkëlqyeshëm për shëndetin e syve.

Vitamina A e prodhuar nga beta-karotina ndihmon në mbajtjen e sipërfaqes së syrit të lagësht dhe të shëndetshme. Beta-karoteni, i cili gjendet në ushqime të tjera me ngjyrë portokalli, si karotat dhe patatet e ëmbla, mund të përmirësojë gjithashtu shikimin gjatë natës.

Kungulli dhe farat e tij, janë burim i pasur i magnezit. Ky mineral luan rol në zona të ndryshme të trupit, jo vetëm që mbështet funksionet e muskujve dhe nervore, por është thelbësor në proceset e prodhimit të energjisë. Magnezi ndihmon në rritjen e densitetit të kockave e ndihmon në parandalimin e osteoporozës, një gjendje që prek në mënyrë disproporcionale gratë.

Kungujt janë të pasur me antioksidantë, substancë e aftë për të luftuar, ngadalësuar ose neutralizuar formimin e radikaleve të lira.

Antioksidantët e prodhuar pjesërisht nga trupi ynë, pjesërisht të gëlltitur përmes ushqimit, i japin jetë një sistemi mbrojtës të aftë për të parandaluar ose anuluar veprimin oksidues të radikalëve të lira, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kronike, si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Kungujt janë të pasur me ujë e fibra, por me pak kalori. Kjo do të thotë se na bëjnë të ndihemi të ngopur për më gjatë pa rënduar stomakun.

Nëse po përpiqeni të hani në mënyrë të shëndetshme të mos shtoni peshë, përfshirja e kungullit të pasur është një zgjedhje e shkëlqyer.

Nuk ju shëndosh dhe mund të konsumohet me bollëk edhe në rast e dietave, dobësimit.

Continue Reading

Shëndeti

Çaji i mollës ndihmon në shërimin e këtyre sëmundjeve

Published

on

Continue Reading

Aktualitet

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës

Published

on

Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.

Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike

Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë

Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:

  • Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
  • Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
  • Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
  • Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
  • Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.

Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.

Pse të zgjedhni UBT?

UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.

Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.

Continue Reading

Shëndeti

Manaferrat janë të shkëlqyera për shëndetin dhe duhet t’i konsumojmë më shpesh

Published

on

Manaferrat kanë shumë vitamina që mund të mos i keni ditur.

Në artikullin në vazhdim do t’i kuptoni benefitet e konsumimit të tyre.

Anti-inflamatorë natyralë

Manaferrat janë të pasura me antioxidantë si anthocyanins, që ndihmojnë të neutralizojnë radikalët e lira në trup dhe reduktojnë inflamacionin e brendshëm.

Përforcim i sistemit imunitar

Ato kanë shumë vitaminë C, që mbështet imunitetin dhe formimin e kolagjenit për lëkurën dhe nyjet.

Shëndeti i zemrës

Me rreth 8 gram fibra për një filxhan, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL dhe tensionit të gjakut.

Foshnje të forta dhe kocka të shëndetshme

Përmbajnë vitaminë K, magnez, kalcium dhe bakër, që të gjithë ndihmojnë për kocka më të forta.

Mbrojtje e trurit dhe përqendrimit

Anthocyaninat veprojnë për të zvogëluar stresin oksidativ në tru, duke ofruar mbrojtje kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

Continue Reading

Të kërkuara